• |
ide | kryesore

Shkëmbimi i territoreve/ Bolton zbulon prapaskenat e takimit me Tony Blair

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
bolton



Diplomati amerikan John Bolton i cili ka shërbyer si këshilltar për Sigurinë Kombëtare në administratën e Donald Trump ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë në një intervistë për Foreign Press Association.

Bolton thotë se nuk e ka sugjeruar një ide të tillë meqë sipas tij palët ishin duke e diskutuar vetë një modalitet të tillë. Por shton se më pas u bë e pamundur politikisht që të realizohej për shkak të kundërshtimeve.

Ish-ambasadori i SHBA-së në OKB ka zbuluar edhe një vizitë që i ishte bërë nga ish-kryeministri britanik Tony Blair. Bolton thotë se atë kohë Blair kishte shkuar për ta takuar dhe i kishte thënë se ka liderë që mbase mund ta bëjnë që një ide e tillë të funksionojë.

Por Bolton thotë se Blairit i ishte përgjigjur njëlloj siç kishte deklaruar ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, James Baker kur kishte folur për problemin Izrael -Arabi duke thënë se “ne s’mund ta duam paqen më shumë se vetë palët”.

LEXO EDHE: John Bolton si dëshmitari që s’ka frikë të tregojë krimin

“Shikoni, unë nuk e sugjerova vetë atë (shkëmbimin e territoreve, red). Ata po flisnin për atë. Dhe u dëshmua politikisht se u bë e pamundur. Fillimisht në Kosovë dhe më pas edhe në Serbi. Por Tony Blair erdhi më takoi për këtë dhe më tha se aktualisht kemi liderë që mbase mund ta bëjnë që kjo të funksionojë.

Por reagimi im ishte i njëjtë si ai i James Baker kur ishte Sekretar i Shtetit dhe kur foli për mospajtimet mes Izraelit dhe Arabisë. Ai tha se “ne nuk mund ta duam paqen më shumë se vetë palët”. Ne nuk imponojmë asnjë zgjidhje, por nëse funksionon duhet ta përkrahim”, – tha Bolton për Foreign Press Association. (VIDEO POSHTE)

Bolton shtoi se shumë njerëz nuk e pëlqejnë idenë e shkëmbimit të territoreve meqë ekziston frika se mund të destabiliziojë edhe pjesë të tjera të Ballkanit. Megjithatë ai thotë se s’duhet harruar që Kosova dhe Serbia kishin rëndë dakord paraprakisht që të flisnin për idenë. Sipas Bolton, për sa kohë ideja nuk imponohet dhe ka pajtueshmëri të dyanshme për shkëmbim territoresh atëherë një gjë e tillë mund të ndodhë në çdo moment.

LEXO EDHE: Shkëmbimi i territoreve/ BE u jep goditjen e fundit alibive

“Shumë njerëz nuk e pëlqejnë idenë e shkëmbimit të territoreve sepse mund të destabilizojë pjesë të tjera të Ballkanit. Pika kryesore që duhet pasur parasysh është se shkëmbimi i territoreve që po flitej mes Serbisë dhe Kosovës u ra dakord paraprakisht. Sa gjatë që nuk imponohet me forcë, shkëmbimi me pajtim të dyanshëm mund të ndodh gjatë gjithë kohës”, – thotë John Bolton.

Ai ka marrë si shembull se si kishte funksionuar ideja e shkëmbimit mes Kanadasë dhe Danimarkës për një ishull. Por drejtuesi i intervistës Ian Williams i kujton se problemi mes Kanadasë dhe Danimarkës ka qenë për një ishull të pabanuar ndërsa veriu i Kosovës është i banuar me shumicë serbe. Bolton thotë se ishin europianët që nuk e kanë pëlqyer idenë e shkëmbimit të territoreve ndërsa shton se SHBA duhet ta mbështesin pasi rithekson se mendon se është diçka e drejtë.

Bolton foli edhe për ndërhyrjet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij SHBA nuk ka qenë mjaftueshëm e angazhuar në këtë rajon.  

Në vitin 2018, presidenti i Kosovës i saj kohe, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaruan gatishmërinë e tyre për të shqyrtuar një shkëmbim territorial mes dy vendeve. Kjo u mbështet edhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama, një aleat i njohur i politikave të Thaçit.

Ndërsa Tony Blair është gjithashtu një këshilltar i Ramës. Por në atë kohë ideja zgjoi kundërshtime të forta në Prishtinë, Tiranë, por edhe në Bruksel dhe kancelaritë europiane. Pas arrestimit të Hashim Thaçit dhe dërgimit të tij në Hagë, ideja mori fund. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Shkëmbimi i territoreve, negociatë e fshehtë dhe e rrezikshme



19 Comments

  1. Ajo historia e z. Bolton per nje shkembim territori mes Kanadase e Danimarkes ne nje ishull, madje si nje model suksesi ne diplomaci, e çon shume afer Polit te Veriut kete Ballkanin me shume popuj e kombesi.

    Ne ballkanasit e njohim te realizuar kete praktike mes Turqise e Greqise, apo me historine e Qipros dhe nderrime popullsish, por dekada me rradhe te dy vendet anetare te NATO-s jane ne tensione e pasiguri, pervec mosbesimit e gatishmerise luftarake.

    Njerezit mesojne nga gabimet, por politikanet e diplomatet duhet te njihen me deshtimet dhe te mos i perseritin ato, duke hedhur popujt ne gjakderdhje…

    1. Doli edhe njehere we rama eshte vegel e vucic. Cuni i sorres bo planin, vucic fiton ndersa rama eshte me deshire soros e ka cu aty. Vjen toni merr ca lek.
      Destabilizimi vlen soros dhe putin. Jo se jane jane bashke pir ne kete rast u puqen interesat.
      Futet bolton te trump se dun fitore politike dhe ja ku fitojne te gjithe ne ajer ama, se sorros ska ne mend me mbaru pune persa kohe ka akoma vend per spekulim, putin nuk i duhet marreveshje por destabilizim, vucic ka nevoje te rizgjidhet , rama lu rolin di lider karglobal. Trump terhiqet dhe i fut gishtin bolton. Thaci shkon ne hage nga gjermanet, dhe situata kthehet ku ishte .
      Teatri hap sezonin e ri, aktoret mbeten te njejte me ndryshime periferike, rolet te njejte, skenari ndryshon ,qellimi jo, destabilizim ne kufij te stabilitetit.
      Vucic shovinist autokrat synon pushtetin dhe kosova eshte karta e tij kryesore, Rama karglobal, sorros destabilizim per spekulim, putin festabilizim gjeopolitik, eu stabilizim se u erdhi lufta tek porta, ndersa amerikanet jane mes stabilitetit dhe lobingut

      Shqiptaret ne kosove jane pezull ndersa ne shqiperi gezojne te lumtur nen efektin e kanabis dhe kokaines regjimin e rames

      1. Perfekt !!

        Ajo qe ben çudi eshte fakti se del nje karuc si bolton me te cilin ne usa fshijne bythen dhe ketu behet lajm ……

      2. pra si i bie BE qenka elektrorati gri ? rrijne e shofin duke ngrene kokoshka duke transformuar regjimet ne progres ? epo me te vertet asgje spaska ndryshuar.

    2. Po nuk jane “politiksne a diplomate” ata mer burr.
      Jane felliqesira qe ruajne karrigen e pushtetit. Psh. Thaci mendoi t’i dilte para arrestimit permes perkrahjes se shkembimit te territoreve.
      Ndersa putana Ramut luam lojera te shumefishta me te gjithe per te dale i fituar vete.
      Ska asnje parim, asnje!
      Bolton, sado amerikan u mbeshtet ne parimim e diplomacise se amerikes per ket ceshtje te ngjajshme me ate te Palestines e Izraelit. Parim – sepse i qendrian atij megjithese anonte kundra aleatit te tyre, Izraelit.

  2. 10miliard euro ishin ne tavolin.1/3 do ta merte kellira e shqiperise,pasi kishte luftuar trimerisht kunder serbeve.armet qe perdorte ishin :kokaina,heroina dhe ilacet e rakacollit.

  3. Si pasojë e dy luftërave të fundit botërore por edhe luftërave të mëherëshme në Europë, jo vetëm në Ballkan por edhe në shtetet e tjera të Europës, dipllomacia e fuqive të mëdha ka luajtur me kufijte etnikë të shteteve, si me tabelën e shahut në ndarjet e teritoreve duke “shpërblyer” fituesit.
    Etniteti më i dëmtuar nga kjo në Ballkan, ka qenë padyshim etniteti iliro-shqiptar.
    Deri para 150 vitesh , historianët e gjeografët europianë e quanin gadishullin tonë Gadishulli Ilirik e jo Ballkan, për faktin se banohej kryesisht nga fiset ilire.
    Si pasojë e sundimit romak e bizantin mbi njëmijë vjeçar. si dhe të dyndjeve masive të sllavëve nga verilindja e kontinentit në gadishullin tonë, ndryshoi shumë si raporti etnik, ashtu edhe ai i teritoreve
    Veç identitetit etnik, në gadishullin tonë një rol të madh luajti edhe identiteti religjioz.
    Ndarja e perandorisë romake në dy pjesë, në ate të perëndimit e lindjes me qendra Romën e Konstadinopojën, solli edhe ndarjen fetare katolike e ortodokse.
    Me rënien e perandorisë bizantine me qendër Konstadinopojën, Stambollin e sotëm e pushtimin e saj nga perandoria turke, Ballkani pësoi ndarjen e tij në tre religjione, ortodokse, katolike e myslimane që luajtën goxha rol të madh në përçarjen e etniteteve..
    Le të kujtojmë këtu ndarjen e fiseve sllave me të njejtën gjuhë, kroatëve katolikë, serbëve ortodoksë e boshnjakëve myslimanë.
    Tek shqiptaro ilirët, ndodhi po i njejti fenomen, por në trevat e banuara prej tyre, dominoi feja myslimane.
    Nëse nisemi nga fakti historik që iliro shqiptarët para mbi 5 shekujve, të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti *Skënderbeu) ishin të vetmit në Ballkan që i rrezistuan furisë së ushtrive më të mëdha të kohës së sulltanëve të fuqishëm turq, për 25 vite, të duket paradoksal fakti që një pjesë e madhe e shqiptarëve u myslimanizuan.
    Por a nuk është paradoksal edhe fakti historik se ndonëse perandoria romake ishte ndëshkuesja e kryqëzuesja e Jezu Krishtit , ishte ajo përhapësja e krishterimit në Europë ?
    Ndërkaq dihet historikisht që Gjergj Kastrioti i bëri ballë ushtrive të fuqishme turke, vetëm në sajë të bashkimit të principatave shqiptare.
    Pas vdekjes së tij, turqit shfrytëzuan përçarjen fetare ballkanike për sundimin e tyre në gadishullin tonë.
    Fillimisht mbështetën disa mbretëri sllave që kishin filluar përqafimin e fesë ortodokse bizantine, duke mbajtur në Konstandinopojë Patriarkanën ortodokse, kurse ndaj shqiptarëve si hakmarje për turpërimin që ju bëri Skënderbeu, i përçau duke i detyruar një pjesë të myslimanizohen.
    Është po e njejta histori me principatat e mbretëritë feudale europiane të përçara e ndërluftuese me njera tjetrën, që u shfrytëzua nga perandoria romake, për të sunduar njëmijë vite

  4. Bolton dashur padashur me kete prononcim zbuloi dhe prapaskenat e Non grades prr Berishen. Ne ate kohe Toni Bler ishte keshilltar i Rames, por dhe i qeverise Serbe. Takimet w Aleks Soros sa me Ramen dhe Vuçiç ishin te shpeshta. Nderkohe Thaçit iu ndermjetesua nje takim me Putin per te marr nje Ok paraprake. Berisha po ne ate kohe foli hapur dhe doli kundra ketij skenari qe ne fillim pasi i vinin lajmet ne kohe reale kryesisht nga europa.

  5. O qelbesira akoma me politike mereni?
    Jeni bere si ato kurvat qe skane ku shprehen e vini ketu te na cani karin.
    Debila!
    Qelbesira !

  6. Aq gjynah jeni sa dhe emrin tuaj se shkruani kur komentoni,keni turp nga emri juaj o te mjere?
    Trolla toksike!

  7. O qelbesira te ndyra,po ca kontributi jep ti per shoqerine qe thua Rama,ky ,ai?!
    Ca jepni ju,pervecse na cani karin ketu me keto trolle pa asnje vlere,te mykura?
    Asnje mut gjeje!

    1. O Artan ti shan trollsa të tjerët por hidhi një vështrim vetes se më duket që jo vetëm në trollsa por je patronazhist.Ti nëse mendimin tënd për shkrimin thuaje ndryshe mos shkruaj kodra mas bregut sepse tema që diskutohet e delikate dhe e rëndësishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *