• |
ide | kryesore

Shkëmbimi i territoreve/ BE u jep goditjen e fundit alibive

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Tani askush nuk dyshon më, por kur konfirmimi vjen nga një figurë e lartë, bëhet plotësisht e besueshme. “Ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë në tryezën e dialogut”, ka deklaruar përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, gjatë një interviste të publikuar në median serbe “Nezavisne“.


“Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por kjo nuk është më një alternativë”.


Ai theksoi se në union ka shtete anëtare që e kundërshtojnë fuqishëm idenë e shkëmbimit të territoreve. “Por, në parim, ajo që duam është të jemi një ndërmjetës. Ne po përpiqemi ta përmbushim atë rol,” tha Borrell.

Për një kohë të gjatë, edhe pasi e propaganduan shumë në shtypin pro tyre, protagonisët e kanë mohuar një zgjidhje të konfiktit me ndryshim kufijsh.

Lexo më tej:

Analiza/ Kur Rama vizatonte harta me ndryshim kufijsh

Madje përpos Prishtinës dhe Beogradit, atë filluan ta mohojnë edhe zytarët e lartë të administratës në SHBA. Përfaqësuesi kaubojs i presidentit Trump, i cili donte të mbyllte një marrëveshje të shpejtë në kuadër të fushatës elektorale amerikane, shkoi aty deri aty sa të pohonte se nuk kishte dëgjuar kurrë për një plan të tillë. Madje në fillim të këtij viti u bë edhe një deklaratë zyrtare.

Përmes Richard Grenellit, ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësuesit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, amerikanët garantuan se: “Duam ta bëjmë të qartë se nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, si kanë spekuluar disa. Përfaqësuesi i posaçëm, Richard Grenell nuk e ka parë dhe as që ka diskutuar ndonjë plan të tillë.”

The Guardian: BE i frikësohet shkëmbimit të territoreve në takimin e Uashingtonit

Gjërat ndryshuan disi pasi ish Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, vendosi të tregojë të vërtetën rreth idesë së shkëmbimit të territoreve. Ai ka përmendur me emër Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin si ideatorë të një projekti që ai nuk e ka kundërshtuar. “Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderët e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar”, ka thënë ai me zë dhe figurë (shiko ketu).

Bolton në një intervistë gjatë kësaj vere, duke folur edhe për librin e tij të ri kundër Trump, ka pranuar edhe se kjo ide kundërshtohej nga disa vende europiane, por ka theksuar se nëse dy vendet arrinin marrëveshjen, vështirë se dikush do të kishte forcë t’i dilte kundër.

John Bolton: “Shkëmbimi i territoreve ishte politikë e administratës Trump”

“Ju doni të më thoni mua se nëse Kosova dhe Serbia arrinin një marrëveshje, pjesë e së cilës do qe shkëmbimi i territoreve, pjesa tjetër e Evropës do të thoshte ‘jo, jo, kjo është e papranueshme, ne do ta hedhim poshtë këtë dakordësi që ju keni arritur!”, pyeti atëhere Bolton.

Tani kjo e vërtetë pranohet hapur edhe nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell duke i dhënë të drejtë të gjithë atyre që kundërshtuan këtë plan, të cilin publikisht nuk e mbronte hapur askush.

©Lapsi.al

10 Comments

  1. Hahahahhaha sa te forta ka me ju lexoj *gjatë një interviste të publikuar sot në median serbe “Nezavisne“.*
    pra ju si gazete i besoni Serbeve? Fuck of me jullie publikaci

  2. ©Lapsi.al kete e kame kundershtuar une po ne kete portal me emrin juri po po une mbi nje mije her berisha basha ti vete lapsi pra pse thoni se se ka mbrojtu askush kjo nuk qendron KETE LOJ E KA PREGATITUR REGJIA SKENARISTI,AKTORI,MUZIKA,IDEATORI DHE IGJITHANSHMI LIDERI GLOBAL EDI RAMA KY JA FUTI THACIT DHE TE TERVE DHE MOS TE ISHTE BERISHA-HARADINAJ KJO PUNE KISHTE MBARUAR KETE E KAME THENE E STERTHEN NE TE PAKTEN 1000 HERE VETEM UNE KETU NE KETE PORTAL………

  3. Po emra do thot ky mo .se der tan nuk ka pasur thoshte Thaçi e rama batoni si ushtar i vuçiçit e kshiltat i ram Thaçit e ka pranuar planin e ndarjes

  4. Ky krye,k qe udheheq shqiptaret ,nje fuderine ,nje mbetje e dale nga bytha e Nexhmies Hoxhes ,keto vite ne politike u ka shkaktuar vetem ,tradhetira vjedhje ,tallje, ky bastard duhet te kete nje fund ,sic e meriton nje tradhetar,dhe jo nje ikje te bute nga politika ,po I ka mbetur akoma tokes Ilire patriot Shqiptar

  5. Uhh ty ta rraset berisha ne goje betoni eshte baxhell si puna jote pranaj te pelqen hajt rrace e keqe dhe ty agron ti vazhdon dhe e lepi ne hale se ste derdh je i tredhun fuck you you piece of shit both you edhe ky dobici pa emer vetem shani komentoni po patet argument ose zhdukuni nga ketu

  6. Çetniku Mihajloviç në kohën e luftës në Kosovë në televizionin italian thoshte se Kosova është Serbi dhe shumë ligësi të tjera aq sa një gazetar italian e poshtëroi në lidhje me historinë,duke e nxjerrë injorant dhe përrallaxhi legjendash serbe.Mirëpo ç’të bësh kur e ke kryeministrin tënd shok me Vuçiçin,me Bregoviçin e me Mihajloviçin.Të ngelet të thuash vetëm që ke një viç për KM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu