• |
ide | kryesore

John Bolton si dëshmitari që s’ka frikë të tregojë krimin

-Instant, 2, Ide

Edhe pa bërë ndonjë scoop, John Bolton i ka hedhur sërish benzinë zjarrit të atyre që akuzojnë Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiçin, se kanë pasur një plan për marrëveshje me shkëmbim territoresh.

Në intervistën e dhënë së fundi, ish këshilltari kontrovers për sigurinë kombëtare, nuk ka thënë në fakt ndonjë gjë të re. Duke pranuar se ideja ndryshimit të kufijve s’ishte amerikane, por një propozim që vinte nga presidentët e dy vendeve, ai ka përsëritur pak a shumë të njëjtin koncept me të cilin tronditi botën kur ishte ende në detyrë.


Lexo me tej:

Deklarata bombë e John Bolton: “Shkëmbimi teritoreve nuk qe ide e SHBA, e kërkuan Thaçi dhe Vuçiçi”

Në gushtin e 2018, nga Kievi, ai pati deklaruar se SHBA, nuk do të refuzonte një kompromis mbi të cilin shqiptarët dhe serbët binin dakord, përfshirë këtu edhe atë që shumë kush do ta konsideronte si hapjen e kutisë së Pandorës në Ballkan.

Pra, deri këtu, John Bolton është koherent dhe përsërit si qytetar i lirë po të njëjtën gjë që mbronte kur ndodhej në majat e Shtëpisë së Bardhë.

Por thëniet e tij sot, marrin më shumë vlerë sepse që nga koha kur ai foli për herë të parë, ka rrjedhur goxha ujë.

Falë presionit të brendëshëm dhe unifikimit të pothuajse të gjithë faktorëve shqiptarë kundër tij, Hashim Thaçi u tërhoq formalisht nga provokimi që bëri në verën e 2018 dhe mohoi që shkëmbimi i territoreve të kishte qenë një opsion.

Homologu i tij i vizatimit të hartave, Vuçiç i’u hakërrye kundërshtarëve të vet serbë, se ai ishte ideatori i një plani të mirë, por se ata e kishin vrarë atë.

Vuçiç del hapur: Shkëmbimi i teritoreve i leverdiste Serbisë

Edi Rama që fillimisht i kundërvihej edhe Anxhela Merkelit, duke thënë se kjo është një mundësi që të vjen një herë në 100 vjet, nuk e pranoi se kishte qenë pjesë e pazareve për ndryshim kufijsh.

Video/ Kur Rama ishte gati të përplasej me Merkelin, për të ruajtur paktin me Vuçiçin

Edhe i dërguari special për dialogun, Riçard Grenell, fillimisht tha se s’kishte dëgjuar kurrë për këto projekte dhe më pas e korrigjoi pak duke i’a veshur politikave personale të Boltonit.

Copëtimi i Kosovës/ A është qetësues mesazhi i amerikanëve?

Pra dy vite më pas, të gjithë po silleshin sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke u përpjekur ta mbanin të gozhduar në arkivol, kufomën imagjinare të Kosovës së copëtuar.

Dhe këtu ultrakonservatori John Bolton ka meritën se është i vetmi pjestar në tentativën për krim, që nuk e ka ndryshuar versionin e tij. Ai ka pranuar se projekti i copëtimit të Kosovës ekzistonte, ai ka thënë se këtë gjë ia kishin propozuar Vuçiç dhe Thaçi, ai ka treguar se nëse kjo bëhej fakt i kryer, atëherë askush nuk do kishte fuqi ta kundërshtonte.

Por përpos rolit të dëshmitarit në zbardhjen e historisë, dëshmia e njeriut që gjendej në dhomën ku ndodhte vizatimi i  hartave është e vlefshme edhe për të na treguar rrezikun që nuk është shuar ende.

Sepse përndryshe, pra nëse të gjithë protagonistët e kësaj negociate okulte nuk do të përkundnin ende në mendje mundësinë e ringjalljes së saj, ata nuk kishin arsye që të gënjenin sot për të.

Nëse nuk do të kishin ende një plan të fshehtë, ata do të silleshin njësoj si Boltoni që flet pa komplekse për të shkuarën.

Por fakti që Thaçi gënjen, që Vuçiçi bën sikur u hakërrehet serbëve, që Grenelli shtiret sikur nuk i’a kanë treguar vizatimet që i kishin shpënë më parë për miratim tek Boltoni, të bën të dyshosh fort.

Dhe pikërisht se kjo kuti pandore ishte ruajtur si një mundësi për t’u rihapur, u vendos që nga tryeza e dialogut të shmangej Albin Kurti, duke rrëzuar me puç qeverinë e dalë nga zgjedhjet.

Pikërisht se kjo hipotezë ekzistonte, Grenell mbështeti një kabinet qesharak dhe të varur nga votat e listës serbe në Prishtinë.

E ndoshta, po për të njëjtat arsye të gjitha ato forca që ishin kundër këtij lloj “deal-i” përdorën si mundësi të fundit gjykatën speciale për t’a ndaluar atë. Sepse nëse marëveshja ‘historike” shqiptaro- serbe me ndryshim kufijsh shpallej, vështirë se ndokush mund ti kundërvihej asaj.

Kjo është në fakt edhe e reja më rënqethëse që ka thënë së fundmi Bolton: “plani për ta vënë botën përballë faktit të kryer”.

©Lapsi.al

37 Comments

    1. Kjo nuk e ben Bolton njeri me te mire,por e ben te sinqerte.Tek e fundit ai si çdo politikan ne Bote, primare ka interesat e vendit dhe popullit te tij,per kete edhe paguhet.Fshehja e nje pazari ne dëm
      te Kosoves nga nje marrrveshje Vuçiç-Rama-Thaçi ,duke rrëzuar edhe dy Qeveri legjitime,eshte
      nje veper e rende penale,tradheti kombetare.Zagaret e mediave qeveritare te”rilindjes”qe sulmuan Qeverine Haradinaj,sulmuan edhe Qeverine Kurti,por ndryshuan 180 grade qendrimin ndaj Qeveris Hoti!Si ka mundesi,eshte rastesi kjo?
      Edita Tahiri: Idenë për shkëmbim territoresh e solli Edi Rama te Thaçi nga Beogradi.
      Ish- kryenegociatorja në bisedimetKosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se idenë për shkëmbimin e territoreve të cilën e ka shpalosur Presidenti Thaçi gjatë vitit të kaluar, e ka sjellë nga Beogradi në Prishtinë kryeministri shqiptar, Edi Rama. Këtë ajo thotë të ketë zbuluar gjatëkohës sa ishte ende
      në detyrë për dialogun në mes Kosovës dhe Serisë.Emërimi i Gent Cakajt është një veprim djallëzor
      i kryeministrit Edi Rama. Nuk është problemi te individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ai është duke kërkuar persona, me gjasa, me prirje për dakordësi në ndryshimin e kufijve të Kosovës”, tha Tahiri.

      1. I sinqerte eshte vetem ky imi Ziguuuuuuur
        Boltoni urren “myslimanet” e Evropes me shume se ata te Mekes….vetem i vjen akoma turp ta thote
        Plani eshte i vjeter sa sllavet ne Evrope…po urdherin per zbatim e dha ai
        Keta vereshpuarit tane thjesht nuk paten guxim te thone JO o ZiguuuuuuuR
        VETEM ALBINI NUK E RRUJTI HAJDARIN FARE…
        PO FARE!

        1. Ti flet per turp ,diskuton per parime morale,por perdor zhargon vulger,kjo eshte hipokrizi!
          Te njejtin qendrim social ka edhe Edvin D’Rama ,qe bën ndryshe nga ajo qe premton,
          ndryshe nga ajo qe moralizon.Ti kerkon te diskutosh apo te gërricesh?Kur flet me simpati
          per nje idealist si Albin Kurti,duhet te tregosh se ke diçka nga karakteri i tij.
          Nese kerkon te diskutosh,diskuto normal.

          1. Ti flet per turp ,diskuton per parime morale,por perdor zhargon vulger,kjo eshte hipokrizi!
            Te njejtin qendrim social ka edhe Edvin D’Rama ,qe bën ndryshe nga ajo qe premton,
            ndryshe nga ajo qe moralizon.
            Kur flet me simpati per nje idealist si Albin Kurti,duhet te tregosh se ke diçka nga karakteri i tij.
            Ti nuk je sinqerte,je e kunderta e Albin Kurtit!
            Ti nuk i përtype dot ato qe te thash më siper,se jan te verteta!
            Te ofrova nje terapi falas qe te njohesh vetveten,por ehhe…je pa sherim!

  1. Bushat. Nqs ka qene ideja e Vucic dhe e Thacit pse atehere e mbrojti Amerika idene dhe u perpoq me cmos ta rrealizonte marveshjen duke bere dhe puc shteti ne Kosove kunder Kurtit? Eshte analize Bushat si rralle here e mbushur me kontradite, detyrimish nuk eshte e sakte. Fakti eshte qe eshte ide Amerikane qe i eshte servirur ketyre te dyve dordolecit tone Amerikan Thacit dhe ketij te Rusise Vucic. Fakti eshte qe e perdoren per te ngritur hendeqe perballe Evropes per mire keq spo jap mendim. As nuk po i futem kush eshte John Bolton as karjeres se tij, as ideve te tij, e as po analizoj te shkuaren per te qene koherent me argumentin e analizes tende mos ta kthejme ne analize te Boltonit qe eshte e kollajt per tu bere. Nqs ti mendon si analiza vertete atehere i bije qe Amerika ne fakt nuk eshte ndonje faktor dhe ska interesa ne ballkan, thjesht paraqesin ide “paqeje” keta dhe po u thote Amerika, as nuk mer parasysh interesin e vete dhe as perpiqet te fitoje dicka. Nqs si ide ishte e keqe pse nuk e kundershtoji Amerika? Pse i doli per zot kurse Evropa e kundershtonte?
    Bolton eshte ideolog Bushat mund te kete zet trumpin por jo Ameriken normal qe do thote sishte ideja e Amerikes tani qe i doli boja.

    1. Eshte nje menyre te menduari qe mund te jete e drejte, por qe mund te kete edhe shume bishta qe e ndryshojne. Duke filluar nga presidenti amerikan qe nuk eshte politikan estabilishmenti, pra qe i intereson thjesht nje marreveshje dhe pak rendesi ka se cfare permban marreveshja dhe duke vazhduar me politukane zullumqare shqiptare te te dy shteteve me kombesi shqiptare qe jane shume te shanatzhueshem. Nisur nga premisa qe marredhenjet “miqesore” ndermjet shteteve nuk ekzistojne, pra ndermjet shteteve nuk ekziston “miqesia e perjetshme” dhe interesat ameikane ne rajon kane ndryshuar, problemi shtrohet per t’u zgjidhur nga politikanet vendas. Nese keta jane lehtesisht te shantazhueshem per te shkuar, por edhe per te tashmen, pergjegjesia nuk bie as mbi SHBA, as mbi Trump dhe as mbi Bolton. Kjo eshte e kuptueshme apo jo?

      1. Plotesisht dakort qe nuk ekzistojne miqesira te perjetshme dhe se interesat jane ne fluks, koherente por ne fluks ne mardhenie me vende te cilat nuk kane kontekst historik te perbashket nga ku mund te lind nje mardhenie tjeter soj interesash. Dhe dakort qe mund te jete nje mundesi per trumpin te beje nje marveshje sic i ka zakon ala Korene e Veriut Fazen 1 me Kinen pakti tregtar me BEne etj, e ta zgjidhi dhe kete problem pa e zgjidhur fare. Perseri dakort qe keta tanet te dy Rama dhe Thaci jane jo vetem te shantazhueshme por e koke e kembe te zhytur ne shantazh qe i mban dhe gjalle politikisht. Ama duke u nisur me premisen e interesave te ishte nje marveshje ku prekeshin interesat Amerikane nuk besoj se trumpi do ti dilte dote per zot, jo se trumpi ka ndonje mendim apo njohuri per ta kundershtuar pasi eshte idiot komplet por per shkakun e rrealitetit se si zhvillohen politikat Amerikane pertej presidentit qe i japin nje vazhdimsi politikes se tyre pavarsisht se kush eshte president (nuk po flas per deep state por per burokracine dhe lidhjet e interesave ne Amerike). Po, mund ta kene sugjeruar keta tanet nen udhezimin Amerikan, por te thuash sic thote Bolton qe ka qene krejtesisht ide e tyre dhe se Amerika ishte thjesht spektatore prape seshte e vertete. Biles Grenell thote qe trumpi se kishte pelqyer kete ide por ishte Bolton qe e sugjeroji.

  2. Nuk mund te flitet per Bolton si “njeri i mire” apo “njeri i keq”. Bolton ishte perfaqesues i nje politike te caktuar dhe mund te jete edhe proserb e antishqiptar, por eshte ne te drejten e tij te mendoje sic do. Edhe per Vucic mund te thuhet e njejta gje pasi ai nuk eshte perfaqesues dhe as nuk eshte zgjedhur nga shqiptaret, prandaj do mbroje interesat e vendit te vet. Problemi jane lideret shqiptare ne te dyja anet e kufirit, qe per ca perfitime personale, per te patur me shume pushtet, jane gati te shesin territore te vendit. Problemi jane analistet shqiptare qe e konsideronin fitore faljen e territoreve te shtetit kosovar, per te perfituar ndonje llokme per vete, ose thjesht duke lepire te vjellat e disa politikaneve pa piken e moralit dhe atdhedashurise, thjesht per t’i bere qejfin. Nuk e ka thene me kot i madhi Fishta qe armiku me i madh i Shqiperise, jane vete shqiptaret. Me sa duket ky eshte fundi i Thacit dhe i atyre qe e mbeshtesin ne trojet e shenjta dhe te mrekullueshme shqiptare.

    1. Pikerisht,çdo politikan kerkon maksimalen per vendin e tij,ndersa Edvin D’rama dhe Thaçi,bëjn
      të kundërtën!Ne fakt,kjo marrveshje e piset eshte denocuar edhe më parë,por me John Bolton
      mori permasa te tjera.
      Lexo kete shkrim tek Syri,eshte shum ë interesant. “Dokumenti i OJF-së serbe të sponsorizuar
      nga Soros/ Plani Vuçiç-Thaçi-Rama, ja si do ndahej Kosova”

  3. BRAVO ZOTI BUSHATI,KJO ESHTE E GJITHE HISTORIA E HASHIM THACIT ,ALEXANDER VUCIC DHE EDI RAMES,PER TA RREZUAR QEVERIA NE E ALBIN KURTIT DHE PER TE SHTYRE PERPARA KETE MARRVESHJE TE PISET PER TA COPTUAR KOSOVEN , POR GJYKATE SPECIALE JUA KEPUTI DUART NE BRRYL ZAGAREVE TE BALLKANIT…KA VETEM NJE ZGJIDHJE ,ALBION KURTI KRYEMINISTER,DITMIR BUSHATI PRESIDENT I KOSOVES

  4. Ketu mesa shihet Bushati nul po flet per aktoret me vecanti dhe tek e tek.
    Ceshtja eshte rreth kulisave qe duan te paraqesin dicka “si fakt te kryer”, marreveshje te fshehte dhe te pandryshueshme.

    Ne 1963

  5. Ketu mesa shihet Bushati nul po flet per aktoret me vecanti dhe tek e tek.
    Ceshtja eshte rreth kulisave qe duan te paraqesin dicka “si fakt te kryer”, marreveshje te fshehte dhe te pandryshueshme.

    Ne 1963 John Kennedy kishte ca probleme me Ruset dhe sidomos ca problene me 5 Familjet Italiane

    Ne Dallas ne nentor 1963 ary ndodhi “nje fakt i kryer”

  6. ALBIN KURT KRYEMINISTER,DITMIR BUSHATI PRESIDENT I KOSOVES...DULLA H(KOTI) HASHA ,BATON HAXHIU DHE EDI RAMA E YMER GELBAZA KELLIRA NE KOSH TE PLEHRAVE TE HISTORISE KOMBETARE thotë:

    ZOTI ANDI BUSHATI,KAM SHUME RESPEKT PER JU,JU LUTEM KUR TE JENI NE NJE STUDIO ME YMER GELBAZEN ,CARLO BOLEN DHE BATON HAXHIU,MOS U ULENI AFER SE ATYRE ZAGAREVE TE TREDHUR NJEHER NGA DOKTORI DHE TANI NGA PIKTORI-ZGARRAVINAVE,JU MBAN GOJA ERE QELB NGA BYTHLEPIRJA ..

  7. Shkrim super I pavarur , por problemi eshte se kryeministri Rama vazhdon te talli koqet me analistet xhenerik pompista qe I sherbejne saliut dhe te fitoje zgjedhjet kunder politikanve qe I lpijn sumen saliut.

      1. Merushja vetem uturakun ka ditur te beje gjithe jeten e tij . U rrit duke i sherbyer enver kurves pastaj 15 vjet me Berishen e 15 me te majten ose palloshin e anetes . Dava kurve ose me sakt quhet kurve e perjetshme .

  8. ANDI BUSHATI KA BERE NJE GJEST SHUME TE VEQANT,KUR E SHQELMUAN NE SURRAT YMER GELBAZEN KELLIRA ,ATY ANDI BUSHATI E SHURROJ NE SURRAT YMER GELBAZEN PER TI LARE GJAKUN NGA SURRATI thotë:

    T KIU ,GARANT ESHTE YMER GELBAZA KELLIRA ,NUK BESOJ SE KA NJERI ME ME SURRAT ME TE SHEMTUAR NE TROJET SHQIPTARE SE SA KY MJERO GELBAZA KELLIRA,

  9. DULLA K(OTI) KUR ISHTE NE TIRANE NJE NATE FJETI TE YMER GELBAZA KELLIRA DHE NJE NATE TE BATON HAXHIU thotë:

    YMER GELBAZA DHE BATON HAXHIU DHE HASHIM THACI E EDI RAMA U GEZUAN SHUME KUR E RREZUAN QEVERINE E ALBIN KURTIT

  10. Po flitet shumë për Bolton e është haruar fare se nxitëse e “dialogut” Thaçi-Vuçiç ka qenë socialistja italiane, mikesha e Ramës Mogherini.
    Boltoni është një i djathtë radikal por ama dihet se edhe gjatë ndërhyrjes së NATO në Serbi, ai ishte kundër .
    A është Boltoni një politikan kontrovers apo është produkt i lobit serb, kjo nuk është e kjartë por ama fakt është se si Bushi , edhe Trumpi u detyruan ta largojnë nga Shtëpia e bardhë.
    Fakt është edhe se nga të gjithë presidentët demokratë e republikanë, ishte koha e mandateve të Obamës, që SHBA e zbehu interesin e saj për Ballkanin, e në të njejtën kohë, Serbia nga shteti agresor filloi të trajtohej si viktimë e NATO-s.
    Para se të hedhim teza konspirative apo hamendësime për ngjarjet politike, le të pranojmë realitetet e dukëshme në gjithë dinamikën e tyre në hapësirë e në kohë.
    Kur Trump u zgjodh president, një gazetë serbe e cilësoi ate si një mbështetës të Sërbisë duke pretenduar se ai paskej qenë kundër sulmit ajror të NATO në Serbi.
    Menjëherë pas kësaj, Trump e përgënjeshtroi propogandën serbe duke thënë se ai pati mbështetur sulmin tokësor të NATO në Serbi, që u kërkuar nga Klark.
    Në fajt nëse NATO do të kishte hyrë me trupat e saj në Beograd,nuk do të ishte Kosova nën kontrollin e UNMIK-ut , po Serbia, e sot emri i Vuçiçit, si Gëbels i Millosheviçit do të ishte haruar.

  11. BRAVO BUSHA VETEM JU EJENI I PERPIKET ME CESHTJEN KMBETARE POR PRAP ME DUKET QE SE KE ZBERTHYER DERI NE FUND KETE CESHTJE RAMA ESHTE REGJIZORI I KESAJ LOJE PER SHUME ARSYE .
    1KY KOSOVEN NUK E NJE FARE LENE CFARE FOTE NE PUPLIK.THOSHTE NE KEM 00000 PROBLEM ME FQINJET THOSHTE RRUGA E KOMBIT ESHTE RRUGE QE STE CONE GJEKUNDI NE PARLAMENT,NE MEDJA,DHE KUDO KETE E KISHTE SERJOZISHT .
    2-SI LIDER GLOBAL MENDONTE SE DUKE SHITUR KOSOVEN DO TE REHATOHEJ NE KARRIKEN E KRYEMINISTRIT ASHTU SI DHE ENVERI ME TIVARIN DHE BILE MUND TE NOMINOHEJ PER CMIMIN NOBEL.
    3-POR ME VONE E DRYSHOJ KURSIN MENDONTE SE VETEM THACI MUND TA PENGONTE PER REALIZIMIN E E QELLIMIT TE TIJ TE ERRET PER TU BERE PERSIDENT NE KOSOV APO SHQIPERI -KOSOV FALLSO ME CAJKEN E BESA SHAHININ BATONIN DHE VUCICIN .
    PRA KY ESHTE REGJIA E KESAJ LOJE TE PIST DHE QELLIMI I TIJ DJALLEZOR PER KARRIKEN E VETE E DJEG KOSOVEN SHQIPERIN VETEM VLOREN-HIMAREN JO KY SHTE SEKTI KEQ ANTI NJERZOR ANTI ATDHE .ANTI FAMILJE,

  12. Titulli i shkrimit Bushatit mjaft preciz – John Bolton fiks si nje deshmitar qe nuk ka frike te tregoje krimin!
    Por me komedia eshte me ca plehra si Mender Baze bythlepiresi pushteteve qe kete deklarim te J. Bolton do ta perktheje sipas oreksit tij – “Ideja e shkembimit te territoreve nuk eshte amerikane por e kerkuar nga Vucic dhe…Albin Kurti”!

  13. Qe Bolton ishte i vetmi qe e pelqente kete marreveshje duket qarte. Largimi i Thacit nga tryeza e kam thene qe ne fillim ishte keputja e shpreses se Serbise qe te kerkonte shkembim territori. Te gjithe jeni mbarsur me idene se me 27 qershor do arrihej marreveshje. Dhe te gjithe te majtet ketu dhe neper bote kane hedhe idene se Presidentit aktual i duhej kjo marreveshje per t’u rizgjedhur, a thua se i plas shume popullit se cfare behet ne Kosove. Prokurorin special vete presidenti e ka emeruar dhe ju po thoni se ishte puc evropian per te bere qe takimi te deshtoje. Jo ore jo ishte hakmarrja e tyre kundra tradhetareve si Thaci. Albin kurti nuk u rrezua per kete une por mendoj une per idete e tij marksiste qe jane po aq te rrezikshme sa ideja e shkembimit te territoreve. E keni pare si i eshte katandisur Rama, i merret goja se shpejt ndoshta do i dale emri diku, numri i burgut te Frances nuk del kot dhe jo me kot i mbronte burgaxhijt dhe tutoret qe kishte ne parlament.

  14. TANI SOT LEXOVA QE ALEKSADER BIBERAJ KERKONTE ARRESTIMIN E THACIT DHE RAMES HERA E PAR QE E NDIGJOJ NJE GJE TE TILL NGA NJE POLITIKAN ISH DEPUTET ANALIST GAZETAR DYPLLOMAT SHQIPTAR NE FKTE FORMULIMI NUK ESHTE I SAKET DUHET TE THUHET RAMA DHE THACI SEPSE RAMA ESHTE REGJIZORI I KESAJ LOJE VETEM NE KETE PORTAL E KAME THEN E STERTHEN MBI 1000 HER QE KY ESHTE KRYEGUZHINJERI I KESAJ GJELLE TE PRISHUR DHE PER KETE DUHET TE HAKMERREN KOSOVARET SE SHQIPTARET U KANE RENE BREKET TE KEMBET KOSOVA PERPARA SEPSE POLITIKAN ANALIST GAZETAR SHKRIMTAR DYPLLOMAT NUK E THONE DOT KANE FRIK EDI RAME E I SHKERDHEN ,,…PERPARA KOSOVA ………

  15. Basha premtoi në Devoll se në takimin e parë që do të ketë me presidentin Trump do t’i flasë atij për prodhimet e tyre bujqësore dhe konkretisht për qepët trangullin prasin kungullin etj.

  16. i and koqja, der dje na thoje qe kosovaret ssuhet te perkulen para planit te ndarjes qe bolton kaubojsi ju imponon

    sot e drdh e thua qe planin ja imponuan kosovaret boltonit

    ndaje kte pune o hajdar se ste merr njeri seriozisht me keto pirueta bythqiresh

  17. te mendosh thell qe te mos gabosh dhe pendohesh ,ky esht mendimi pozitiv per kohen pas keti raliteti thotë:

    sado te fuqishem te jen politikanet ne bot,ato kan burime informacioni ,strategjish kontrolli ligjesh,dhe ,pavarsisht se te gjitha i sherbejn interesit te tyre per pushtet para kontroll mbi boten ,nje gje eshte e sigurt ,kunder domosdoshmerive qe sigurojn ekzistencen e jetes ne tok nuk mund te dalin,deri ketu luajten si deshen por ,cdo or cdo minut,,cdo dit,,ju shkojn informacione mbi tavolin nga gjitha burimet ,qe jo tashme padrejtesia me kultin e interesit ka deshtu nuk triumfon ,por kostoja e cmimit te padrejtesis nese deri tani e shijuan popujt dhe perendimi ,jetoj parajsen tani do ti shijojn prendimi bashk me ullheqesit e tyre e kur tu djegin shpina sic,na ka djegur neve 1 shekull e shum popujve te tjere tani do fillojn tu djegin pa kthim dhe atyre atehere me shpejtesi dokerkojn ,ti rregullojn gjerat si duhet por shum von askush nuk mund tiu shmanget pergjegjsive sikurse smund te rregullojn nje planet qe dita dites po e shkatrrojn,fatkeqesija esht per te pafajshmit por pergjegjsija esht e pacmangeshme per gjith autor dhe aktor te kesaj gjendje kudo ne bote,,se sikur vetem i malli zot e din por ajo qe na mbetet neve esht te kundershtojm padrejtesin ne unitet ,mendimi dhe veprimi dhe te kerkojm dhe mbrojm te drejtat tona me cdo cmim keshtu shprehim jo me pak dhe me shum se nje natyralitet njerzor,qe e ka n gjith banoret e tokes te angazhohemi ne mendime fjale dhe vepra te mira dhe te mbeshtetemi vetem tek i malli zot te gjitha teorit sipas fakteve kan deshtuar me perjashtim te njeres ullzimit hyjnor per ulje dhe respekt meriton vetem i malli zot

  18. listën e të deleguarve në zonat kryesore në vend ku vihet re një dominim emrash i atyre që kanë qenë pjesë e qeverisjes “Berisha” në nivel ministrash si Genc Pollo, Florion Mima, Flamur Noka, Aldo Bumçi, në nivel zv-ministrash Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, Avenir Peka, Bardh Spahia, në nivel drejtorësh të rëndësishëm si Sait Dollapi, Arben Ibro, Ervin Minarolli e emra të tjerë sërish në kohën e qeverisjes “Berisha” si Xhemal Gjunkshi, apo Arben Kashahu.

    Në listën e të deleguarve është përfshirë edhe financieri i PD-së, Ilir Dervishi, një nga dy emrat që ka firmosur kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në 2017,

  19. Eshte edhe deklarata e kryetarit te OSBEse ne Tirane qe Rama ka ne bangat offshoor 200.000000 ( milion ) euro te fshehura nga parate e vjedhjeve, por fatkeqesisht e kemi kry bandit te qeverise,,,,,,,,e e c;duhet te themi me tutje?Ketu nuk llogariten parate e droges e ato qe po vidhen akoma, por e aredhmja do i faktoi e denoncoi.Shih ore lepires i prapanices se te c;mendurit, sot po flitet qe ky idiot ka gisht ne bashkepunimin me Vucicin, e THacin per copetimin e Kosoves, e kete nuk ka dige qe e pengon, andaj pergjegjesia maksimale do bjere mbi keta puciste te vendeve te tyre, e mos na u shperndaj shume o qelbesira IPAEMER, por na jep fakt per ato qe shkruan ne koment. Qe je sherbetor, apo i paguar kete kuptohet, por qe te jeshe kaqe idiot, siamez si kryetari tend, nuk duhet ta ulesh vehten, nese ke ndopak cipe e njerzillek. Por keto as qe egzistojne ne ndergjegjen tende sepse edhe ti je ndonje kriminel, hajdut, narkoman qe jeton me kete zanat.

  20. O xixa lepires ekselent i salihut tani i luluqes per keta qe ti thua donin ta shisnin kosoven e tha troc bolton por keta e kishin projekt o lepirsi xixa po cfare do thuash per salihun e lulqen e ze res tende qe keta nga ide e kthyen ne marveshje shitjen e 340 km katror det pasuri nen toksore e votuan dhe ne kuvend,por rama dhe ps e cuan ne gjk dhe keta e rrezuan marveshjen e salihut me bakojanis per kete do thuash si lepires ekselent ndonje fjale apo ta kane zene gojen me prasin e tritanit per kete ceshtje,projekt ideja me marveshjen zyrtare jane larg o xixa qe je bere ortopalant mbrojtes i njerzeve per pushtet si salihu luluqja shesin dhe bythen

    1. Ke dashur edhe ti diç të shkruash, por të këshilloj që para se ti hysh kësaj pune për të dhënë mendime me shkrim,, shko në ndonjë kurs kundër analfabetizmit se duket kjartazi se nuk ja ke fare haberin e shkrimit të shqipes.
      Nëse ke qejf të shprehësh edhe ti mendimin tënd të lirë e të “kulturuar” , bëj zamet e na e përkthe fjalën “ortopalant”, që më ngjan me fjalën “alikapter” me të cilën injorantët quajnë helikopterin

  21. Thesi, biznesi, humbja, fitimi, oferta, afera, janë belbëzimet e një dite të zakonshme për cilindo mandatdjegur të Partisë Demokratike. Ata që morën sa deshën, që zhvatën sa deshën, ata që edhe veglën muzikore të ahengut familjar e blinin në Moskë me qindra e mijëra euro, ata që edhe në “opozitë” prishnin çdo muaj 4-5 mijë euro për sorrollatje dhe qejfe, sot na janë kujtuar se “koha e re na thërret, ndaj hajdeni të mbushim listat dhe të bëhemi sërish deputetë”.

  22. Rikthimi tek një burrë i urtë, është rikthimi tek një popull që ishte 4 milionë dhe shkoi në 2 milionë. Kemi nevojë për një njeri që del në punë nga ora 8 dhe ikën në shtëpi në orën 4. Të kthehet tek gruaja tek kalamajtë si gjithë të tjerët, s’ka nevojë të qëndrojë gjithë natën me eskortë rrugëve. Bashën e kam njohur personalisht edhe kur ka qenë ministër, ky është lideri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu