• |
ide | kryesore

FOTO/ Ish-zyrtari i FBI-së i arrestuar mori medalje në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
FBI



Kanë dale detaje të reja nga vizitat e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal i arrestuar të hënën i akuzuar për bashkëpunim me një oligark rus dhe pastrim parash. Ai e kishte vizituar disa herë Tiranën dhe në dosjen e prokurorisë flitet edhe për takime me kryeministrin Edi Rama si dhe për takime me një ish-punonjës të shërbimit inteligjent shqiptar, takime që ai nuk i ka raportuar tek shefat e tij.

Nga ajo që është zbuluar në rrjet shihet se në një nga vizitat ai është nderuar edhe me medaljen “Mirënjohja e Tropojës”. Lajmin e ka publikuar në vitin 2021 kryetari i bashkisë, Rexh Byberi. Sipas tij, motivacioni pas një nderimi të tillë ka qenë fakti që McGonigal ka dëshmuar një dashuri të përhershme për kombin shqiptar. Në ceremoni kanë qenë edhe Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela.

“Sot në Tiranë isha i privilegjuar veçanërisht t’i dorëzoj medaljen e akorduar “Mirënjohja e Tropojës” z. Charles McGonigal, një ish-personalitet i rëndësishëm me gradën SAC i Agjencisë më të fuqishme investigative në glob FBI.

Z.McGonigal ka dëshmuar dashuri të përhershme për Vendlindjen dhe Kombin tonë. Në këtë ceremoni shumë miqësore dhe të përzemërt morën pjesë përveç stafit tim dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë zotërinjtë Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela. Zoti McGonigal shoqërohej si gjithmonë nga miku i tij bashkëqytetari ynë i nderuar shqiptaro-amerikan Agron Nezaj” – shkruan kryebashkiaku i Tropojës.

Agron Nezaj sipas ish-kryeministrit Berisha është pikërisht “Personi A” që i ka dhënë 225 mijë dollarë, ish-zyrtarit të FBI-së në një parkim makinash. Ai akuzohet se këto para nuk i ka deklaruar duke i mbajtur të fshehta dhe arsyet e marrjes së tyre. ©LAPSI.al

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

foto galeri



20 Comments

      1. SHIHNI SI DALIN SERVILAT SI BYTHQIRA NE FOTO
        KUSH JANE ATA KARA QE I MBAJNE KETA MBETURINA NE FAMILJE????!!!!!!

    1. Nje bravo per ramen qe ariti ta koruptoj edhe zyrtar te lart ne shba.Sepse per shqipetar nuk ka problem I blen SI kafshen ne pazar…!Rasti I funit ne shkoder Bleu deputeti e lsi ,pa problem shkoj hajduti ke raca vete.

  1. Zot na ruaj. Nje zyrtar i larte i FBI katandiset ti jape nje llamarine nje injorant shqiptar. Era mut vjen qe nga Amerika

  2. Rama ne fund te karrieres meriton medaljen “Filantrop i madh me parate e shqiptareve per zyrtare te huaj”.

  3. Ore, si ka mundesi.. Ktij te gjatit dhe ne Amerike, i dalin shoket te denuar…

    😂😜🤣🤣🤣🙏🙏

  4. hahahaha Mirnjohja e Tropojes !Ku jane tropojanet eshte krimi,vjedhja,korrupsioni ,tradhetia …. Shiko dordolecin e Vucidolit

  5. Kjo qeveri cdo dite ka nje skandal … Rilindja eshte e mbushur me hajdute jo se ata para keture ishin te mire. Por keta e kane korupsionin paresor dhe as u ben syri ter se lene gjurme kudo.

    1. Fazlliç vertet eshte poliagjent, por nuk ka çeshtje penale. Ndryshe mbreteria nuk te fal po shkele ne derrase te kalbur.

        1. Si ka mundësi ky tipi ishte në poste të larta në FBI!!!E pastaj ku janë meritat për dekoratat.Apo dhe këto janë stimuli moral për ndihmën e pa kursyer për luftën kundër të djathtës e PD.Sepse këta rilindasit e Ramës e kanë zanot blerjen me para e dekorata.

  6. Zoteria i FBI-se kishte shume respekt per parate e shqiptareve qe ia jepte ish-sigurimsi me baule. Per te rritur pagesen vinte ne Shqiperi, por jo per te ngrene fli.
    Rexha jep te dhena te dobishme per hetimin amerikan, kur thote qe Neza nuk i ndahet asnjehere McGonigal.
    Tipat qe korruptohen e ndjekin Ramen si mizat …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *