• |
ide | kryesore

“Ka qenë dhe është miku im nuk diskutohet”, si e mbronte Rama ish-shefin e arrestuar të FBI

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestimi i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. McGonigal përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku njëra prej tyre lidhet me marrjen e parave nga një oligark rus për të fshirë emrin e tij nga lista e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, ndërsa tjetra lidhet me vizitat e tij në Shqipëri dhe marrjen e një sasie parash prej 225 mijë euro nga një punonjës i shërbimit informativ shtetëror.

Sipas mediave botërore ai ka pasur takime edhe me kryeministrin Edi Rama.

Më herët kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me Charles McGonigal, për të cilin ka thënë se ka qenë dhe është miku i tij dhe ka shtuar se akuzat ndaj tij nuk kanë të bëjnë me të dhe vendin tonë.

“Shefi i Kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA kjo është çështje e tij me drejtësinë atje. lëreni të flasë drejtësia në SHBA. Nuk bëhet drejtësia e nuk nxirren fajtorët e nuk bëhen akuzat në këtë farë feje se është e tmerrshme. Dhe nuk është e tmerrshme për mua sepse nuk kam asnjë problem dhe për sa kohë vijoj në këtë detyrë i kam marrë parasysh dhe pres më shumë se kaq, i pres të gjitha.

Por është e tmerrshme për këtë popull për këtë vend, për gjithë ato që ne i konsiderojmë vlera shqiptare e parime e tradita. Çfarë të them më shumë se kaq. Bëhet fjalë për një çështje në SHBA që s’ka asnjë lidhje me mua, me qeverinë shqiptare, biznes të çfarëdollojshëm, me këtë teori i bie që ne nuk duhet të takojmë askënd sepse nesër dikush mund të ketë një problem me drejtësinë në vendin tij. Kjo është çmenduri”, deklaronte Rama.



30 Comments

  1. Shpresoj te rroj aq gjate se te dejoj nje te vertete te veteme, prej ketij hajduti!…… Ne mos shkofte para meje!

  2. Natyrisht,qe eshte cmenduri,,por jo per ty,se ti,si i cmendur qe je vete,te gjitha veprimet i ben te cmendura,dhe cuditerisht,ti del se takohesh shume dhe shpesh,vetem me te korruptuar dhe jane njelloj si ty,vjedhim,korruptojne,perfitojne dhe ja vjen nje dite,qe per te miren edhe te shqiptareve,ata hetohen,duke lene te lire diten dhe kohen kur si ky dhe shoket e miqte e tjere te rangut e nivelit profesiona te hajduterise qe ke,te hetohesh edhe ti.Dhe nuk do jete larg…..

    1. Edvin moter dhe grua qiri I ben miqte me leket e taksa paguesve shqiptar,prandaj e mori rroten dhe timonin! Fuck you motherfucker, Fuck you motherfucker patronazhista!

  3. Te gjithe miqte e bashkepunetoret e KM-se ciditerisht jane kandidate per ne biruce.

    Pyetja eshte a e zgjedhin ata kete apo i zgjedh ky ata, a i infekton ky ata apo e infektojne ata kete.

    Ndihme, nuk e zgjidhi dot.

  4. Si githmon jeni faqa qe vetem e vetem doni te nxirrni gjera te keqija per kete qeveri e asgje te mire qe ajo ka bere

  5. Keshtu tha edhe per Vangjushin, edhe per Tomen, per Saimirin… cudi qe gjithe miqte e ketij dalin te perlyer. Po nga i gjen xhanem, cfare e lidh me ta. Populli shqiptar thote me thuaj me ke rri te te them se cili je

  6. Rama me gjith hajdut kriminel she me patronazhistat mother wire duhen zhdukur sa me shpejt see na shkatruan kombin pushoni o dite zi patrnazhiste see do I vjellni part e takspaguesve shqiptar ju ka blere nderin edi rama SI dkur spiunet 1200 the enverit we futen ne burg the gjith inteligjencen e kohes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *