• |
ide | kryesore

Basha shfaqet në Këshillin e Europës, flet për Kosovën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
basha



Edhe pse prej kohësh larg medias, Lulzim Basha është shfaqur sot në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Europës. Në fjalën e tij, Basha tha se Pavarësia e Kosovës një realitet i pakthyeshëm dhe se është koha për të vendosur paqen në rajon.

“Pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm. 15 vjet pas pavarësisë së Kosovës dhe një vit pas agresionit rus në Ukrainë është koha të vendosim paqen dhe stabilitetin. Do të ishte një gabim shumë i madh për çdo vend po të hiqte paralele, çfarë po ndodh në Ukrainë sot është një zile për Ballkanin Perëndimor.” – tha ndër të tjera Basha, ndërsa e mbylli fjalën e tij me një urim për presidentin e Ukrainës, Zelensky për datëlindje.



10 Comments

  1. Kesaj i thone ne shqip “ngreu, o i vdekur, te hash pulën e pjekur”.

    Padyshim qe teksa fliste Basha ne Strasburg, te pranishmit i kane hapur syte “filxhan”, thote populli…

    Tundet Keshilli i Evropes kur flasin “liderat” e Shqiperise, si te ishin ne mbledhjen e Fondacionit “Shoqeri e hapur”.

  2. Njerezit pa nivel nuk japin argumente dhe kundershti ndoshta por shajne pa piken e turpit. Lulzim Basha eshte politikani qe nuk din te shaj dhe ofendoje sepse nuk ja lejon formimi i tij. Gjithashtu ai nuk ka asnje lidhje me komunizmin sic kane trekendeshi i Bermudes.

  3. Lul Bossi qe e ka percjell shpihunin e CIA ne shtepin e verdhe , i ardhur nga Bolivia , gjoja si alpinist, dhe i ka perkthyer .

    Lul Bossi qe ka punuar ne Unmikistan ( UNMIK) , dhe ne bashkepunim me prokuror nderkombetar ka zhduke dosjet e krimeve serbe ne Kosove .

    Tirana kuislinge gjithemone na ka pre mbas shpine , qe nga Enver Milladini, e deri te keta te fundit EDVINJE e SALINJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *