• |
ide | kryesore

Si tenton Rama ta relativizojë dosjen amerikane: Unë jam takuar edhe me presidentin e SHBA, që sot është nën hetim. Ç’a domethënë kjo?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka pranuar se është takuar me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal dhe për këtë nuk është penduar, pasi siç thotë ai drejtësia amerikane nuk ka asnjë akuzë që e lidh atë apo qeverinë shqiptare.

“Besoj që njerëzit normalisht duhet të jenë mësuar që këtu opinioni ndahet në një pjesë që beson me do e mos atë që do të besojë dhe një pjesë tjetër që dëgjon dhe reflekton mbi faktet.

Kjo është një çështje e hetuar nga drejtësia amerikane e cila nuk nxjerr vendime për vrasje pa autor apo për vrasje nga pakujdesia kur vrasjet bëhen nga dritaret e institucioneve shtetërorë dhe nuk ja përton askujt.

Në rastin konkret ka zero akuzë dhe zero lidhje mes çështjes që diskutohet dhe meje apo qeverisë së Shqipërisë”, tha Rama.

Cfarë keni diskutuar ju, jeni takuar 4 herë, u pyet Rama?

“Këto janë derivate të keqleximit të këtushëm. Përmendja e emrit si pjesë në një takim apo në një tjetër nuk ka lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi në SHBA.

Në përfundimet e hetimit në SHBA nuk ka asnjë lidhje me këto që thoni ju.

Takove një zyrtar të FBI? Po e takova”, tha Rama, duke kujtuar edhe faktin se ai është takuar edhe me presidentin e SHBA, që sot është nën hetim, por kjo s’do të thotë se ai ka lidhje me këtë çështje.

Pse opozita e përdor këtë takim kundër jush?

Unë jam mësuar me këto. Unë realisht jam i ngopur me të tilla historira që synojnë vetëm qorrollepsjen e njerëzve dhe krijimin e një klime ndasie. Më mirë të shpenzojë më shumë kohë për të bërë më shumë punë për njerëzit. Pa shkëputur komunikimin. Jam i fokusuar në punët e përditshme konkrete. Është një Big Brother poliutik. Të gjithë ndjekin lajmet sensacionale. Nuk kam asnjë ankesë për të tjerët.

Unë kam folur në gjuhën angleze për natyrën e marrëdhënies. Kam thënë kam një raport miqësor, por jo mik. Nuk kam ndarë jetën me të. E kam takuar në zyrën më të rëndësishme të FBI-së. Më ka dhënë nga ato dhuratat, medalje e kapele. Ka ardhur në Shqipëri, jemi takuar. Interesi im ka qenë të shkëmbejmë biseda dhe opinione në ato fusha ku ai ishte ekspert i nivelit të lartë. Krejtësisht pa asnjë marrëdhënie tjetër.

Keni njjoftuar Ambasadën amerikane për takimet?

Unë nuk lajmëroj Ambasadën amerikane kur takoj amerikanët. Kam takjuar një ndër zyrtarët më të lartë të FBI-së, dhe do i takoja sa herë të më jepej mundësia. Kam takuar edhe presidentin e SHBA-së, dhe fakti që mund të jetë në hetim, kjo s’ka lidhje me mua. E kam takuar dhe shumë mirë kam bërë që e kam takuar. E gjithë kjo është një absurd. Më vjen keq për ju, por jeni pjesë e ndërmarrjeve që punoni. Në aktpadinë konkluzive të drejtësisë amerikane nuk ka asgjë që lidhet me mua apo qeverinë përveçse fakteve që janë takuar.

Në aktpadi thuhet se nga takimet ka pasur edhe fatura?

Në çfarë gjuhe e keni lexuar? Unë s’kam shqetësim për këtë çështje. Drejtësia amerikane e ka hetuar tërësisht dhe që ka dalë në konkluizione. Në rastin konkret ka akuzë për konflikt interesi në marrjen e një borxhi nga miku i tij shqiptaro-amerikan. Unë kam takuar dhe një person të shpallur non-grata këtu në Shqipëri.

Ka një drejtësi në Amerikë dhe ka gjykata. Nëse ju thoni se drejtësia dhe gjykata mund të kontestohet nga Foltorja apo e vulës, kjo është zgjedhja juaj. Nuk kam asnjë replikë. Unë ju them njerëzve ja ku është pasqyra e së vërtetës.



16 Comments

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      o kar kryeministër, rilindja e leshit ka futur në burg njerëz vetëm se kanë dashtë tu japin policëve 20 mijë lekë të vjetra, e të japësh 225 mijë dollarë nuk qenka asgjë!

  1. O mashtrues, o ordiner, I ke mbushur brekushet. Je KM e takimet e tua nuk jane si te takosh colët cepat e lagjeve. Bastard!

  2. Gjoba 110 milion euro që do ti paguajn shqiptarët Françesko Beketit për faj të hajdutit Rama është baraz me 2258 kg ar → 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. thotë:

    Përpëlitjet e fundit e drogaxhiut të dhjerë këmbë e duar.Ka rënë në duart e ustallarëve tani,s’ka nga luan.

  3. Mir ja u ben rama amerikonve duke fillu nga trumpi e me rradhe, qe i shan e i lepihet sipas interesit. Nuk eshte ashtu si duket, dmth arrogant, thone pinjollet e tij, ai eshte i ndjeshem, mendon shume per hallexhinjt. Shifni sa i ndjeshem do jete tani qe po i dridhet toka neper kembe, ai burri dy metrosh si mi i lagur do te duket….

  4. Nga frika te ka humbur edhe llogjika tani.
    Puna eshte qe je pa fat, te del emri gjithe andej, tek BILD-i tek Sajmir Tahiri, tek Vangjush Dako, tek Inceneratoret, tek xhuxhi i kavajes. Tani te del edhe tek prolurori Amerikan.
    Gojet e liga thone qe personi A e ka hapur gojen ne Amerike. Ti di ndonje gje?

  5. Zahmet e ke or kryemut Hu’
    T’a lexosh edhe komentin tim,
    Ai presidenti qe ti po e thu’
    Nuk asht I PANDEHUR,por vetem n’hetim.

    Ti vend nuk ke ma n’Shqipni
    Se me mashtrime ke vjedhe pa fund
    Kerko azil politik n’Serbi
    Se vrime tjeter s’ke kurrkund.

    Tash po strukesh si miu
    E s’po din nga me ike,
    Mikun tend nuk e denoncoi Saliu
    Por gjykatat n’Amerike.

    S’te ka lezet si po perdridhesh
    Se je 2 metra cope muti
    Nga dega n’dege po hidhesh
    Se Yuri Kim t’a futi.

  6. Po e dime qe ti ke takuar presidentin e usa.Por dime qe nje foto me ISH PRESIDENTIN OBAMA KE PAGUAR 80 MIJE DOLLARE.Tani na trego ke ke takuar tjeter te dime se ke ke paguar , ke personalitet te botes perendimore ka rene pjese e korrupsionit tend.Ne dime gjithashtu qe jo vetem ti qe sahere qe vete ne usa na servir foto ke ke takuar,por jo keto dite qe doli e verteta si drita e diellit qe ti cdo takim e paguan me miljona por dhe para ca kohesh lali jot eri na nxori nje foto me ish ambasadorin Uthers.Ae di cthoshe populli dhe zerat ruges; Kushedi sa i ka dhene uthersit lali eri.Sot me kete qe doli populli e hoqi dilemen pse ambasadoret te kane perkrahur aq pamoralishte paciperishte se mblodji mendjen dhe skane me dilem se ata jane te punesuarit e tu.i ke perdorur si puntoret e tu dhe i quajne te korruptuarit e tu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *