Të tjera kamera janë sekuestruar në vend, pas Durrësit, Shijakut, Vlorës, Shkodrës dhe Krujës.
Mësohet se policia ka rënë në gjurmën e kamerave dhe në qarkun e Korçës, ku dhe ka nisur një aksion për identifikimin dhe mbledhjen e tyre. Burime për median bëjnë me dije se kontrollet janë përqendruar kryesisht në Pogradec dhe Korçë dhe momentalisht janë identifikuar dhe sekuestruar kamera në disa raste evidente, por ende nuk raportohen persona të shoqëruar.
Ende nuk dihet numri i kamerave të sekuestruara por uniformat blu janë ende në aksion.
Pritet një komunikim zyrtar nga Policia e Shtetit.