• |
ide | kryesore

“Minë me sahat”/ PD denoncon fabrikën e gazit në Porto Romano

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
PD



Shqetësimit të banorëve të “Porto Romanos” në lidhje me rrezikshmërinë që paraqet fabrika e gazit iu bashkua edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj. Ekzistencën e fabrikës, Xhaferaj e konsideroi shumë të rrezikshme ndërsa theksoi se do t’i kërkojë interpelancë Ministres së Mjedisit.

Xhaferaj u ndal edhe tek skandalet e kabinetit qeveritar, ku theksoi se kemi të bëjmë me qeveri të papërgjegjshme.

Banorët e zonës shprehen se janë të terrorizuar, pasi në fabrikë kanë ndodhur disa shpërthime, duke rrezikuar jetën e komunitetit.

Kujtojmë që vetëm gjatë muajve të fundit në këtë fabrikë kanë ndodhur disa shpërthime të fuqishme, duke krijuar panik të banorët. Fabrika është ngritur në një zonë të banuar, ndërsa pranë saj ndodhet edhe shkolla, ku mësojnë mbi 500 nxënës.



5 Comments

  1. Shtet shkrrdhat. Detyrohet partia demkratike ben punen e agjencive shteterore. Detyrohet nandi te lej weekendin qe mezi e ka per qefin e vet te denoncoj fakte qe i perkasin organeve shteterore. Flm ferdinandi, flm pd, po nje falenderim special i shkon lapthit qe punon te dielen.

    1. Mendoj se eshte nje paralajmerim serioz dhe per me teper se ne kete fushe opozita ka eksperience dhe nuk do te ishte cudi ta improvizonte per tu barazuar kundershtaret e saj.

    2. Per ta kuptuar nje si ti trap militant , kompania qe me regjistrim dhe licence te rregullt, ka te punesuar rregullisht rreth 300 persona, eshte investimi me i madh ne ballkan i ketij lloji. Kompania eshte ne zone industriale dhe organet shteterore kane testuar dhe kolauduar te gjithe impiantin dhe e kontrollojne periodikisht..perkundrazi banoreve e kane ndertuar abuzivishtne token shteterore te “ish kimikes” me parimin “toke e xanun”..2-300 m me andej jane depozitat e naftes dhe gazit per gjithe Shqiperine Kosoven dhe Maqedonine…Xhaferri eshte nje psikopat ne pragun e cmendurise qe nuk duhet te influencoje ne populizmin e politikes…

  2. Po sikur dolet nje here ne proteste per kete ceshjte .
    Apo , meqe nuk po del gje me ate agjentin e FBI , ti kthehemi prap Gazit ne Porto Romano.
    A mjer ju .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *