• |
ide | kryesore

Çështja ‘McGonigal’/ Opozita interpelancë në Kuvend me Ramën

-Instant, Lajme, Të fundit
Kuvendi



Seanca e sotme parlamentare do të fokusohet te skandali me ish-agjentin e FBI Charles McGonigal. Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar një interpelancë me kreun e qeverisë lidhur me këtë çështje. E njëjta kërkesë është bërë nga deputetët që mbështesin kryetarin e PD-së Berishën. Ndërkohë vetë Berisha, pasi bllokoi Foltoren seancën e kaluar, është përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Këtë ‘dënim’ ai e ndan bashkë me 4 deputetë. Përkatësisht ata janë: Belind Këlliçi, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Edi Paloka. Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të Partisë Demokratike erdhi nga maxhoranca socialiste.

Kujtojmë se në dosjen hetimore ndaj ish-kreut të kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, përmendet disa herë emri i Edi Ramës. Aty përfshihen dhe marrëdhëniet e dyshimta të të dyve me 2 persona me kombësi shqiptare të cilët thuhet në dosje se i kanë dhënë rreth 225 mijë dollarë Mc Conigan. Opozita ka vënë theksin dhe tek përfshirja e McGonigal në disa kompani te dyshimta që operojnë në Shqipëri si dhe për përfshirje në investime në vend dhe të disa sipërmarrësve rusë, të lidhur ngushtë me Vladimir Putin.



10 Comments

  1. Si gjithmone opozita kerkon te krijoje stuhi ne shishe per ceshtje qe elektoratit as nuk i interesojne fare.

    Pergjigjen do ta marre serisht me 14 Maj.

  2. Po dreqi e marte kush i shkon mbas atij plakut te ndyre e kush do qe te vij ne pushtet ai qe ka vjedh e ka vrare gjithe shqiptaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *