• |
ide | kryesore

Kurti takon Erdogan: Më shumë mbështetje për Kosovën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kurti



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u prit sot nga presidenti turk, Recep Tayip Erdogan në Stamboll. Përmes një reagimi në Twitter, Kurti thotë se e falënderoi Erdoganin për mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për Kosovën ndër vite. Po ashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë në fushën e investimeve, tregtisë dhe sigurisë.

“I nderuar që u prita nga Presidenti Erdogan sot në Stamboll. E falënderova për mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për Kosovën ndër vite. Ne ramë dakord që të intensifikojmë më tej bashkëpunimin tonë, veçanërisht në fushat e investimeve, tregtisë dhe sigurisë”, – shkroi Kurti.

Gjatë konferencës së përbashkët për media Erdogan tha se Turqia do të angazhohet që Kosova të arrijë më shumë njohje. Ai shtoi se Turqia ishte një prej vendeve të para që e kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

“Tani janë 117 shtete që e njohin. Ne do të bëjmë punë intensive që të arrijmë shifrën që është si objektiv sa i përket njohjeve. Dua t’iu uroj 15-vjetorin e Pavarësisë që tani”, – tha Erdogan.

Erdogan ka shprehur vullnetin e tij që Kosovës t’i ndihmojë edhe në përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO, Këshill të Evropës dhe Bashkim Evropian.

“Ne po vazhdojmë përpjekjet tona që Kosova ta arrijë pozicionin e merituar në arenën ndërkombëtare . Ne mbështesim vizionin e Kosovës për anëtarësim në NATO, Këshillin e Evropës dhe Bashkimit Evropian”, – ka thënë ai. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. kosova eshte turqi dhe turqia eshte kosove

    tha babai i turqeve te ballkanit para disa viteve ne prizeren, atehere kur Rama u ul me’bythe perdhe per te ngrene buken e turkut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *