Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin social “Facebook”. Berisha ka parlajmëruar se kryeministri Edi Rama do të ketë fatin e ish agjentin të FBI Charles McGonigal, dukë rënë në pranga.
Kryedemokrati ka theksuar se çështja McGonigal është një simbol i veprimeve më të zeza. Sipas tij, të gjithë ata që janë implikuar në këtë skandal do të marrin vendin që meritojnë. Berisha ka shtuar se protesta është sipari i një revolucioni, që objektiv ka rrëzimin e qeverisë.
“Çështja McGonigal nuk mund të kalojë si të tjerat. Kjo është një çështje që ka tronditur thellë opinionin publik në ShBA dhe Shqipëri. Kjo çështje është simbol i veprime më të zeza që një mafie ndërkombëtare ndërmerr ndaj një vendi. Të gjithë ata që janë implikuar, do marrin vendin që meritojnë. Do nxjerrim në dritë çdo fakt të këtij superskandali. Jemi të vendosur të informojmë Komisionin Hetimor në SHBA. Nuk do shmangemi, deri sa protestat të shkojnë drejt kauzës sonë. Ed Gonigali do ketë të njëjtin fat si ish-zyrtari i FBI, Mcgonigal… Protesta është sipari i një revolucioni që ka për objektiv madhor rrëzimin e kësaj kalbësire që qeveris sot në Shqipëri dhe që emrin e ka Edi Rama.”, tha Berisha.