• |
ide | kryesore

Zhaklin Lekatari reagon pas publikimit të audios: Nuk jam shantazhuar nga burri i Oltës

F1, Paparazzi



Opinionistja e “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari, ka reaguar pas publikimit të një bisede të saj, ku shprehej se “burri i Olta Gixharit e ka shantazhuar.”

Përmes rrjetit të saj social, Instagram Zhaklina ka pohuar se është e vërtetë por ka përdorur termin e gabuar. Ajo tregoi se është kontaktuar nga burri i konkurentes dhe ka vënë në dijeni produksionin për këtë gjë.

“Përshendetje të gjithëve! Po e bëjë këtë deklaratë sepse mendoj se është mënyra më e saktë për t’iu dhënë përgjigje të gjithë juve që po më telefononi për të ditur nëse lajmi që po qarkullon në portale është i vërtetë. Burri i Oltës nëpërmjet një miku tonë të përbashkët ka dashur të takohet me mua dhe gjëja e parë që kam vendosur të bëjë është të kontaktoj me produksionin i cili më ka këshilluar të mos takohem as me këtë familjar por as me familjar të tjerë. Për shkak të presionit shumë të madh dhe për shkak të trysnisë së madhe unë kam përdorur termin e gabuar. Sigurisht që ai nuk më ka shantazhuar sepse unë nuk e kam takuar kurrë por ka dashur të më kontaktojë”, thotë ndër të tjera opinionistja.

Në audio në rrjetin social ‘Whatsapp’, Lekatari dëgjohet teksa thotë se ajo është shantazhuar nga partneri i Gixhari dhe ai ka tentuar “ta blejë me para”.“Unë ia thashë produksionit sot, burri i Oltës do të më shantazhojë. Ndjehem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë mua me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem, i thashë Sara Hoxhës”, shprehet ajo./Lapsi.al

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *