• |
ide | kryesore

Mikela Pupa për Olta Gixharin: Po nxjerr fytyrën tënde të vërtetë

Paparazzi, Slider



Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Mikela Pupa, ka reaguar ashpër ndaj aktores Olta Gixhari. Kjo e fundit, ditën e djeshme u shpreh se do të tregojë gjërat që di  për dy banoret e tjera Efin dhe Kiara Titon.

Përmes rrjetit social,Instagram, Mikela ka shkruar se Olta po tregon fytyrën e saj të vërtetë. Ajo përfundoi shkrimin duke pyetur se çfarë do të bëjë Olta me “As-et” që kanë njerëzit për të. “Kush flet pikërisht ti moj Olta. Një femër pa karakter, manipuluese, mashtruese, një femër e ulët. Më vjen keq që po të mbajnë në atë shtëpi. Por njëkohësisht më vjen dhe mirë që po nxjerr fytyrën tënde të vërtetë. Nëse mendon se po prek vajzat e shtëpisë në moral, e ke shumë gabim, kur balta vjen nga llumi nuk të bën pis. Kurioze jam çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty”– shkroi Pupa.

Gjithashtu personi i cili merret me faqen e Efit ka reaguar ndaj situatës duke shkruar:  Besoj se sjellja e Efit kundrejt Oltës fhe çdo gjë që ajo ka thënë vërtetohet me këto pamje të shëmtuara kërcënimi për një vajzë që supoyohet të gjykohet për çfarë bën në BB jo jashtë, për mbi të gjitha nuk është vegël e një loje të shëmtuar duke goditur jetën personale të banorëve aty brenda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *