• |
ide | kryesore

Motra e Olta Gixharit kritikon opinionistët e “BBV” dhe Efin

Paparazzi, Slider



Motra e aktores, moderatorja, Gerta Gixhari ka folur së fundmi për largimin e Amos Zaharia nga “BBV” dhe reagimin e Oltës. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Gerta ka deklaruar se nuk i ka pëlqyer reagimi i dy opinionistëve  të cilët kur Olta po qante, nisën të qeshnin me reagimin e saj. Moderatorja gjithashtu përmendi ish konkurenten, Efi duke u shprehur se ajo  “i ka goditur vlerat njerëzore”.

“Më erdhi shume keq për reagimi ne dy opinionistëve kur Olta po qante për largimin e Amosit nga shtëpia. Ata nisën të qeshnin dhe nuk mu duk diçka e mirë. Të gjithë ishin fokusuar tek ajo, ishte një moment i keq. Nuk e kuptoj se si dy njerëz mund të qeshin me një njeri që po vuan për atë gjë. Ajo po ndihej keq. Njësoj do ishte edhe nëse kishte qenë një person tjetër. Dalja e Amosit ishte e papritur jo vetëm për Oltën, por edhe për vetë publikun. Efi mund të qeshë sepse ajo gëzohet në raste të tilla. Ajo nuk tregohet e drejtë me vlera të tilla. Efi i ka goditur vlerat njerëzore”-tha Gixhari.”/Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2023/02/08/pas-publikimit-te-audios-zhaklin-lekatarit-i-ndalohen-komentet-per-olta-gixharin/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *