• |
ide | kryesore

“Bosi” i prostitucionit në Milano, 38-vjeçari kapet në Rinas (Emri)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dritan Hyka (Asimaj), 38 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë, është arrestuar mëngjesin e kësaj të enjteje nga policia kufitare në aeroportin e Rinasit.

38-vjeçari rezulton i dënuar me 8 vite burgim nga Gjykata e milanos për “Shfrytëzim prostitucioni”. Policia bën me dije se gjatë vitit 2012, ky shtetas ka shfrytëzuar prostitucionin e një numri të madh femrash shqiptare dhe rumune, në Milano, Itali.

Gjithashtu ai është përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike kokainë, ka mbajtur pa leje armë zjarri pistoletë, në ambiente publike, dhe ka tentuar të vjedhë në një apartament, por nuk ka mundur për shkak të ndërhyrjes së Policisë.

Në vitin 2009, ka shkelur ligjin për migracionin, pasi nuk ka zbatuar vendimin për të mos hyrë në Itali, për 10 vjet.

Mbi të rëndojnë dhe veprat e tjera penale si “Trafik droge”, “Vjedhje banese, në tentativë” dhe “Shkelje e ligjit për migracionin”, parashikuar nga legjislacioni penal i Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e Hykës drejt Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *