• |
ide | kryesore

Strategjia e Ramës kundër protestave të opozitës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
strategjia



Kryeministri Edi Rama nuk e ka komentuar ende drejtpërdrejt protestën që opozita zhvilloi të shtunën poshtë zyrës së tij në Tiranë. Kreu i qeverisë duket se ka zgjedhur që edhe këtë herë të shmangë deklaratat politike duke u mbështetur tek strategjia e nënvlerësimit deri në tallje me të.

Ditën kur opozita zbriti në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rama publikoi jo pa qëllim një video duke punuar në një skulpturë. Mesazhi i tij ishte: “Ai momenti kur njëri thotë varja se u pre rruga dhe tjetri thotë jo, sapo u hap një rrugë e re😉”.

Jashtë zyrës së tij, në një studio që më herët ka thënë se është e një miku të tij, Rama tentoi të tregonte se nuk ishte i shqetësuar për atë që po ndodhte në qendër të Tiranës. Ndërsa një ditë më pas, edhe pse e diel, Rama është kthyer të shohë se çfarë ka ndodhur përpara kryeministrisë. Me një video-montazh të publikuar në Twitter, Rama vijon strategjinë e tij për t’i kthyer në qesharake akuzat serioze që i bëhen.

“DJE zhgarravinat e revolucionit🤡” – shkruan Rama në videon që tregoj shenjat e lëna nga tymueset në fasadën e godinës qeveritare dhe që e shoqëron me zërin e Sali Berishës në sfond. Më pas video ndërron pamje dhe tregon punëtorët e Lali Erit që pastrojnë shkallët e kryeministrisë. “SOT dushi i regjimit🚿” – shkruan Rama që talljen e vijon edhe me këngën për fëmijë “Macja le të lahet”. “NESËR nis një javë e re punësh të mira👌” – e mbyll Rama.


Prej së shtunës kanë qenë të pakta reagimet e mazhorancës për protestën e opozitës. Është e qartë strategjia për të mos reaguar për çështjen “McGonigal” për të cilën Rama shmangu parlamentin dhe më pas “u sëmur” për një javë.
Për protestën reagoi Erion Veliaj që bëri një status në Twitter për ndalesën e Berishës në shkallët e Bashkisë. Edhe Veliaj zgjodhi të njëjtën strategji. Asnjë përgjigje për akuzat. Më shumë batuta dhe gallatë për kundërshtarët.

“Falënderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës – nga koha e kioskave në Lanë e parqe – Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik! E ftoj te vijë serish në 15 Maj ta falënderoj për garën!✌️”– shkroi kryetari i Bashkisë.


Numri “2” i socialistëve Damian Gjiknuri komentoi gjithashtu ndalesën e Berishës përpara selisë rozë gjatë marshimit në kryeqytet. Edhe ky sipas të njëjtës strategjie.

“Revolucioni” Berisha-Meta siç nisi i dëshpëruar nga bulevardi, u shfry si tullumbace në oborrin e Partisë Socialiste!” – shkroi Gjiknuri.


Opozita mbajti të shtunën një protestë ku kreu i PD-së, Sali Berisha paralajmëroi revolucion dhe kërkoi që ndërkombëtarët të hetojnë të gjitha nismat e qeverisë për të zhdukur opozitën. Pasditen e së hënës opozita do të protestojë sërish përpara parlamentit. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Protesta, të gjithë u larguan të qetë dhe të lumtur

Protesta/ Simbolika e marshimit me 4 etapa të Berishës



54 Comments

  1. Keni shume te drejte qe thoni keto e veproni me keq se Nragheta.Nuk keni ju faj,jemi ne gjoja populli me liridashes ne bote,me trimi qe i mbushim poturet pa krisur nje krisme,populli dele qe nuk ka asnje qellim ne jete vetem te ngope barkun me nje cope buke e mendjen me novela turke e Big brother

    1. Shikoni se çfarë dëgjova sot në një televizion.
      Në një prononcim një i ri i forumit rinor të PD, në fund tha se protestat do të vazhdojnë deri në rrëzimin e Edi Ramës.
      Gazetari e pyeti: Sa vjeç je sot ti? – 31, u përgjigj i intervistuari.
      – Epo atëherë ti do të jesh 51 vjeç, talli trapin gazetari.

      1. Opozita e vertete nuk ka vetem qeverine kunder por ka 1 opoziten fallce 2 policine 3 prokurorine (include Spak ) 4 administraten e politizuar ( qendrore& lokale) 5 ambasadoret ( e blere) 6 Fbi ( Mcgonellet) e si mos mjaftonin te gjitha keto edhe ata qe e quajne vehten intelektuale qe gjoja per hir te ndihmuarit te opozites shajne po vete ate duke i harxhuar tere fisheket e nuk thone nje fjale per kete rregjim e duke fashitur edhe me shume reagimin e popullit ndaj ketij rregjimi.Ne kete menyre duke kritikuar vetem opoziten vihet shenja e barazimit midis saj dhe opozites, keshtu qe meqense te dyja palet jane njelloj,mire jane rilindasit le te qendrojne ne pushtet gjersa te lodhen e do ikin vete. E kete e bejne edhe ata intelektuale qe e shesin vehten per te djathte.Pika intelektualizmit te tyre.

  2. Me pelqeu shume ajo fraza e Rames ku thote se nga e hena do nise punet e mira. Jo per gjo, por kur ketu te jete ora 14 ne New York dhe Washington fillon orari i punes dhe natyrisht hetimet e FBI. Kur te mbyllen hetimet, me shume gjasa marrin fund punet e mira dhe me pas vazhdohet me poça balte, natyrisht nese ia lejojne kete hoby pas hekurave…

  3. Si ai poci qe ju e quani art ben edhe goca ime 4 vjece, po pyesni ata te FBI cfare ka fshehur brenda se me siguri e dine. Mund te pyesnit edhe keta te A-SPAK-ut po me siguri jane ne gjume

  4. Ne, (Rilindja), jemi zhvillim, pasterti, estetike, art, architecture & design.

    Ata, (Foltorja), jane shkaterrim, zhul, plehra, shtesa pa leje, shemti dhe zhgarravina.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Ju keni edhe aftësinë për ti futur në burg udhëheqësit, i fundit Fatos Nano, Berisha që i di mirë punët e politikës pat thënë se dosjen Nanos ia përgatitën socialistët, është mbyllur cikli për të futur në burg këtë langaraqin hajdut e antikombëtar, kanë filluar rilindasit tia përgatitin dosjen, natyrisht me ndihmën e FBI.

      1. Cdo pushtet fillon te mbaje ere pas nje fare kohe, por ne e mbulojme me lavande dhe rozmarine.

        Nderkohe qe nuk ka parfum qe te mbuloje eren kuterbuese te nje opozite kadaver me nje lider kadaver. Politikisht kuptohet.

        Gjithsesi ne kete opozite e kete lider do ta mbajme ne pellembe te dores!

    2. Te dy palet jeni HAJDUTE DHE MASKARENJ.
      Po nuk eshte vetem problem shqiptar e gjithe bota perendimore po perballet me letyra te tille ne politike.

  5. Po pse ruset nuk duan ta shporin putinin?Po sirianet nuk duan ta shporin asadin? Po koreanoverioret nuk duan ta shporin kim jongun.Te tilla ” tallje “si rama dhe veliaj bejne dhe ata.Po , ne mos e kane te perpiluar dhe orkestruar sebashku, ata e kane te ngjisur ne mitren e mamave te tyre .Djajte dhe vampirat qe vrasin popujt e tyre,dihet qe tallen me te vraret e tyre.Po keta djaj skane qenje njerzore.Keta jane mbetje toksike,qe ushqehen me gjak te vraresh.Keta djaj tmerrohen kur popujt ngrihen ,spetetijne,fshihen dhe dridhen derisa te perfundojne keto protesta dhe demostrata dhe kalojne ne eluminacione trompone ne tru dhe sillen si i dehuri qe i vin bota verdalle dhe duket se nga cekulibri bien pertok ne cdo moment.Ndersa lapanjozat e tyre qe paguhen per ti sherbyer djallit qe e paguajne ,trumbetojne: Jo. keta po tallen me protestat.

  6. S’keni bibilish ju. Jeni eunuke. Ju kemi tredhur.

    Ne Revolucionin tjeter kendoni ne kor me Berishen kengen “Stayin’ Alive” te Bee Gees.

  7. Zot c’ka thane njaj Avdi Pasha

    Paska mbet Shqipnia n’vasha

    Qysh se s’leka mbrend nje djale

    Zot Shqipnine per me i dale

    ( Gj. Fishta)

  8. Pozita e Rames me 11 shkurt perballe protestes ishte teper e veshtire, sepse eshte momenti qe nuk ben dot deklarata kur Juria e Madhe ne SHBA po vepron.

    Kjo ishte aresyeja qe gjoja per burreri e per te mos i dhene goditje te tjera KM, analistet me rradhe iu turren protestuesve e shifrave dhe jo shkaqeve e sloganeve te saj.

    Pati edhe njoftime qesharake qe nuk e ndihmonin Ramen. Ndonese KM u shfaq vete ne atelie artizanati, “Koha Jone na” siguronte” se te shtunen kish qene gjithe diten ne zyre.

    I vetmi shkrim kuptimolote, i arrire dhe i gjetur ishte ai i Lutfi Dervishit, te cilin e pergezoj, por po pres qe Qeveria te zgjedhe si “Minister per protestat” ndonjerin prej analisteve, ne mos qofte Ngjela ose Kreshniku nga Gjermania.

  9. Kur nje kriminel psikopat u thote shqiptareve se “un nuk jam me i miri por jam me i mire se te tjeret” me ke po tallet ai ne kete rast? Me ata qe nuk e besojne dhe nuk e votojne apo me ata qe e besojne symbydhur dhe e votojne?!!

  10. Per te tredhurin Jorhe qe Ben punen e Eunukut te Sulltan Ramashtejn2! thotë:

    Jorge eshte dhe eunuku I oborrit te sultan Ramashtejn !Ka friends se nuk do kete pune te krefi florets e Spiropalit Xhackes e me rradhe!Kane filluar ta paguajne mire harem I sultan Ramashtejn Sa per pasterti nuk krahasohemi me ty qe lahesh nje here ne jave dhe Lyen floket me xhel!

  11. Jorgon duhet ta perkedhelesh ne koke me penis.
    Sic i perkedhel dhe i bekon vete papa rama besimtaret e tij te devotshem.
    Alqis bythas arqen arixhiu zoto evgjiti cica fero vasilika qe do kar ardhji mutariu.

  12. Vetëm me shpenzimet e bëra nga familja Metaj për shkollimin e fëmijve të tyre në kolegjet më të shtrenjta londineze mund të dilnin nga skamja më shumë se 1.000 familje të varfëra. Vetëm shpenzimet për akomodimin e vilës së tyre në Lalëz janë të njëjta me pagën e bashkëshortëve Metaj për rretrh 10 vite.

    Vila e familjes Berisha është shumë më luksoze se vila e dikurshme e Enver Hoxhës, pa folur për modernitetin e saj. Shumë nga ata që rrinë rreth e rotull klanit sundues në opozitë kanë pasuri të mëdha dhe asnjë interes për të luajtur gjërat në nivel sistemor nga vendi.O shkulLlak prap fajin e ka rama se spiuni salih nuk mbledh as 3200 veta ne revolucion,por shkruaj ku eshte salihu qe eshte zhdukur nga ekranet,sa per shpellkaret e fcb e te lapsit shkoni dilni ne revolucionin e salihut mos u beni si Lacat neper rreshta

  13. Paska qene Ilac i mire ai hetimi i nisur ne Amerike ndaj atij McGonigal se qe asaj dite u fsheh nga ekranet e preu goje ky Zarboja i Surrelit /

      1. Llafet duhet te kene nje vije logjike. Llafet duhet te zejne vend. Llafet duhet te dimensionohen sipas veprave qe mund te kryhen. Llafet duhet te kene koherence me llafet e thena ne te shkuaren.

        Por mbi te gjitha llafet duhet te prekin damaret e elektoratit.

        Ndaj kjo opozite eshte nje opozite llafesh perballe veprave te pushtetit.

        1. Ate sapo te thash qe opozita fjalen ka perballe veprave te mira apo te keqija te pushtetit.
          Fakti qe merreni me shume me sa e keqe eshte opozita se sa me veprat qe keni bere te le te kuptosh qe e keni bo mutin kapice.
          Nuk fshihen dot pislleqet maramendese te rilindjes mbas opozites sado e shitur e kalbur apo e pavlere te jete ajo.

          1. Opozita e sotme eshte ajo cfare e mban pushtetin tone ne kembe.

            Eshte opozite budallacke, e kapur, e kompromentuar, e degraduar, e diskretituar, e mbaruar, pa kapital njerezor.

            Mundet elektorati, (nuk e kam fjalen per militantet), te besoje fjalet qe dalin nga goja e Berishes, Metes apo ku ta di une… Tritan Shehut?!

            Mund te besohet psh. Gerti Bogdani?! Doli nje dite ne televizor Gerti edhe tha qe kur isha une tek mini-bashkia vume tabela per emrat e rrugeve. Kjo ishte nje arritje shume e madhe nga ana e Gertit. Nderkohe qe une sa here kaloj nga Rruga e Bogdaneve e shaj Gertin me ku ti kete (politikisht) sepse ajo rruge e bere ne kohen kur PD-ja kishte te gjitha pushtetet nuk ka trotuare. I ka shkalle, shkalle… eshte nje aventure me vete ecja aty.

            Sot, de jure, Shqiperia eshte pa opozite.

            I vetmi rrezik qe i vjen pushtetit te Rames eshte nga te vetet, psh. Veliaj.

            Fiksoje kete gje ne mendje: edhe sikur te dali nje video ku shihet dhe degjohet ne High Definition qe Rama eshte duke bere nje afere te piste me dike, serish elektorati nuk do votoje kete opozite.

            Fiksojeni kete gje ne mendje!

            Dhe Berisha e di shume mire kete gje. Se nuk eshte budalla. Por ai po punon per veten e vete e per femijet e tij. Se i ra kjo barre ne pleqni. Nderkohe perdor delet si mase levizese. Jane ca dele qe i shkojne pas me shpresen qe vdes e fundit se mos kapin neser ndonje vend ne administrate qe te vjedhin, jane pastaj edhe ca dele naive, qe e besojne me te vertete dhe ketyre te shkreteve ja u qaj hallin.

          2. Sapo aprovove ato qe te thashe.
            Nje pushtet i korruptuar deri ne palce qe fshihet pas nje opozite te kalbur dhe te kapur.
            Sad day

          1. Qelbesirat Mavi, hajdut ordiner, pushtues te demokracise, manipulues, dhunues, stigmatizues, bullizues te votuesve shqiptare. Po vjen fundi! Do villni arrogancen tuaj!

          2. Kufiri yne eshte qielli.

            Nderkohe qe ju germoni pa fund, fundin tuaj.

            Deshtake te tredhur!

  14. Eshte i vdekur Sali Berisha sipas Mavive. Po nese eshte i vdekur, pse nuk e lene ashtu te vdekur ne parlament, por e perjashtojne. Ehe, nuk ja dalin dot as nje 80 vjeçari, sepse e kane qelbur me imoralitet politik, me kusari, aq sa kane lare dhe mekatet e Berishes and Co.

  15. I keni hequr fjalen opozites_ thote deputeti. Kjo nuk eshte etike, pergjigjet K.Parlamentit. Sa me etike, delikate jane dhunuesit Mavi te fjales se lire! Vjedhin, paguajne shkaterrimin e opozites. Shpirtrat e shqiptareve te dhunuar nga arroganca, dhuna, varferia, eshte alarmi qe po gjemon. Shpirtrat e prinderve qe vuajne per femijet qe marrin rrugen, jane denimi i pushtetit Mavi. Turp!

  16. dokumentin e negociatave që ka kryer Sali Berisha në kohën kur ishte kryeministër dhe Ilir Meta ne koalicion me PD, me mnister te Ekonomise Edmond Haxhinasto me Rusinë për hidrocentralet në 2012. Letra është dërguar ambasadori rus, Abramov. Në letër thuhet se Kjo marrëveshje u arrit pas negociatave që ka kryer Sali Berisha me Presidentin e kompanisë “RusHydro”. Berisha në 2012 ka kryer negociata me rusët për HEC-in e Skavicës dhe në lumin e Vjosës e për këtë arsye Abramov i ka dërguar një letër falenderuese qeverisë.Cecene salihu po cirret per ju shkoni more ju qifshin fisin shpellkaret e salihut,kush nuk shkone ne proteste nuk ka byrek per ate cecen

    1. Genjeni veten se jane çeçene te Saliut. Jane opozitar te Ripjellasit, vllaut te Vuçit, tradhëtarit te interesave te shqiptareve, nga jugu ne veri. Shpellaret Mavi, verbuar nga pushteti, nga kusaria, shohin endrra me çeçene.

  17. Ripjellas Mavi, makuteria e qeverisjes Josocialiste, qe jo vetem nuk mendoi per shtresat ne nevoje, por me gjuhen ere kerme te servileve bythlepires, fyen votuesin shqiptar, beri te minimizohen mekatet e Berishes, Metes etj. Kjo eshte e vetmja veper e Ripjelljes.

  18. Strategjia e Rames kunder opozites: Surrati prej goce te prekur dhe te virgjer i Taulant Balles…. E paska ulur steken i Gjati.
    Patetizem politik I dalē boje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *