• |
ide | kryesore

Berisha: E vërteta e deklaratës për video érotike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
video, Berisha



Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se fjalët e sotme të deputeteve të PS-së në Kuvend në lidhje me denoncimin e tij për video érotike në lidhje me McGonigal, ishte përpjekje e Ramës për të hequr vëmendjen nga problemet madhore të sigurisë. I ftuar në “Top Story”, ai ka shtuar se arsyeja se përse i ka bërë këto denoncime është interesi kombëtar dhe korrupsioni érotik.

“Në Parlament të propozojë përjashtimin e deputetit pse ka folur në konferencë shtypi, kjo s’ka ndodhur kurrë në histori përveçse në këtë mazhorancë që e konsideron Parlamentin si bashkime profesionale. Histori unike. Rama i paaftë për të përballuar tmerrin e lidhje me McGonigal, nxori sot zonjat. Ju them me sinqeritet se fillimisht thash ç’po flasin, kur pastaj mora vesh se e kishin për deklaratat e së premtes. Është përpjekje e Ramës për të paraqitur si një turist seksi McGonigal dhe për të injoruar problemet madhore të sigurisë.

Deklarata duket qesharake, ishte e porositur me 2 qëllime, por të dytin nuk e them, nuk duhet thënë. Mund tu them që këta kanë rikthyer eksponentët më kryesorë të sigurimit të shtetit në shërbim, Dhe ata këtë punë bëjnë. Vendi ka interesa kombëtare e shoqërore. Nëse këto momente janë shprehje të korrupsionit erotik, atëherë unë i denoncoj”, – ka deklaruar Berisha që akuzoi Ramën dhe McGonigal se kanë pasur një agjendë për të shkatërruar opozitën.

“Skenari për shkatërrimin e opozitës në të cilin u angazhua Edi Rama dhe po kaq në mënyrë destruktive Yuri Kim, kaloi në tre faza. E para ishte futja në sqetull e Bashës më procesin që u ndërpre në Apel dhe nuk shkoi në Gjykatën e Lartë, Edi Rama dërgoi disa herë Engjëll Agashin. Kjo nuk sillte atë që donte Rama. Komisionin hetimor me Bashën këto ditë e nxjerrim e kemi përfunduar. Ato para nuk kanë hyrë në arkën e PD-së. Pasi nxori prokuroria raportin doli raporti tjetër ku u tha se Putin ka dhënë para në Evropë, ndër të cilat ka marrë edhe PD-ja. Pas kësaj u detyruam të hetojmë.

Etapa e dytë ishte të godasim një njeri që kishte autoritet moral dhe këtë e zgjidhën me non-gratën. E treta ishte ti marrim logon, vulën e flamurin. Më 6 mars u zhvilluan zgjedhjet dhe ne nuk kishim vendim për Kuvendin e 11 dhjetorit. Pa vendimin e Gjykatës ne bëmë si bëmë dhe me 25 mars gjykata vendosi që këto janë legjitime.

Yuri Kim i shkon në zyrë Lulit dhe i thotë duhet t’i vijmë në ndihmë Lulzim Bashës. Erion Veliaj thërret kolegun tuaj gazetar pas 20 minutash dhe i thotë ka ndodhur kjo e kjo dhe ai gazetar vjen ë zyrën time e më thotë ka ndodhur kjo e kjo, unë direkt dola në konferencë shtypi. Kur unë thashë këtë ajo të nesërmen bëri Tëitterin, tha se është mirë të ndërhyjë, nuk e mohoi dot se e kuptoi që Veliaj ma tha mua.
Yuri Kim ka të gjithë shpresën tek Gerge Soros. Yuri Kim është përpjek me gjithë forcën për të ndikuar në vendimin e tre marsit. Gjykata e ka dhënë vendimin për ne, nuk ka shkallë tjetër, Gjykata e Apelit nëse zbaton ligjin ka vetëm një alternativë. Unë s’mund të akuzoj një njeri por e di përpjekjet që po bëhen.” – tha Berisha. ©LAPSI.al



14 Comments

      1. Cili shqiptar është “terrorizuar” deri tani ngaqë dikush, i quajtur “patronazhist”, i paska mësuar emrin e mbiemrin, vendbanimin, vendin e punës etj. (a thua se këto janë sekrete) dhe i paska kërkuar të votojë për një parti të caktuar?! Shkoni në Perëndim dhe do të shihni se si, përpara zgjedhjeve, do ju vijnë tek dera dhjetëra “patronazhistë” për t’ju bindur për cilin të votoni, apo sa telefonata do të merrni duke ju pyetur për kë do të votoni, a mund ta llogarisim votën tuaj etj.

    1. nuk ka ndonj interes publik jeta intime e tyre se nuk na ka marr lek nga taksat e popullit akti sic ben rama yt i qelbur.Plaç

  1. Mbylleni ne cmendine ose cojeni tek cirku.

    Turp femijeve te tij qe lejojne qe babai i tyre i moshuar dhe i rohitur te turperohet ekraneve keshtu.

  2. Te shpetojme Shqiperine nga ky kancer me emrin Sali Berisha qe ka 30 vjet qe e gerryen dhe e konsumon.

    Berisha ik. Liroje Opoziten qe e ke marr peng.

    Te dalim te gjithe ne revolucionin anti-Berishist.

    Berisha ik!

  3. Ku eshte fshehur Yuri mom Aman. Po nuk shikonte kjo dhe luluja se cfare po dodhte?
    Saimiri histori suksese,Rama korruptues i FBI☝️👌🐵

  4. Kur e pyetnin Juri Kim-in,per nderhyrjet e saj kunder opozites,e sidomos Berishes,dhe a kishte dijeni departamenti dhe qeveria amrikane per keto nderhyrje,pergjigja e saj ishte e plote; Une,perfaqsoj departamentin dhe qeverine amerikane,ketu ne Tirane,ndersa pas shume letrave,ambasada i ka kthyer pergjigjen e thate,nje mediaje shqiptare:Pergjigjen,kerkojani departamentit dhe qeverise amerikane! A mos sot,nuk e perfaqesoka Kimetja me aameriken e saj????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *