• |
ide | kryesore

Do vriste të dashurin e ish-gruas, burg për shqiptarin në Gjermani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
dashurin



Dënohet me burg një shqiptar nga Kosova në Gjermani, pasi tentoi të vrasë të dashurin e ish-gruas. Ai u dënua me 4 vjet e 9 muaj burgim, nga Gjykata e Kielit në Gjermani. 45-vjeçari akuzohet për vrαsje në tentativë, vepër kjo që e kishte bërë më 9 shtator të vitit 2021.

Mehmet K, e kishte plagosur të dashurin e ish-gruas së tij, shkruan RTL. Prokuroria kishte kërkuar që kosovari të dënohet me 7 vjet e 6 muaj burgim, kurse bashkëpaditësit kishin kërkuar që ai të dënohet me 8 vjet burgim.

Në ditën kritike burri nga Kosova kishte hyrë në ndërtesën ku banon ish-gruaja e tij me të dashurin i saj. 45-vjeçari ishte fshehur në korridor dhe u përlesh së pari me të. Më pas kosovari e nxori armën dhe ia drejtoi në kokë. Viktima ishte munduar që të mbrohej, por autori e kishte shkrepur armën duke e plagosur në dorë dhe këmbë, 23-vjeçarin.

Mehmet K, kishte deklaruar se dëshironte që me anë të saj ta paralajmëronte ish-gruan e tij. Kosovari po ashtu akuzohet se e kishte kidnapuar kohë më parë djalin e ish-gruas së tij, të cilin edhe e kishte rrahur.

/LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *