• |
ide | kryesore

Pedagogët paralajmërojnë sërish protestë: Nuk na janë plotësuar ende kërkesat

-Instant, Lajme, Të fundit



Përballë faktit që kërkesat e tyre janë injoruar nga qeveria Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka paralajmëruar rikthim të protestave. Ata kanë thirrur një protestë kombëtare me 22 shkurt në orën 12:00, para Korpusit Universitar në Tiranë. Pedagogët vijojnë që t’i qëndrojnë kërkesës së tyre për rritje pagash.

Kreu i kësaj sindikate, Sandër Kovaçi tha se baza e protestës janë kërkesat e peticionit të firmosur nga pedagogët.

“Ditën e mërkurë datën 22 do tubojmë. Ka ardhur një përgjigje më 14 tetor që kërkesat po shqyrtohet, sot jemi 6 muaj pas dhe s’ka asnjë plotësim të tyre. Ju e keni parë rajonin edhe në raporte sesa janë pagat, ndërsa këtu kishte qysh prej vitit 2004 dhe kujtuan se do pranonim rritje me 15%, por nuk jemi dakord. Është turp që një qeveri në 10 vite nuk rrit pagat. Kërkesat tona kanë evoluar, por baza e tyre janë kërkesa minimaliste.”, thuhet në njoftim.



1 Comment

  1. Ikni mo legenat e sali berishes Pse nuk e vazhduat greven qe niset ne fillim apo moret urdher Bashke me sali komunistin po mbani ne pushtet edi hajdutin race e keqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *