• |
ide | kryesore

Pas SHBA-ve edhe Japonia akuzon Kinën për spiunazh

-Instant, Arkiva, Planet
Japonia



Akuzave të SHBA-ve për balonë përgjuese nga Kina, i është bashkuar dhe Japonia.

Qeveria japoneze pretendon se gjatë viteve 2019-2021 më territorin e saj kanë fluturuar tre balona spiunësh kinezë.

Ministria e Mbrojtjes tha se “tre objekte fluturuese në formë tullumbace janë zbuluar midis nëntorit të vitit 2019 dhe shtatorit të 2021. Të gjitha objektet ishin avion zbulimi pa pilot të dërguar nga Kina”.

Deri më tani Kina nuk u është përgjigjur akuzave të Japonisë.

Tokio nga ana tjetër paralajmëroi se do të “përpiqet të mbledhë dhe monitorojë” çdo balonë që ka hyrë në hapësirën e Japonisë pa leje. Më tej ka shtuar se se do jetë e nevojshme do të rrëzojë balonat e paautorizuara kineze.

“Masat mund të merren kur gjykohet e nevojshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *