• |
ide | kryesore

Zbulohet dëshmia e 17-vjeçarit që plagosi shokun në Kurbin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Gjykatën e Kurbinit pritet të njihet sot me masën e sigurisë 17-vjeçari, i cili plagosi me pistoletë pak ditë më parë një nxënës shkolle të gjimnazit “At Shtjefën Gjeçovi”.

Sipas dëshmisë, i riu pretendon se arma nuk është e tij, por e ka gjetur diku dhe se nuk kishte qëllim ta qëllonte bashkëmoshatarin. Nga ana tjetër, i plagosuri ndodhte në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Ai ka deklaruar para policisë se armën e ka gjetur diku, por ka thënë se nuk ka pasur qëllimta plagoste. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Është hequr plumbi që ka pasur në këmbë dhe është në trajtim në spitalin e Traumës në kryeqytet”, raportohet se ka  dësshmuar adoleshenti në Policinë e Kurbinit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *