• |
ide | kryesore

Detaje nga plagosja në Librazhd/ Autori hapi zjarr ndaj gjithë lokalit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
librazhd



Dalin detaje të reja nga plagosja me armë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të marte në Librazhd. Burime nga forcat e rendit zbulojnë se 27-vjeçari Aldi Biçaku ka hapur zjarr në drejtim të një lokali nga një makinë në lëvizje.

Dëshmitarët thanë se ai ka shkrehur një breshëri plumbash në drejtim të lokalit. Nga plumbat u plagos në këmbë një 35-vjeçar i identifikuar si Shpëtim Skura banues në Librazhd. Ai është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Megjithatë burimet thanë se shënjestra është e paqartë pasi i plagosuri nuk ka pasur ndonjë konflikt direkt me autorin. Forcat e rendit janë vënë në ndjekje të autorit dhe po punohet për lokalizimin e tij. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *