Kryeministri Edi Rama vijon një vizitë 5-ditore në Japoni ku këtë të mërkurë ka pasur edhe një takim me homologun e tij.
Megjithatë nga Japonia e largët kreu i qeverisë shqiptare duket se ka menduar të përcjellë një mesazh, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Me një arush lodër Panda në dorë, Rama ka pozuar i buzëqeshur duke shkruar në Instagram: “Panda thotë jo gjithçka është bardhezi🐼😍”.
A është kjo përgjigje për të gjitha akuzat që i bëhen për çështjen “McGonigal” e cila prej disa javësh mbetet “më e nxehta” në politikën shqiptare dhe që Rama po mundohet me të gjitha mënyrat për ta shmangur. ©LAPSI.al
View this post on Instagram