• |
ide | kryesore

PD: Rama shfajësoi 10 anëtarë të bandës më të rrezikshme, “Hakmarrja për Drejtësi”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka denoncuar vendimin e sotëm të drejtësisë së re për të shfajësuar grupin kriminal ‘Hakëmarrja për Drejtësi’ nga veprat penale që ata kanë kryer ndër vite në Shqipëri. Në deklaratën e bërë nga selia blu, Garo ka theksuar se me këtë vendim, Edi Rama ka shfajësuar 10 anëtarë të bandës më të rrezikshme terroriste në historinë e vendit “Hakmarrja për Drejtësi”, e cila ka mbi shpinë 17 akuza të rënda.

Deklarata e plote e Garos

Hakmarrja për Drejtësi, grupi që ka në repertorin e tij nga aktet terroriste te krimet kundër individëve dhe atentatet me agjende politike, është shfajësuar nga Gjykata e Lartë.

Ky është një zhvillim ogurkeq, që hedh dritë mbi reformën në drejtësi dhe integritetin e saj, por më shumë dhe më dhimbshëm se kaq, mbi sigurinë publike, rendin kushtetues dhe garancinë e jetës dhe biznesit.

Pa harruar më të rëndësishmen: inkriminimin e politikës, shuarjen e asaj vije të hollë që ndan krimin nga politika, mungesa e së cilës ka prodhuar ato vende që njihen si ‘republika bananesh’ apo oligarki politike alla-Putin.

Hakmarrja për Drejtësi ka qenë kundërshtar i rreptë i shtetit sa herë në Shqipëri ka pasur një të tille, dhe mik i pushtetit sa herë ky ka kapur shtetin, siç ndodh në erën që mban erë të Edi Ramës.

Për publikun, një apel: mos u gënjeni se krimi i organizuar, meqë ka veshur kostum të shtrenjtë, nuk kthehet te rrugët e vjetra të terrorit!

Siç thotë populli: ujku ndërron qimen, por nuk e harron zakonin!

Edi Rama ka shfajësuar 10 anëtarë të bandës më të rrezikshme terroriste në historinë e vendit “Hakmarrja për Drejtësi”, e cila ka mbi shpinë 17 akuza të renda.

Kjo organizatë kriminale, më e madhja në vend në vitet 1992-1996, është përgjegjësi për një sërë veprash kriminale për të cilat u dhanë edhe dënime të përjetshme.

Ndër to numërohen vrasje, grabitje me armë me pasojë vdekjen e njerëzve të pafajshëm, plagosjen, grabitjen e fëmijëve, pengmarrje, gjobëvënie, vendosje eksplozivi, vrasje të efektivit të policisë, etj.

Ne duhet të alarmohemi nga ky shfajësim i terrorit, të jemi në këmbë, në parlament dhe në sheshe, demokratë, socialistë e të paparti.

Nesër para parlamentit dhe me 3 mars para kryeministrisë, t’i tregojmë shtetit të kapur se pushteti dhe Shqipëria janë të shqiptarëve.

Edi Rama dhe Rilindja nuk mund të shfajësojnë terrorin dhe të terrorizojnë qytetaret, pa u hyre gjemb në këmbë.

Shfajësimi i Hakmarrjes për Drejtësi duhet të shndërrohet në Drejtësi që merr hak për të gjithë ata që, si Pushteti, si Drejtësia e re, i hedh në gojë të ujqërve të krimit.



16 Comments

  1. Po gjykata, prokuroret kan nanji cik faj apo fajin e ka Rama sic ishte me par fajin e ka Saliu. Po imitoni Ramen, kopjaca.

  2. “Hakmarrja për Drejtësi” – banda mafioze komuniste, e përbërë nga njerëz të pushtetit të kuq, që asnjëherë nuk u dënua për krimet që ka bërë. Si të gjithë sigurimsat e tjerë.

    Duhet t’ja këputësh kokën gjarprit në momentin më të parë. Faji kryekëput qëndron tek ajo far opozite që kemi. Ja rezultatet… Hani m* tani!!

    1. Ajo opozitë i dënoi madje me vite shumë dhe jo vetëm ata. Të shumtë ishin si dhe ish byroja komuniste ,Nano e sa sa kriminelë të tjerë në kohën që ajo ishte në pushtet.Por në kohën që erdhën ishkomunistet i liruan i falën dhe morën dëmshpërblimin.E ça të bënte më tepër.

      1. Çfar të bënte më tepër?

        Denim me vdekje!
        Konfiskim i plotë i çdo lloj pasurie!
        Ndalim i pasardhësve të tyre nga çdo post drejtues për jetë!

        Kështu bëheshin punët. Po njerzit (apo opozita syleshe) nuk arrijnë të njohin psikologjikisht tipat psikopatë dhe narcisistë. Ata (psikopatët) kanë veti të riorganizohen, bashkohen përsëri dhe të të sulmojnë pa mëshirë po i lë të lirë. E kanë cilësi të lindur të tyre. Dhe ja rezultatet po i shohim …….. Të t’a thonë në sy “ne ju qijmë dhe ju s’keni ç’na bëni!”….

        Ehhh histori e gjatë kjo, po edhe këtyre do t’i vij fundi, kësaj rradhe e kanë nga Zoti.

  3. Prandaj nuk ju marrin serjozisht njerzit . Se beni dekarata te tilla , njesoj si ne komunizem. Copy-Paste.
    Me ate stil , me ato insinuata, me ato pyetje retorike.
    Asgje e re ne Albkaristan !

  4. Nj pergjigje per Anen, ne burg te pafsha o non grata.Ka 10 vjet qe nongrata vetem flet, se per te tjerat ka celesat e kashtes e ne jemi ketu ku jemi ,me pensionistet qe marrin $70-100 ne muaj,me ndihme sociale $18 per fryme ne muaj,me cmimet me shtrenjte se ne ne Amerike, me rrogen minimale $330 muaji e Mos flasim per jeten lluksoze te parise pushtetmbajtse,e sa e sa te tjera.Nese ti Ana (e shume qe mendojne si ti nga trushperlarja) jeni te kenaqur me jeten qe beni per mua its ok ta fusin ne burg nongraten apo nongratat por me duket si ne kohen e qoftelargut kur pushteti i athershem fuste ne burg armikun e kllases qe thoshte se nuk kemi nje luge qumesht per femijet e populli injorant malo te ne delir duke mallkuar e poshteruar armikun e partise packa se vete ata nuk kishin me se ti ushqenin femijet e tyre njelloj si armiku tashme i burgosur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *