• |
ide | kryesore

Meta: Kemi buxhet më të lartë se Kosova, por japim më pak ndihmë ekonomike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e forcës së tij politike në qytetin e Elbasanit, ku ka prezantuar edhe kandidatin e opozitës për këtë bashki, deputetin Luçiano Boçi.

Meta u ndal në disa prej problematikave të këtij qyteti, ku u ndal edhe tek bandat kriminale.

Meta: Elbasani ndodhet e parafundit kushtet e jetesës, varfërinë. Elbasani që është 20 minuta larg Tiranës, për shkak të tunelit të ndërtuar nga i madhërishmi Sali Berisha. Këtu mbizotërojnë bandat që i mbështet qeveria e krimit. 75 mln euro ishte për t’u bërë rruga e Arbrit. Ka vajtur 350 mln euro dhe nuk ka sy për të mbaruar ajo. Atje po vriten njerëz në aksidente dhe probleme. Nuk po përmend rrugë të tjera. Aq miliardë euro sa janë marrë borxhe, do ishin bërë rrugë nga Tirana në Londër.

Ja ku jemi. Nuk do krahasohemi as me Britaninë dhe Austrinë. Kemi Kosovën, shumica e qytetarëve janë shqiptarë. Buxheti ynë për 2021, 4.9 mld euro, i tyre 2.5 mld. Ndihmë ekonomike në Shqipëri, një familje ka përfituar 58 euro në muaj, ndërsa në Kosovë ka marrë 100-120 euro në muaj. Niveli mesatar i pensioneve në Kosovë është 300 euro. Ndërsa në zonat rurale në Shqipëri është 79 euro. Fitorja e padiskutueshme.



15 Comments

  1. Kur flasin keta qelbesirat per ndihmen ekonomike dhe gjoja sikur ju dhemb shpirti per popullin te hapet barku.
    Po hik o Like , hik se te dime se sa i pa fytyre je kur vjen puna tek paret.
    Ti i coje sejmenet e tu neper bizneset per te marre harcin . Harrove qe notoje ne leke te vjedhura ?
    Yyyyy KELLIRE.

  2. E njëjta skemë si çdo herë; ca deputetë të PD-së bëjnë sikur po hyjnë me forcë te dera e parlamentit, kur e dinë se nuk futen dot.

    Paralel me këtë veprim dhjetëra protestues bërtasin “Poshtë Rama”.

    Hedhin ndonjë tymçe dhe presin liderët e opozitës, Berishën dhe Metën.

    Ata vijnë te protestuesit që nuk janë të shumtë. Flasin, ligjerojnë dhe shkatërojnë kryeministrin. Dhe ikin.

    1. Meta ka një favor se Berisha. Nëse nuk i jepet partia me 3 mars, Berishës do t’i duhet të bëjë pazar me Metën që të marrë komisionerët dhe vëzhguesit sepse del totalisht out. Ne e dimë një pazarxhi në politikën shqiptare, ky është Ilir Meta. Dhe prandaj them se 3 marsi është i rëndësishëm për Berishën.
      Meta nuk ka hallin e PD sepse ku ta gjejë që Berisha të ulë kurrizin për të bërë pazar sepse do t’i japë edhe bashkitë që kërkon ai.

  3. Per fjale i pari je sta merr njeri ne kete vend,per vepra pastaj je i fundit,se asgje ben vetem vjedh kete vend.

  4. Baftjar-gezuar te keqen vellai…po tu dhims populli jep ca nga florinjte e tu se su be nami se te vjedhura i ke nuk i ke rene kazmes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *