• |
ide | kryesore

Aksidenti i autobusit/ Shefi i qarkullimit zbulon dyshimet e policisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditen e kësaj të hënë në Tiranë, ku një autobus i linjës së “Unazës” është përplasur me disa automjete, duke lënë pas edhe 9 qytetarë të plagosur, mes tyre edhe shoferi i urbanit.

Në rubrikën “Opinion”, i ftuar ishte dhe shefi i qarkullimit për Tiranën Taulant Gjoka, i cili ka deklaruar se po hetohet për azbardhjen e plotë të shkaqeve.

Sipas tij, paraprakisht dyshohet se shoferi i autobusit ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Ai tha se këtij të fundit i është bërë edhe testi i drogës, pasi ka deklaruar se në momentin që ka ndodhur aksidenti ka qenë jo koshient dhe se nuk mban mend çfarë ka ndodhur.

Ndërkohë të pestë shoferëve u është bërë testi i alkoolit, dhe kanë rezultuar negativë.

“Policia po heton për të parë dhe kënde të tjera të aksidentit, jo vetëm atë që shfaqet në këtë video. Nuk duhet të nxitojmë për të bërë me faj asnjë nga dejtuesit që janë përfshirë në këtë aksident të pazakontë, për sa i përket numrit të mjeteve. Referuar të dhënave që kemi marrë nga grupi hetimor, mund të themi që kemi të dyshuar drejtuesin e autobusit për shkelje të kodit rrugor. Pesë shoferët e përfshirë në aksident u janë bërë testet e alkoolit, dhe kanë rezultuar negativë.

Shoferi ka deklaruar se ka qenë jo koshient në momentin e ngjarjes për shkak se ka thënë se vuan nga një sëmundje, e për këtë i është bërë testi i drogës, nuk kujton çfarë ka ndodhur”, u shpreh ai.



5 Comments

  1. Ca ka aty per te dyshuar se na cuditet koken.

    Nga filmimet duket se shoferi i autobuzit ne vend qe te shtypte frenat ka shtypur gazin dhe ka marr perpara automjetet qe ishin te ndalura ne semafor, plus Cayenne-in anash qe ishte ne korsine e emergjences.

    Kaq.

  2. Nese shoferi i autobusit vuan nga semundje dhe merr barna atehere nuk duhet te drejtoje fare autobus!
    Mendova se mos ndoshta gjate aksidentit i ka ndodhur ndonje para infarkt sepse vetem ato nuk mund te dihen…

  3. O shefi i leshit!
    Po Porshe pse i zuri rrugen autobusit ne korsine e dedikuar per sutobuset dhe emergjencat?
    E kujt eshte Porshe dhe kush e drejtonte ate?
    Sa “shpejt” ishte autobusi? 30,40 apo 50 km ne ore?
    As kete nuk e percakton dot, megjithese ke edhe filmime, o coban bagetish te imeta.?

    1. O mjeshter mbaji pak fjalet se po flet paksa budallalleqe.
      Shife vidion nga fillimi (jo kte versionin qe jep Lapsi) dhe do kuptosh qe asnje makine nuk i ka zene rrugen autobuzit.
      Ne video duket qarte qe faji ka qene i autobuzit, i cili nuk ka qene me shpejtesi por ne vend qe te frenonte ka vazhduar drejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *