• |
ide | kryesore

Si u lirua Dan Hutra?! Elena Hysa e denoncoi për dhunë në qershor 2022

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vrasësi i tri grave Dan Hutra, i cili u denoncua nga ish-bashkëshortja për dhunë në familje u dënua me 1 vit burg por qëndroi vetëm 8 muaj në qeli pasi, përfitoi nga gjykimi i shkurtur.

Denoncimin për dhunë në familje e ka kryer Elena Hysa, ish- bashkëshortja e tij e cila u plagos më armë zjarri të mërkurën në Paskuqan. Në qershor 2022 ajo shkoi në polici dhe sqaroi se ishte fejuar me Dan Hutrën dhe kishte filluar bashkëjetesën.

Në denoncim ajo ka treguar se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga Dan Hutra në ditë të ndryshme si dhe është trajtuar si “skllave”.

Sipas Elenës problemet u shtuan akoma më shumë kur ajo mori vesh se ishte shtatzënë.

Pavarësisht se Dan Hutra fillimisht e kishte pritur mirë lajmin, të nesërmen Dani i ka thënë “më ke hy në gjak” por nuk i ka treguar arsyen.

Ai i kishte thënë familjarëve të tij se Elena ishte e sëmurë dhe jo shtatzënë, pasi ata e telefonin për ta pyetur si ishte gjendja e saj shëndetësore.

Në këtë situatë, Elena është larguar nga banesa dhe ka shkuar tek prindërit. Atje ka shkuar edhe Dan Hutra, duke ju drejtuar babait të nuses me fjalët “Dua kokë njeriu, do shkojë gjaku deri në gju sepse vajza juaj më ka ikur nga shtëpia.”

Gjatë marrjes në pyetje Hutra ka deklaruar se nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë fizike apo psikologjike ndaj shtetases Elena Hysa. Sipas tij ata kanë 28 ditë që kanë ndarë shtratin dhe sipas analizave të ekos rezulton se fëmija është 45 ditësh.

Kjo është arsyeja që ajo është larguar nga banesa, pasi i ka kërkuar kohë për të njohur atësinë e fëmijës pas disa analizave të tjera, për qartësimin e situatës.

Sipas argumentimit të gjykatës Dan Hutra është cilësuar edhe si person me rrezikshmëri të lartë për shkak edhe të përfshirjes në një krim tjetër.

I pandehuri, thotë gjykata, ka ndërmarrë veprime aktive, duke e kërcënuar me fjalë por, pa e goditur viktimën e pa i shkaktuar asaj dëmtime fizike si dhe për faktin se ka shfaqur pendesë.

Në fund togat e zeza e dënuar atë vetëm më 1 vit e 6 muaj burg, por me aplikim të gjykimit të shkurtuar ai u dënua vetëm me 1 vit heqje lirie.

Neni mbi të cilin ai ishte akuzuar parashikon dënim me burg deri në 3 vjet pa përcaktimin e minimumit që mund të vendoset nga gjykata. Pas kryerjes së dënimit Dan Hutra u lirua më 16 shkurt 2023./Ora



4 Comments

  1. Duhen Vota. Ska prob Rama do nxjerre dhe dritan dajtin bashke me aldo baren

    Gjykatat jane ne rregull me Ramen mjaft te kalojne vetingun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *