• |
ide | kryesore

Tuzi u mbetet shqiptarëve, Nik Gjeloshaj shpall fitoren

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjeloshaj



Kryetari aktual i komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka arritur të marrë fitore në zgjedhjet lokale të mbajtura këtë të diel në këtë komunë. Gjeloshaj kandidonte në siglën e koalicionit “Forumi Shqiptar”, ku përballë ishin edhe 3 koalicione të tjera dhe 3 lista të pavarura.

Fikret Ljuljanaj, anëtar i shtabit zgjedhor të koalicionit “Forumi Shqiptar”, tha se kanë fituar nga 18 deri në 19 mandate, që do të thotë një fitore binsëse.

Pas shpalljes së fitores mbështetësit e Gjeloshajt kanë nisur festën me flamuj shqiptarë dhe fishekzjarrë. Këto janë zgjedhjet e dyta lokale në atë komunë, pasi Tuzi u bë komunë e pavarur vetëm në vitin 2018. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *