• |
ide | kryesore

Dan Hutra refuzohet nga gjithë të dënuarit e burgut 302

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Hutra



Vrαsësi serial i grave Dan Hutra është refuzuar nga të gjithë të dënuarit dhe paraburgosurit e burgut 302 në Tiranë. Askush nga personat e izoluar në këtë burg nuk ka pranuar të ndajë qelinë me Hutrën, duke refuzuar në mënyrë të plotë vendimin e Drejtorisë së Burgut për izolimin e Hutrës në ambientet e përbashkëta.

Lajmi për refuzimin e Hutrës, bëhet me dije nga burime pranë drejtorisë së burgut 302 në Tiranë, të cilat pohuan për “Ora News” se: “…asnjë nga personat që vuajnë dënimin dhe qëndrojnë në paraburgim nuk ka pranuar të qëndrojë me Dan Hutrën. Frika për lindjen e konflikteve dhe incidenteve brenda qelisë, ka bërë që të gjithë ta shmangin dhe mos i binden urdhrit të drejtorisë për sistemimin e tij në qelitë e përbashkëta…”.

Nisur nga kjo situatë Drejtoria e Burgut, ka vendosur të mbajë të izoluar dhe vetmuar Dan Hutrën, në një ambient tjetër. Procesi i ajrimit të tij dhe ushqimit, do kryhet veçmas nga të dënuarit të tjerë, duke e futur Hutrën në një regjim special.

Ndërsa brenda këtyre 5 ditë të arrestimit, për Dan Hutrën nuk është interesuar asnjë nga të afërmit e tij dhe mbrojtësi ligjor. Dan Hutra, është autori i vrasjes së Elvira Kurtit, Mevlute Hysës dhe Hasime Dafkut dhe plagosjes së gruas së tij, Elvira Husën, vjehrrës Kujtime Hysa dhe të dashurës Marjana Gurakuqi.

Një ditë më parë gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Dan Hutrën. Ndërsa prokuroria që po ndjek rastin, pritet që në ditët në vijim të kërkojë një ekzaminim psiqik të tij, për të mësuar përgjegjësinë mendore të tij. Dan Hutra, gjatë marrjes në pyetje në polici ka pranuar të gjithë krimet, duke mos shfaqur asnjë pendesë para hetuesve. /Marrë nga Ora News



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *