• |
ide | kryesore

Rrëfehet vëllai i Dan Hutrës: Nga frika prej tij ikëm nga Shqipëria!

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
vëllai


Vëllai i Dan Hutrës, njeriut që kreu mαsαkrën e Paskuqanit duke vrαrë 3 gra dhe duke plagosur 3 të tjera u ka kërkuar falje publike familjarëve të viktimave. Në një intervistë për gazetarin Igli Çelmeta në Neës24 ai shprehet mes lotësh se me të vëllanë ka shumë vite që nuk flet asnjë nga pjesëtarët e familjes. Vëllai i Dan Hutrës tregon se ka ikur nga Shqipëria bashkë me vëllanë tjetër nga frika se mos ai i vriste edhe ata.

“Në radhë të parë dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella që dalin nga zemra e një njeriu familjarëve të viktimave, që humbën jetën krejt kot 3 vajza në lule të jetës. Kjo ishte një masakër, që masakra të tilla unë 45 vjeç kam përjetuar vetëm në vitet kur serbi ka bërë mbi kosovarët. E dyta, ai kriminel ai është vëllai, por më nuk është vëllai im edhe kush më njeh, e di që prej vrasjes së parë që ka bërë ne e kemi mohuar si vëlla.

Unë edhe vëllai tjetër. Edhe kur kam biseduar me familjarët e viktimës së parë, i kam thënë që ai nuk është më vëllai im, për mua të veprojë drejtësia. Të veprojë kush të dojë. Për mua nuk më intereson se çfarë bëhet me atë njeri, se jetën ta ka dhënë Zoti dhe ta merr vetëm Zoti dhe jo njeriu” – thotë vëllai që kërkon të bëjë edhe një sqarim.

Sipas tij nuk është raportuar siç duhet e vërteta e krimit të tij të parë.

“Në vitin 2003 Dan Hutra është dënuar se ka mbyllur nënën dhe njërën prej kunatave në dhomë që të mos lajmërojnë policinë. Për dhunim dhe jo për përdhunim, sepse përdhunim është marrëdhënie seksuale, është dënuar për dhunim. Jo për përdhunim, për dhunë.

Për dhunë dhe atij i është vënë si përdhunim dhe nëse është përdhunim kapni atë gjykatës çojeni në vend të atij kriminelit sepse për përdhunim duhet të marrë nga 7 deri 15 vite burg siç e thotë ligji shqiptar dhe jo 2 vite sa është dënuar ai” – thotë vëllai që rrëfen edhe jetën e Dan Hutrës.

“Kurrë nuk bëri familje ai. Për atë punë e mohova se njeriu kur nuk krijon familje dhe nuk i nënshtrohet rregullave të familjes, të gjithë vuajmë për një familje, të gjithë punojmë për të ndërtuar një familje. Ai kurrë nuk u përkushtua dhe i thashë ti nuk je vëllai im sepse nuk je në gjendje të mbash një familje. Nuk je në gjendje të krijosh një familje. Nuk jam interesuar kurrë. Kurrë. As kur ka rënë në burg, as se si ka shkuar burgu, as se si ka shkuar gjyqi. Kurrë nuk kam marrë asnjë informacion dhe nuk jam interesuar të marr një informacion.

Vëllain tim për herë të fundit e kam takuar në vitin 2006. Komunikimi i fundit ka qenë, ose ndrysho rrugë, ose harromë mua. Ndrysho rrugë dhe kthehu jetës ose harromë mua se nuk më ke asgjë” – thotë vëllai i tij. ai thotë se nuk është në dijeni për aktivitetet e Dan Hutrës, por ka dyshime.

“Nuk jam në dijeni. Atë ta gjejë drejtësia. Ato rroba firmato, ato lekë që ai jepte, ato gjykatës që për t’u pasuruar ato nxjerrin kriminelë nga burgu. Ai kriminel me të vërtetë vrau 3 bija nënash dhe thau 4 zemra se 4 ka vrarë ai, 4 zemra nënash i thau, por ama ka vrarë edhe 12 të tjerë që janë pa varrosur. Ne jemi të vrarë, por jemi të pavarrosur. Nuk na fut kush në dhe. Ka vrarë edhe 12 të tjerë, jemi të pavarrosur.

Unë të them me gjithë sinqeritetin më të madh. Me gjithë vëllain tjetër që kemi ikur. Vëllain tjetër e kam marrë nga frika, kur doli nga burgu Dan Hutra, e kam transferuar nga Shqipëria sepse po të na shikonte neve ai do na linte ai? Të parët kemi qenë ne në listë se pse nuk e kemi ndihmuar dhe ndjekur në burg. Të parët kemi qenë ne në listë për atë. Do na eliminonte të parin.

Nuk kishim konflikte, por ngaqë e kishim distancuar dhe arsye e vetme që kam tërhequr vëllain tjetër me gjithë familje vetëm nga frika që një ditë do ta pësonte siç e pësuan viktimat e pafajshme” – thotë ai dhe përlotet kur pyetet pse Dan Hutra nuk kërkoi ndjesë.

“Ai vetëm njeri nuk është ai, vetëm gjak nuk ka. Ka ndjerë keqardhje gjithë Shqipëria për atë që bëri, nuk ka gjak ai njeri. Për t’u larë ato viktima, ai kriminel me gjithë gjykatësin duhet të paraqiten para familjarëve, po qajnë 4 nëna… (përlotet) Nuk mendon kush për ata nëna. Kam fëmijë vetë… (përlotet)

“Kush më njeh mua e dinë të gjithë se unë që në 2007 nuk e quaj vëllanë tim, që në momentin e fundit që i kam thënë ose ndrysho rrugë ose për mua harromë. Dan Hutra kur ka bërë vrasjen e parë të vajzës së pafajshme, unë kam qarë tërë ditën dhe kanë ardhur njerëzit më ka thënë “çfarë ke?”, më ka vdekur i kam thënë vëllai, por jo më thoshin e ka kapur policia është në burg, për mua ka vdekur sot.

Drejtësisë i bëj thirrje në rast se kanë kalamaj dhe e dinë çfarë do të thotë të humbësh një fëmijë, të gjykojnë me ligjin dhe jo me xhepin. Të gjykojnë siç e meriton krimineli, po na çojnë 40 vite mbrapa të kërkojmë Enver Hoxhën, ngrehu Enver dhe vari siç i varte edhe nuk kishte as gjakmarrje, as hakmarrje dhe nuk u shtonin vrasjet.

Nuk mund ta përshkruaj, atë po ta djegësh, po ta shohësh në zjarr dhe t’i hedhësh edhe një çik benzinë më shumë që të digjet më shpejt. Ku ka dënim, më vjen keq, ishalla nuk ndodh dhe e lirojnë prapë, por me këto gjykatës që kemi, ai një ditë do jetë jashtë, unë kam shumë frikë që një ditë do dalë prapë jashtë ai kriminel. Me këto gjykatës që marrin lekë, unë kam shumë frikë që ai një ditë do të arrijë të dalë jashtë.

Kur ai sot duhet të ishte i varrosur bashkë me ato që i ka vrarë pa faj. I bëj apel drejtësisë të mos merren me punë të kota, në radhë të parë të vendosin drejtësinë, krimineli ndëshkohet, jo vetëm dënohet, ndëshkohet, ndëshkim maksimal. Jetën ta ka dhënë vetëm Zoti dhe ta merr vetëm Zoti” – tha vëllai i Dan Hutrës.

Ai mohon të kishte konflikte me personin që Dan Hutra tentoi të vriste në zonën e Sharrës.

“Po si nuk e njoh. Nuk ka edhe nuk ka ekzistuar asgjë. Ai ka familjen e vet, i kërkoj falje publikisht Rrahman Selës që i ka dalë emri në televizor. Nuk kam asnjë gjë me atë, po te kisha do e kisha sqaruar me Rrahmanin këtu e 23 vite më parë, kaq kisha për të thënë” – tha vëllai i Hutrës. 

E shkuara e Dan Hutrës

Dan Hutra, i lindur në Shënmëri të Kukësit, është djali më i vogël nga tre djemtë e Riza dhe Mislije Hutrës. Ndërsa banonte në zonën e Vaqarit, Hutra nisi problemet e para me drejtësinë që në moshën 21-vjeçare.

Pas disa vitesh, qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten e tij, Dafina Havaljen, në atë kohë 22 vjeç.

Pasi kreu krimin, Hutra u largua qetësisht nga banesa, duke mbyllur derën dhe marrë në telefon nënën e viktimës, të cilës i tha: “Rrofsh vet se Dafinën e kam mbyt”.

Dënimi me 24 vite heqje lirie u ul në 16 vite, pas gjykimit të shkurtuar.

Në vitin 2021 lirohet, ndërsa një vit më pas nisën sërish telashet me drejtësinë për shkak vjedhjeve dhe dhunës ndaj ish bashkëshortes së të dytë, Elena Hysa.

Dënimi i fundit ndaj tij është dhënë nga Gjykata e Tiranës në 8 shkurt 2023. Ai u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, për dhunën psikologjike të ushtruar ndaj ish-partneres së tij.

Elena Hysa ka treguar se Dan Hutra e trajtonte si skllave, i kërkonte t’i lante këmbët e t’i çonte kafen në krevat. Por vrasësi nuk u mjaftua me kaq. Rreth 1 vit më parë, ai nuk pranoi atësinë e fëmijës dhe kërcënonte familjen e Elena Hysës si dhe i kërkonte paratë për darkën e fejesës.

Në shkurt të vitit 2023, kur u lirua nga burgu, Hutra filloi të përgatisë planin e ekzekutimeve, të cilin e realizoi në datën 1 Mars.

Vrasjet e 1 Marsit

Në Astir plagos me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi. Në Kodër Kamëz, u fut në oborrin e shtëpisë së ish bashkëshortes dhe qëlloi me breshëri automatiku. Nga të shtënat mbetën të vdekura në vend Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku.

Nga këtu shkoi në rrugën Besëlidhja në Kamëz, ku ishte shtëpia e një të dënuari me të cilin kishte pasur probleme në burg, Vladimir Kurti. Gjen aty motrën e tij, Etleva Kurtin. Kur ajo i tregoi kush ishte, e qëllon me tre plumba duke i marrë jetën.

“Nuk jam i penduar, i kam bërë më konshiencë krimet. Jam dënuar pa faj për dhunën në familje, nuk e kisha prekur”, tha Hutra në sallën e gjyqit, me ftohtësinë e një vrasësi serial./Lapsi.al


7 Comments

  1. Zot i madh çfarë mjerimi, çfarë turpi! Kanë mbetur po ato turma si në vitin 1913 me Haxhi Qamilin, si në vitin 1928 me mbretin Zog, “nip-stërnip i Skënderbeut”, si në vitin 1944 me Enver Hoxhën, si në vitin 1991 me Sali Berishën, si sot.

    1. Miu te kiu, ma beso, pak gjë kane ndryshim, nga Shullazi dhe Dan Hutra, Ed Ram Turk hajdut Erdogani, Sali Gerdeci, dhe ilir spiun hajduti. Një muttttee jane, që të tre kane mentalitet primitive barabar Turk, Taliban, vrase, dhe jane hajdut ordiner. Prandaj Shqiprija ështe në kët gjendje..

  2. komentuesit i kanë kujtuar se ka zgjedhur të urojë me gratë e gabuara 8 marsin, duke qenë se si e shoqja, ashtu dhe e bija, janë shpallur “non grata” nga SHBA, se kanë përfituar financiarisht nga pushteti i burrit dhe babit, duke vjedhur fondet publike.

    “O Sali, ke zgjedhur gratë e gabuara për të uruar 8 marsin”, i shkruan një komentues!

  3. nëse gjyqin do ta kishte fituar ai, thirrjet për dhunë dhe linçim ndaj Bashës e Alibeaj, do të ishin edhe njëqind herë më të forta se kaq. Tani ato thirrjet bëhen nga pozitat e njerëzve të dëshpëruar dhe të pashpresë që problemin të cilin ja krijuan vet PD, duan tua faturojnë të tjerëve. Por po ta fitonin vulën, ata nuk do ofronin paqe siç ofrojnë këta, por do niseshin vet “drejt shtëpive të tyre” siç e kanë zakon shpellarët e Berishës në këto raste.

  4. Sali Berisha është në ditët e veta, më të këqia politike.

    Për herë të parë pas 32 vjetësh ai s’ka më asnjë fuqi, as në parti, as në gjyqësorë, as në ekzekutiv e as legjislativ.

    E vetmja fuqi është ajo mediatike me para-lum, të cilat shpejt do t’u zbulohet edhe burimi.

    Nervozimi dhe kaosi në Foltore, mes drejtuesve të saj dhe analiste po e tregojnë më së miri këtë.

    Fati i tij paska qënë i shkruar që “lexhenda”, “historiku, ta mbyll duke u zvarritur pa nder dhe lavdi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *