• |
ide | kryesore

Dan Hutra merret në pyetje nga SPAK

Lajme, Të fundit



Dan Hutra, i njohur me nofkën vrasësi i grave, është paraqitur së fundi në Prokurorinë e Posaçme, pasi ka deklaruar se ka informacione për disa ngjarje kriminale. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Anila Hoxha, e cila zbulon se Hutra është paraqitur në SPAK pas dy letrave drejtuar Prokurorisë së Posaçme.

Pasi janë administruar, prokurorët e posaçëm vendosën që të kërkojnë shoqërimin e tij në SPAK. Ai është pyetur për disa orë pasi sipas tij ka dijeni për një sërë ngjarjesh kriminale.

Burime jo zyrtare thanë se ai do të ripyetet sërish nga prokurorët e posaçëm, pasi nga seanca e pyetjeve nuk ka dhënë asgjë me interes për hetimin.

Dan Hutra edhe nga burgu, ka bërë skenare qoftë për arratisjen e tij, qoftë për dijeninë mbi krime të planikuara ndaj tij apo personave të tretë. Disa muaj më parë ai tentoi arratisjen, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi vitin e kaluar, ku ai vrau 3 gra, dhe plagosi një tjetër me të cilën pretendonte se kishte një raport intim.



2 Comments

  1. Akoma e mbani ne burg kete mostren,! Futini nje injection te shkoj te gjej viktimat e tij,apo I duhet mavijes Edvin dhe Ulsi mamarakut!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *