• |
ide | kryesore

Berisha: Lul Brava një kufomë politike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mbështetësit e tij në Mallakastër, teksa ka deklaruar se Partia Demokratike në vitet e fundit në opozitë po ecte si një njeri somnambul.

Berisha deklaroi se një vit e gjysmë më parë planet për shndërrimin e opozitës dhe PD-së në një fasadë të Edi Ramës u shpalosën dhe se “de facto” kjo parti po kthehej në fasadën e Edi Ramës.

Sakaq, ai përmendi edhe Lulzim Bashën, të cilit iu referua si “Lulzim Brava” teksa tha se ai u mor peng nga Edi Rama përmes një çështjeje gjyqësore, ndërsa i bëri thirrje ambasadës amerikane ta “merrte atë”, duke e etiketuar si “kalbësirë politike”.

“Çdo demokrat duhet të ndihet përjetë krenar dhe brez pas brezi për kontributet dhe investimin e mbështetjen që i dha kësaj partie, e cila arriti me përpjekje të jashtëzakonshme të nxjerrë Shqipërinë nga honet më të thella të shtypjes e izolimit.

Nga vendi më i prapambetur në kohën e internetit Shqipëria arriti në botën digjitale. Jemi kthyer në eksportues të produkteve ushqimore. PD ka bërë gabime dhe gabime serioze, por ka qenë në meritën e saj që nuk i ka injoruar ato dhe i ka shpallur publikisht duke i korrigjuar me guxim të madh. Nuk ka diskutim se skemat piramidale ishin gabim historik i PD-së, por PD ndaj tyre mbajti atë qëndrim që kërkonte morali i çdo shqiptari.

Shqiptarët e panë që pati mashtrime për çdo qindarkë. PD në opozitë këto vite po ecte si njeriu i përgjumur somnambul. De fakto po përfundonte si pseudo-opozitë e regjimit më të korruptuar e anti-shqiptar të krimit e drogës. Kjo do ishte një katastrofë e madhe kombëtare. Një vit e gjysmë më parë planet për shndërrimin e opozitës dhe PD-së në një fasadë të Edi Ramës u shpalosën me gjithë shëmtinë e tyre.

Ka shumë që thonë se unë u shpëtova, por atë e shpëtuat ju, të cilët pajtoheshit kurrë të bashkonit moralin tuaj me amoralët e hajdutët e drogmenët. Ata që u përpoqën t’iu tradhtojnë dhe t’iu futin thikën ju ata do përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë. Ja ku është McGonigal, një tradhtar i vendit të tij që punoi të shkatërronte opozitën si vrasës i paguar nga Rama. Ja Lulzim Brava i cili u mor peng nga Edi Rama me proces gjyqësor dhe pastaj thoshte se po më urdhëron në mënyrë të tmerrshme ambasadorja. Tani i them zonjë ja ku e ke, merre këtë kalbësirë politike.

Kundër PD-së, kundër jush u vërsul me të njëjtën egërsi McGonigali me fustan që quhet Yuri Kim. Tani do i them një fjalë këtu, nuk ke asnjë moral e të drejtë të flasësh ti për zgjedhjet në vend. Je e para që i urove Ramës me urdhër të McGonigalit zgjedhjet më të vjedhura në historinë e vendit. Shqiptarët kanë shumë probleme, por ai që lexon çdo të huaj përshkruhen si inteligjentë dhe nuk ua hedh dot”, tha ai.



21 Comments

  1. Lulin ua solle vet demokrateve, e mbajte ua ngeshe me forc, tani peshtyn ate qe gatove vet nga nje ane, dhe lepin ate qe ke peshtyr per vite me rradh nga ana tjeter (Like floririn). Hipokrit dhe i lig. Nqs Luli eshte ashtu si thua ti, merr pergjegjesit e tua dhe hap krahun se i bie qe je ti fajtori kryesor per Lulin. Po ti nuk hap krahun se ke hall tjeter. Dhe deshmia qe ke hall tjeter eshte fakti qe je kap pas vules nga nje ane, dhe nga ana tjeter thua un kam mbeshtetje. Ca te duhet vula nqs ke mbeshtetje? Shum e thjesht, i more ne qaf demokratet per hallet e tua dhe te familjes. E tha Luli atehere, po spati njeri qe te ket vesh ta degjoj, e tha troc: Saliu me tha qe para vetes dhe failjes nuk me rruhet as per demokrat e as per Shqiperi.

    1. Po ju dridhet toka nën këmbë ë ?! Po ju dhimbset vendi tani që Berisha u kthye?! Fallco jeni kryekëput, doni edhe të përçani tani. Komunistë tradhtarë gjakprishur!

      1. Miri 08/03/2023 te 20:42 – mos ishe i pire apo i semure kur thua qe po i dridhet toka nen kembe. Vetem injorantet dhe bolsheviket perdorin fraza te tilla.

  2. O Sale je ber si Don Kishoti, ne luft me mullinjt e eres (USA). Po kujdes, se Like floriri nuk eshte Sanco Panco, kujdes se do te marri partin se eshte i rrezikshem ai.

  3. Sigurisht qe shqiptaret nuk jan budallenj. I din ato qe thua ti, po i din edhe qellimet e tua, e din qe je kart e djegur sado te hidhesh perpjet nuk vjen PD me ty ne pushtet. Nqs te dhimbsen vertet demokratet, ik dhe lere PD te bashkohet qe me vertet te ket ndonje shanc te mund Ramen. Sa per Lulin, per ca habitesh, nqs ka qen buratini jot, u be buratini Rames, se buratin eshte. Ti e zgjodhe se ishte komod per interesat e tua, drejtoje PD nepermjet tij, nuk bente dot nje diskutim Luli pa marr leje te baba (te ty). Per ca kapesh kot me Lulin kur e mbajte ti aty.

  4. O Sale PD pa ty vazhdon ekzistencen, ti pa PD merr fund totalisht. Ja kjo eshte e verteta e hidhur, te tjerat jan llogje per loqe.

  5. Ik se je bere qesharak cfare thua ne mengjes nuk thua ne drek. Ti je percaresi me i madh i PD. Basha sigurisht qe ka mangesi por bolshevik si ti nuk eshte. Ti je trashegimtari i Ramiz Alise .

  6. Nese ka nje njeri qe i ka sherbyer komunizmit ne te dy kohet jeni Ju z. Berisha. 1. Masakrove pronaret. 2.Tradhetove te persekutuarit. 3. Ju vodhe leket shqipetareve ne fajde dhe dogje Shqiperine ne ’97. 4.Vrave 26 te pafajshem ne Gerdec. 5 .Vrave 4 protestues ne mes te bulevardit bashke me Ilir hajdutin dhe Edi drogaxhiun. 6.Shkaterrove PD.Zoti ju mallkofte ty dhe dy te tjert Meten e Ramen.

  7. Turpi te mbulofte z. Berisha. Kufome e pa kallur je ti dhe vetem ti. Askush ste takon pervec Garos dhe Vokshit dhe Muli.

  8. Berisha teresisht i paskrupull, demagog i pandreqshem mashtrues patologjik. Ai terbohet dhe nxjerr diarre verbale per ata qe nuk i nenshtron dot dhe qe vertet i prishin qetesine dhe e nxjerrin nga binaret. Si si terbohet ndaj Juri Kimit , fakti qe uleret ndaj Bashes tregon se deri tani Basha eshte i fituari dhe i preferuari i perendimoreve.

  9. Sale leje lulin po shih kimeten qe tall lesht e rrockes perdite me ty. E ti rri mu si matuf. Kimetja ta mylli squpin mer sal ta cau ballin

  10. Ky njeri eshte perfundimisht i pandreqshem,edhe sot ne nje dite feste ky prape flet me gjuhe horror,vetem vrer vjell nga goja ky komunist i qelbur…

  11. Fatkeqesia e PD je z. Berisha por me sa duket Ramiz Alia te ka studiuar mire dhe ka patur besim qe do ta cosh deri ne fund percarjen e PD . I mallkuar qofsh.

  12. Njerez refuzoheni Berishen! Kjo mbetje e komunizmit duhet arkivuar ne memorjen e kombit si nje e keqe e padobishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *