• |
ide | kryesore

Ndryshime në qeveri, preken Ministria e Financave dhe Ministria e Jashtme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Samiti i Berlinit, 51 milionë lekë shtesë te Shërbimet Qeveritare


Këtë të mërkurë janë kryer disa lëvizje në kabinetin qeveritar. Besart Kadiaj, i cili mbante postin e zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë, tanimë do të kalojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku do të jetë numri 2 i diplomacisë shqiptare.

Ndërkaq, Endrit Yzeiraj është emëruar zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Besart Kadia emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Endrit Yzeiraj emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


5 Comments

    1. Mjerë Shqipëria.Me kalamaj e injorantë si në diktaturë dhe tani.Nuk drejtohet vëndi më fëmijë kryeneçë e të papjekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *