• |
ide | kryesore

Lubonja: Si duhet t’i kuptojmë ndryshimet e Ramës në qeveri

Arkiva, Lajme, Të fundit
lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja i ftuar në “Open” në News 24, duke komentuar ndryshimet në qeveri dhe shkrirjen e ministrisë së Kulturës në atë të Ekonomisë, kujtoi një libër të botuar më shumë se 20 vite më parë mbi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe se Rama kishte shkruar parathënien.

“Të ndryshosh gjithçka që të mos ndryshosh asgjë. Që të kuptosh të tashmen duhen t’i kthehemi të kaluarës. Unë kam sjellë këtë librin “Trashëgimia kulturore në rrezik” nga Fatos Lubonja dhe Artan Shkreli dhe parathënien e ka bërë Edi Rama kur ishte ministër i Kulturës. Ky libër është në kuadër të politikave evropiane për mbrojtjen e trashëgimisë. Në thelbin e vet unë jam marrë me jugun midis magjisë dhe shkatërrimit, Artan Shkreli merret me të gjitha shtresëzimet kulturore. Ishte koha kur edhe vetë Rama hidhte tezën kthim në identitet.

“Është një mrekulli” – thotë në libër – “që në këtë dekadë plot zemërim dhe mllef të shqiptarëve kanë shpëtuar kaq shumë monumente kulture dhe tani thotë ne duhet të punojmë t’i sigurojmë të ardhmen të kaluarës tonë”. Çfarë ndodhi? Ndodhi që ky zotëria shumë shpejt, u bë rreziku numër një i trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Thelbi ishte që ky mësoi shumë shpejt që pushteti mbahet me të fortët.

Ky libër u zhduk. Pse u zhduk asnjëherë nuk më thoni dhe vetëm kur erdhi Luan Rama ministër kulture e nxorën nga një magazinë në Rinas. Është metafora e këtij zotërie. Projektin e teatrit e kishte që atëherë. Projekti i parë ishte të ndërtonte një kullë dhe dy kate të bëheshin teatër. U zhduk kultura dhe në vend të asaj u ndërtua kultura e imitimit. Rama qeveris me të pasurit dhe për të pasurit. Që atëherë filloi dhe kishte një logjikë” – tha Lubonja. /LApsi.al



2 Comments

  1. SHKURT ESHTE NJE STALIN POR 50CMM ME GJATE TE KEQIAT QE I KA BERE SHQIPERISE DHE SHQIPETAREVE DO TI NUMEROHEN NJE DITE ! TANI PO QEVERIS. ME DORE TE HEKURT POR DHE I FRIKESUAR !NUK ESHTE AQ BURRE POR ESHTE ARTIST NE MENYREN E TE IMITUARIT KA NJE MIKS IMITIMESH !

  2. Mire qe e njohjte, me vonese ore z, Lubonja, por tani nuk po te pyet me, jo tya por edhe sikur te kish babane.Vet kenaqesia e pushtetit, brenda se ciles ti ia permend oligarket, jane edhe grupet mafize te droges qe e kane joshur jo vetem ne ambjentet e kultures por ne ctjetersi.in e identitetit te qyteteve me qellim qe te vjedhe e ndaj parate me ata qe ia hajne dardhat, e mbrapa i paguajne shperblimin.Rasti qorrit, ministrit te sukseshem te tije, qe mbushi vendin me droge, e prape mafiozi Rama e mbrojti der ne fund, e perse, sepse ishin brenda plantacioneve e gomoneve bashke.Mos prit ndershmeri nga nje i pabese si i vertetuar, jo vetem ti, z, Lubonja, por cdo shqiptar qe kerkon te aredhme e demokraci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *