• |
ide | kryesore

U kap me 1440 bimë marijuane, arrestohet shqiptari në Spanjë

-Instant, Lajme, Të fundit



Oficerët e Policisë Vendore Roda de Berà, Spanjë, arrestuan pasditen e të hënës, rreth orës 19:30, një 42-vjeçar me kombësi shqiptare, teksa transportonte 1440 bimë marijuanë në fazën e rritjes.

Pikërisht gjatë një prej kontrolleve të policisë që agjentët kryejnë çdo ditë në hyrje të lagjeve të ndryshme të bashkisë, pikërisht në Francaset, kanë ndaluar një furgon të dyshimtë.

Individi u identifikua dhe gjatë kontrollit në mjet u konstatua se mbante një ngarkesë me 15 kuti me rreth 1440 bimë kanabis. Pasi u kryen hetimet e para policore, i arrestuari, u transferuan në zyrat e Mossos d’Esquadra në El Vendrell, për fillimin e hetimeve dhe paraqitjen e të arrestuarit para organit gjyqësor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *