• |
ide | kryesore

Vrasja e shqiptarit në Athinë, 7 të shpallur në kërkim, hetimet marrin kthesë të papritur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria ka lëshuar 7 urdhër-arreste për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Pëllumb Islami në një kafene në Greqi, më 21 shkurt, pas identifikimit të autorëve. Sipas mediave greke, 6 urdhër arreste kanë të bëjnë me anëtarët e grupit kriminal “L” ndërsa i shtati me një person të armatosur që ka qenë në shoqërinë e 39 vjeçarit.

Burimet bëjnë të ditur se grupi prej shtatë shqiptarësh është arratisur me një makine luksoze dhe mbeten të zhdukur. Të gjashtë anëtarët e grupit “L” mësohet se ndodhen ende brenda territorit grek ndërsa i shtati ( nga grupi i 39 vjeçarit që vdiq) është arratisur drejt vendlindjes. 39-vjeçari mund të mos jetë qëlluar aksidentalisht

Në fillim u raportua nga mediat greke se 30 vjeçarin shqiptar e kapi plumbi qorr. Mirëpo, nisur nga hetimet e kryera, po konsiderohet se të shtënat ndaj Islamit nuk kanë qenë aksidentale por se ai ka qenë shënjestra pasi ishte anëtar i grupit me të cilin banda kriminale e njohur si “L” kishte mosmarrëveshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *