• |
ide | kryesore

KQZ miraton komisionerët e “PD së vulës” edhe pse ajo nuk është regjistruar ende

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
KQZ celibash regjistrimi i berishes



Ndonëse Partia Demokratike nuk është regjistruar ende si parti politike për zgjedhjet e 14 majit, KQZ ka miratuar listën e saj të anëtarëve të KZAZ-ve. Në një njoftim të publikuar në faqen online të KQZ-së shihet se kryekomisioneri Ilirian Celibashi ka firmosur pasditen e së premtes kërkesën e bërë nga “PD-ja zyrtare” pra të asaj që ka vulën.

Një kërkesë të ngjashme kishte bërë edhe PD-ja që drejtohet nga Sali Berisha. Anëtarët e KZAZ-ve duhet të miratoheshin kohë më parë, por Celibashi e kishte shtyrë marrjen e një vendimi. Në mbledhjen e zhvilluar në 9 mars, gjatë shqyrtimit të kërkesave të grupimit të Berishës dhe të Alibeajt për t’u regjistruar në zgjedhje, KQZ vendosi të mos i pranojë të dyja.

Kërkesa e Rithemelimit nuk u pranua për shkak se Basha njihet ligjërisht si kryetar partie dhe jo Berisha. Ndërsa kërkesën e Alibeajt për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, Ilirjan Celibashi u shpreh se nuk e pranonte për shkak se mungonte autorizimi i bërë prej tuij nuk specifikonte zgjedhjet e 14 majit si dhe mungonte një dokument angazhimi për respektimin e Kodin Zgjedhor dhe që duhet firmosur nga kryetari i partisë, që ligjërisht është Lulzim Basha.

Për dorëzimin e dokumentit të firmosur, KQZ i la afat PD-së vetëm 48 orë kohë. Ky afat i Celibashit skadon paraditen e së shtunës. Nuk dihet nëse Lulzim Basha do të dërgojë një autorizim të ri dhe një deklaratë për respektimin e Kodit Zgjedhor. Megjithatë pa pritur këtë afat, Celibashi ka vendosur të pranojë anëtarët e propozuar nga pala e Alibeajt dhe jo ajo e Berishës.

VENDIM
PËR
EMËRIMIN E ANËTARËVE DHE SEKRETARËVE TË KOMISIONEVE TË ZONAVE TË ADMINISTRIMIT ZGJEDHOR, TË PROPOZUAR NGA PARTIA DEMOKRATIKE, PËR ZGJEDHJET PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE TË DATËS 14 MAJ 2023
Në mbështetje të nenit 19, pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nenit 7 të Rregullores, “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor”, miratuar me vendimin nr. 5, datë 20.11.2020, të Komisionit Rregullator, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve
V E N D O S:
1. Emërimin e anëtarët dhe të sekretarëve të KZAZ-ve, të propozuar nga Partia Demokratike, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve
Ilirjan CELIBASHI



10 Comments

  1. ahah..
    U terhoq dhe ky qelbashi.
    Dje tha se po mos vije Basha te firmosi , nuk ja regjistron kandidatet.
    Kurse sot e lepiu ate qe tha dje.
    AMERIKA ESHTE NONA !

  2. Rrobqirri Ramkurves i kapur per nje vize nga kimshemtira e amerikes. Gjithsesi kjo pun dihej por harrojne se shqiptaret nuk jan popull dele as transeksual.

  3. Një turi mi halesh ,kryetar KQZ-je Celilesh , na vendoska se kështu do bytha e drogës , që opozitën ta injoroj e në zgjedhje mos ta lejoj të garoj . Jo më shumë se 1 mijë petrita , duhen për të zënë prita , mbasi ka ardh koha se kjo pjellë e ndyrë krimkomuniste , pasuri e Amerik Sorosi gëzuan , shqipëtar e Shqipëri duke mjeruar dhe gjithshka në këtë vend shkatërruan .

  4. Ate qe nuk ja bejne grave te veta ja bejne popullit. Por edhe populli duhet t’ja ktheje duke i qire gruan etj, etj.
    Ka ngel vendi ne dore te fshatareve bythqira.

  5. Gjithë ajo që tha ishte lojë!! Dikush e ka marë në telefon dhe ky si njeri pa vlera i përul!!! Popull jeni në diktaturë.

    1. Po e pate keq me Amerikën është keq
      Po e pate mirë me Amerikën është katastrofë

      Harry Kisinger, mi nistër i jashtëm i SHBA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *