• |
ide | kryesore

Plane për fundjavën? Shihni më parë si do të jetë moti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
motit



Këtë fundjavë ardhja e masave ajrore veriperëndimore drejt territorit shqiptar do të diktoje mot të vranët dhe të freskët.

Herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat veri-veriperëndimore.

Sipas MeteoAlb, orët e pasdites do të sjellin përmirësim të menjëhershëm të kushteve te motit duke bërë që i gjithë territori shqiptar të dominohet nga kthjellime dhe vranësira më të pakta. Kjo situatë e qëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë,



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *