• |
ide | kryesore

Tjetër tragjedi në SHBA/ Vajza 3 vjeç vret me armë motrën 1 vit më të madhe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
motrën



Një tjetër tragjedi që lidhet me përdorimin e armëve vjen nga SHBA. Në Teksas, një vajzë 3-vjeçare gjeti një pistoletë gjysmë-automatike të mbushur në shtëpinë e saj dhe qëlloi aksidentalisht motrën e saj 4 vjeç, duke e lënë të vrarë. Të vegjlit ishin vetëm në dhomë ndërsa 5 të rritur ndodheshin në pjesë të tjera të shtëpisë.

Lajmi u raportua nga Sherifi i Qarkut Harris Ed Gonzales. Sipas sherifit që po heton ngjarjen, në momentin e incidentit ndodhej në banesë edhe nëna e vajzave dhe partneri i saj. Të gjithë të rriturit ishin të bindur se dikush po kujdesej për vajzat në dhomën e gjumit. Duket se nuk ka dyshime për dinamikën e ngjarjes. Më e vogla ka gjetur një armë të mbushur dhe duke luajtur ka qëlluar duke vrarë motrën e saj.

Prokurori do të duhet të vendosë, në fund të hetimit, nëse do të padisë ndonjë nga të rriturit. Sipas të dhënave të analizuara nga grupi aktivist “Everytoën for Gun Safety”, deri më tani këtë vit ka pasur të paktën 58 të shtëna të paqëllimshme nga fëmijë në Shtetet e Bashkuara, me 22 të vdekur dhe 37 të plagosur. Vitin e kaluar pati të paktën 353 të shtëna të paqëllimta nga të mitur, duke lënë 156 të vdekur dhe 212 të plagosur. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *