• |
ide | kryesore

Kur revoltohen këta me vulë

-Instant, 1, 2, Arkiva, Ide
andi bushati



Në Shqipëri nuk përbën më turp të sillesh në mënyrë qesharake. Këtë rol së fundmi kanë marrë përsipër ta luajnë këta të PD me vulë. Boll të dëgjosh klithmat e revoltës së grupimit Alibeaj, për faktin se kryekomisioneri i zgjedhjeve, Celibashi, nuk pranoi t’i regjistronte për garën e 14 majit, për të kuptuar se me ç’virus absurd tenton të infektohet debati publik.
Ajo që ka ndodhur është e thjeshtë. Kryqëtarët e vulës duan edhe t’i grabisin Berishës përfaqësimin, duke pretenduar se në gjykatë kanë ende kryetar Bashën, por edhe të njihen nga KQZ, si një parti serioze nga e cila Basha ka dhënë dorëheqjen.

LEXO ME TEJ:

Celibashi nuk regjistron PD e vulës/ Kërkon firmën e Lulzim Bashësnbsp;

Pra e gjithë revolta e sotme e “PD” me vulë kundër Ilirian Celibashit ngjizet nga dyzimi që duan të jenë njëkohësisht një grupim edhe me Bashë edhe pa Bashë. Ata nga një anë e njohin ende për lider edhe nga ana tjetër e etiketojnë atë si e “shkuara e pakthyeshme”.

Nga kjo dyfytyrësi u prodhuan pastaj sulmet ndaj Celibashit. Dikush e etiketonte si vegël që kërkon eleminojë Alibeajn për llogari të regjimit; një tjetër e shihte si zgjatim të diktaturës komuniste; një i tretë si stonaturë në sfondin e një vendi anëtar të NATO dhe aspirant për BE.

Situata bëhet më komike po të mendosh se bataretë vijnë nga ata që përfitojnë nga zemërgjerësia e Lindita Nikollës dhe që bashkojnë votat me Edi Ramën. Fabula e atyre që i janë vërsulur kryekomisionerit të zgjedhjeve i ngjan asaj të hajdutit që bërtet kapeni hajdutin.

Denoncimi i kësaj sjelljeje skizofrenike nuk ka lidhje fare, as me mbrojtjen e veprimeve të Celibashit, as me drejtësinë e akteve të tij. Ky i fundit e ka humbur rolin e arbitrit, që kur, për njëmijëenjë rrethana, u detyrua të linte jashtë zgjedhjeve atë që antarësia dërrmuese e PD-së ka zgjedhur për kryetar. Ai është delegjitimuar që kur nuk çertifikon dot kandidatët e primareve të cilët qytetarët i votuan si figurat që do rivalizojnë përfaqësuesit e rilindjes.
Njolla e turpit për Celibashin është se ai do vazhdojë të jetë kryegjyqtari i një procesi që ka diskriminuar opozitën reale.

A do rishfaqet Basha për të firmosur si kryetar PD-je?

Por, në vend që në mjedisin politik të diskutohej për këtë skandal, aty po ushtojnë krismat në ajër të Alibeajt dhe të atyre pak idiotëve të dobishëm që i shkojnë nga pas. Ata nuk e kanë për herë të parë këtë sjellje hipokrite. Janë po të njëjtit që anulluan votimet në PD, me gjoja arsyetimin se s’mund të mbaheshin kuvende anti amerikane, janë po ata që numëronin 5 mijë vetë, në një sallë që nxinte dy mijë, janë idem ata që përbetoheshin se selia e PD nuk kishte dyer të blinduara.
Është po ai grupim që këtë ditë vere po luan rolin e të revoltuarit fallco duke bërë zhurmuesin e problemit të vërtetë. Në këto zgjedhje përfaqësuesit e opozitës reale, nuk do të kenë as komisionerë, as financimin shtetëror që i takon, as kohën mediatike që i përcakton ligji. Ky është dhunimi i vërtetë i 14 majit. Dhe në vend që projektorët të fokusohen tek ky krim i autoktacisë ramiste, publiku duhet të dëgjojë qurravitjet e vulëmbajtësve se i paskan kanë rënë në qafë. E bukura është se ata bëjnë sikur e kanë seriozisht, sikur besojnë se përfaqësojnë shumicën, pasi kështu ndodh në një vend ku ka humbur turpi i të ndierit qesharak.

©Lapsi.al



38 Comments

  1. Kush apo çfarë e pengon deputetin Basha të paraqitet në institucionet e Shtetit Shqiptar për të nënshkruar apo marrë përgjegjësitë e tij në PD-në e pakicës .

    Ka nga ata që mendojnë se nuk del në shesh nga frika e humbjes së radhës në zgjedhje, ish vartësit e tij, të cilët u ngujuan në selinë -bunker bashkë me të në janar 2022, e quajnë “e shkuara”, Alibeaj deklaron se “ndihet kryetar partie” dhe Bashen që e emëroi e ka fshirë nga lista…

    Kjo situatë në prag zgjedhjesh e kur i turren gjykatave me radhë për të hyrë në to pa rregulla, por me vulën, është tragjikomike, sepse dëshmon që megjithëse janë grup parlamentar, ky grupim u mpak në masën që edhe parti politike e mirëfilltë nuk mund ta quash…

    Mëkat ndaj atyre që iu besuan dhe qëndruan e rezistuan 10 vite në opozitë duke i mbështetur këta humbës me vulë , por pa busull.

  2. Po ku e qajne hallin alibeu basha bravanasha etj, Keto gra paskan qene kurva me nam , kot benin si te ndershem me doktorin. U desh nje karakurve pariziene si rama qe tia hiqte petet lakrorit. (Jo maqos) Dhe me ne fund te dilnin hapur basha bardhi dhe alibeu si kurva.te cliroheshin nga vargonjte e ndrydhjes nga doktori dhe imazhit opozitar

    Vetem dash sula doli transvestit!

    1. Keto jane varrmihesit e opozites dhe demokracise.
      Rame gonorrea mire ben qe kapardiset si primadona.
      Kur ke rriture hiena si luli alibajga dhe gazpushti ne djepin e PD….
      Cfare pret nga ramuti me harem…?
      Skeni pare gje akoma..!!!
      Shisni ndonje vote me 14 maj…
      Blini sufllaqe e qofte dhe kembe pulash te skaduara.
      Flijeni mendjen.

    1. Saliu ja ka qi nonen ketyre,prandaj pak e ka.
      Si e ka shkerdhy kete vend ,mire ti behet.
      Bushat roli yt anti Rama nuk zevendesohet anti qeni.

  3. Problemi qe hapi Çelibashi eshte thjesht menyra e arsyetimit te ligjit sipas zoterise qe e kemi kryetar te zgjedhjeve, kete kemi! Tema e shkrimit eshte 100% qaravitje per Berishizmin dhe antiamerikanizimin, Bushati ky eshte ka te drejten e vet! Kemi nje sistem politik qe per mire apo per keq quhet “Demokraci” Ne fakt per mua problemi i vertete eshte do vazhdoje Rama te kete pushtet apsolut? dhe jo se sa njerez ka Berisha e kush eshte kryetar i pjeses tjeter te PD akoma ma pak ke do Bushati qe te jete i dyti ne Shqiperi.

    1. Rama sigurisht don të vazhdojë me pushtetin absolut sepse është bekuar nga Amerika nqs shqiptarët nuk zgjohen. Gjithë kjo novelë dihej që do zhvillohej në këtë drejtim kjo që prej dy vjetësh, që kur i shpall non grada Berisha e deri në rezultanten e tanishme. Vetëm një popull i vetëdijshëm e ndalon Ramën.

  4. SHKRIM I SAKTE KUPTIM PLOTE I MBESHTETUR MBI LIGJE, ME TE DREJTEN QE I BERI KOMISIONERI NDAJ FYTYRE VULAVE,FANTAZMA POLITIKE SEPSE EDHE VETE E DINE SE CPERFAQESOJNE. POR,,, TE QENDROJE, APO TE MOS LEJOHET OPOZITA REALE E SHUMICES DERRMUESE PER MOS RREGJISTRIM NE ZGJEDHJE, NGA INTERPRETIMI, APO DEFORMIMI I RREALITETIT TE OPZITES, GJOJA LIGJORE, ESHTE SKANDAL I TE DREJTES DEMOKRATIKE TE NJI SHUMICE EFEKTIVE E VOTUESVE. KJO, ESHTE QELLIMI I KESAJ QEVERIE MONISTE.KETE DUAN TE PERSERISIN AUTORITARET E SHERBYESIT E KETIJ PUSHTETI MONIST.DISA FANTAZMA TE SE KALUARES, ME TE PA EMER NGAZELLOHEN NGA KY MODEL QE NDJEK PUSHTETI PUSHTUESVE.MBLIDHNI TRURIN, SE BOTA E AMERIKA PO UA MBLEDH RRIPAT, SHIHNI RRAPORTET, E VREJTJET ESENCIALE QE RENDOJNE VETEM MBI KETE PUSHTET TE FELLIQUR, DHE JU ZAGARE TE LYRES MASHTRUESE QE NA DRWJTOJNE, PO JU VJEN FUNDI.

  5. Saliu ja ka qi nonen ketyre,prandaj pak e ka.
    Si e ka shkerdhy kete vend ,mire ti behet.
    Bushat roli yt anti Rama nuk zevendesohet anti qeni.

  6. Bushat !
    Nuk më dukesh aq naiv e në nivelin e ulët të intelektit të disa gazetarëve ku ke shkuar shpesh për debate, sa të mos ta kesh kuptuar shkakun e dorheqjes së Bashës.
    Dorheqja e Bashës u bë edhe me kërkesën e disa deputetëve të tjerë , veç treshes Basha, Alibeaj e Bardhi, si një shembull për tju kujtuar mbështetësve të Berishës, se ai që duhej të tërhiqej përfundimisht nga politika, është ish presidenti e ish kryeministri 78 vjeçar Berisha e jo Basha që për nga mosha është biri i tij e për nga formimi , bio europerëndimor.
    Hiqe nga mendja z. Bushati më së fundi idenë e marrë propogandistike bollshevike të “shumicës së turmave”.
    Më kujtohet se në fillim vitet 90-ë pasi kisha emigruar në Europë, kisha njohur një arkitekt gjerman me bindje të majta që kur i tregoja për krimet e diktatorit Enver, Hoxha, më pyeti :
    “Si është e mundur pra që ju shqiptarët “e keni zgjedhur” dhe e keni duruar e votuar ate për gati 5 dekada ?”
    Ju përgjigja :
    “Mirë ne shqiptarët, një popull i vogël e pa përkrahje, që ngelëm të pushtuar e të pa zhviluar për 5 shekuj nga perandoria obskurantiste otomane e bëmë këtë “gabim”, po si është e mundur që ju gjermanët, populli më i madh europian e ndër më të kulturuarit, e brohorisnit Adolf Hitlerin në marrëzinë e tij për të pushtuar gjithë botën ?
    Arkitekti gjerman në fillim ngeli i hutuar e nuk po dinte si të përgjigjej, mandej qeshi me të madhe e më dha dorën duke më thënë, se kisha plotësisht të drejtë.
    Nacional-socializmi gjerman abuzoi me nacional-shovinizmin e turmave edhe tek një popull i kulturuar si gjermanët, për ti mashtruar se ne jemi më të kulturuarit, më të fuqishmit në botë e na takon ne ta drejtojmë gjithë botën.
    Komunizmi bollshevik stalinist, pretendonte se është “diktatura e proletariatit” ajo që do të sillte barazinë shoqërore , mirqënien e demokracinë
    Se çfarë barazie, çfarë mirqenie e çfarë demokracie solli bollshevizmi (shumica komuniste) në vëndet lindorë të Europës, kjo u pa kur u përmbysën regjimet komuniste dhe u hap kapaku i arkivolit të këtij lloj regjimi, që kutërboi me erë të qelbët gjithë Europën e bile deri matanë Atllantikut.

    1. I paemer i 10:54,shume i goditur komenti jot,por ne vendin e gabuar,pasi 90% e lexuesve te lapsit jane nivel poshte mesatares qe kujtojne se Berisha eshte qendra e botes dhe mbas tij mbaron jeta,prandaj dhe Bushati hedh shashka te tilla te cilat as ai vete nuk i beson,por qellimi eshte te mbaje ngrefur kete tufe …

      1. Nuk është Berisha qendra e botës por PD e vërtetë.Berisha është si ai plaku i shpisë që ka mbledh fisin ku për fat të keq disa plangprishës i janë larguar asaj duke dalë mbi pleqësine për të shkatërruar këtë familje.Dhe ju bashkuan fisit tjetër që më të gjitha mënyrat don të shkatërrojë fisin e tij.Kaq është Berisha dhe do s’do t’i për fisin ai është qëndra e tyre.Sa per qendrën e botës kemi Ramën me bëmat e tij.

        1. Gimi,e keqja eshte se fisin e beri çorap pikerisht Berisha,pasi ai e beri te pare te fisit Bashen pa pyetur asnjeri,pastaj nuk jemi ne kanun,jemi ne demokraci dhe ne demokraci gjerat zgjidhen me kompromis duke leshuar te gjithe e jo une jam plaku i fisit dhe bej çte dua me partine se e kam pronen time se pastaj arrin ketu ku arritem…

        2. Gimi ,po kur plaku i fisit çmendet çfare behet,vazhdojme ta ndjekim ne budallallekun e vet?! Une mendoj qe plaku duhet mbyllur ne çmendi ose ne shtepi dhe te kujdesemi per te,por jo ta leme te drejtoje fisin se keshtu na çon drejt shuarjes se fisit!!!

  7. Nuk po mbetet média perendimore pa shkruar per bemat e gjemat e krimit shqiptar, fund e maje, i cili ka mberthyer shoqerine e i ka nxjerre bojen Shqiperise.

    Madje deklarojne se ketu e kemi edhe “koken e gjarperit”…

  8. Basha k nje vit qe ka dhene doreheqien. Kta qe pretendojne se kane PD kishin kohe boll te mblidhnin instancat e partise e ta zvendesonin perkohesisht (sipas statutit) apo perfundimisht me zgjedhje. Por keta s’kane ke therrasin se nuk u vete kush. Nderkohe pretendojne se jane pronare te PD meqe kane vulen, ua la Basha trashegim a thua e kishte prone te veten. Sipas ketyre po ta kish marre vulen Basha me vete ne Holande, do mbetej kryetar i perjetshem. Nese e duan PD dhe jane kunder Rames, ti hapin rrugen shumices e te bashkohen me te. Pas zgjedhjeve lokale te bejne riorganizimin e partise me qellim rezultatin e 2025. Nese nuk dine te vendosin rregulla demokratike brenda partise se tyre, si do pretendojne qe shqiptaret do u lene ne dore shtetin, apo ta bejne corap si PD edhe ate

  9. “Dëshmitë tregojnë se Monika Kryemadhi, gruaja e ish-presidentit shqiptar që qeverisi në koalicion me PD-në, Ilir Meta, ka marrë një sërë pagesash në vitin 2017 nga kompani të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës me lidhje të ngushta me Kremlinin, përmes një sërë kompanish offshore.”

    Kështu shkruan portali “Eu Reporter” me seli në Bruksel, teksa analizon përpjekjet e Kremlinit për të fituar influencë e kontroll në rajonin e Ballkanit.Ku perfundoje foltorja e salihut te ndoka e dule greku

  10. Media e Brukselit nxjerr dokumentat: Monika Kryemadhi u financua nga njerëzit e Putin, Rusia po përdor çdo mjet për të kontrolluar Ballkanin,mbas fitores se revolucionit demokratik te salihut shpellkaret e cecenet pa vule,kete e meritojne sepse jane rrace pa vule njelloj si salihu,qe hyri si komunist i devotshem dhe iku si vulehumbur.flet Dobici i kopilit salih i ores 17:40

  11. INFORMOHU, SIGUROJU, PASTAJ KOMENTO O BIJE KURVI. MERI MIRE VESHT LAJMET, SE E HOQEN ME TE PARE, SI LAJM I POROSITUR I BLERE. SE ME KETO PUNE MERRENI NU TE GJERIZIT. REALITETI TE VJEN NGA AMERIKA, LEXO ATO NE SE JE ME AMERIKEN PER RUSHFETET E QEVERISE QE NA I LEVDO, E QE NJE HERE TE VETME NUK PRANONI NDONJI NGA SKANDALET E BANDES TUAJ. SHIH E TREGO SE CDEMOKACI KENI NE PARTINE E GJARIZI.10 VJET PA ZGJEDHJE, LIGJIN UA BENMALIQI QE KENI NE KRYE, E JENI BERE TERRC NGA DHUNA E DIKTATURA E TIJ. JU TE PA EMER KUQALE NUK KENI AS METE VOGLEN TE DREJTE TE FLISNI PER DEMOKRACI E PER SH, BA,ne, PER JU RROFTE SITUATA EURO BOTERORE QE AKOMA INI NE PUSHTET, ANDAJ RROFTE KONSTUTOLACIONI QE JETONI.JU JENI BIJE KURVI E SBENI KTHESE LEHTE, E AS KINI PER TA BERE, ANDAJ DUHEN CA LIGJE PASTRIMI NGA FUNDERRINAT E TRASHGIMTEREVE KUQALE.

  12. A ti je rrot kari o nipcia i Hysni Kapos PeDja eshte shkaterruar plotesissht si bande dhe nuk behet me cfaredo te zhgarravitesh ti o impotent

  13. Shqiperia eshte vendi ku te vjen turp te kesh turp ka thene i modhi Edison Ypi. Andi Bushati &Co vete kane kohe qe e hajne turpin me buke dhe skane turp qe te tjereve ti kerkojne te kene turp. Te gjithe turpmedhenjte bertasin turp,turp,turp. Turp te kesh o Andi turpi.

  14. Bushat je njish!
    Keta sahanlepiresit e pa skrupull,qe jane mesuar me llogjet e merobazes,jane tamam si mavite qe u mesuan pa kundershtare ne zgjedhje.
    Edhe ketyre ju dhembin syte kur lexojne te vertetat tronditese,nuk pranojne dot kundershtaret.
    Gjithsesi,populli opozitar duhet te beje detyren;edhe pse ka gjithçka kunder,ka te drejten me vete,dhe e drejta eshte nje energji e pashtershme qe duhet shfrytezuar tani me shume se kurre.
    Dhe minjte e ndiejne “termetin”;keshtu dhe minjte tane te kanaleve kane filluar te vertiten andej-kendej duke turfulluar e llomotitur por ta dine qe s’do gjejne me kurre qetesi,ç’kane mbjelle do korrin!

  15. – Nëse Bëlind Këlliçit nuk i mjaftojnë 2 milion lekë në muaj rrogë dhe për një javë shpenzon 1200 dollarë, si e shtyn ai pjesën tjetër të muajit?

    – Nëse për sponsorizimet e tij në Facebook janë financim në kuadër të fushatës, kush janë financuesit e tij dhe çfarë shumash i kanë financuar?

    – A është vëllai i tij, financuesi i mijëra eurove që derdhen në llogaritë e Facebook?

    – A e ka deklaruar Këlliçi burimin e të ardhurave në deklaratën e tij të pasurisë pranë ILDKPI?

    – A i paguan ai 11 menaxheret e faqes se tij në Facebook, prej të cilëve 6 jetojnë në Shqipëri, 3 në Kosovë, 1 në SHBA dhe 1 në Gjermani?

    1. Flisni me te drejte per Kelliçin. Do ishte vertete e drejte, nese pyetjeve tuaja t’i kishe paraprire me nje sinteze te bukur se sa pak vjedh Lali Eri per te njejten fushate, dhe bilancin e tij keto 3 mandate te kulluara qelibar plot arritje popullore. Faleminderit Akt1vist

  16. Ja pra o Bushati : Pse na u revoltuan ato qe ju dhame Vulen, i beme dhe premtimin tjater se do tu gjejme edhe Komisioneret per ne qendrat e votimit!
    Por…ata prap u revoltuan – Duan qe tu gjejme edhe Kandidatet ne 61 zonat…

  17. Pas Alibeut dhe Bardhit fshihen nje tufe intelektualesh te “djathte” qe nuk bezajne ndaj ketij realiteti ku gjerat jane tashme cullak. Turp per ju! Ai grup parlamentar i PDse pa Berishen eshte absolutisht jo legjitim. Pse fshiheni pas dy koqeve?

  18. Tv kujtoi përplasjen me Sali Berishën në 1991-shin, për njerëzit që vinin nga zonat rurale, dhe zaptonin toka në Tiranë. Reso u shpreh se, Berisha lejoi të zaptoheshin tokat në Kamëz, Bathore, Babrru, Paskuqan, një pjesë e të cilave ishin me pronarë, me qëllim që të siguronte vota. Berisha tani propozon Belind Këlliçin për Tiranën, por a mund ta harrojë Shqipëria çfarë i bëri Tiranës, ky barbar, thotë Reso.

  19. Sa herë që Berisha bën si egër me “regjimin”, Ramës i mjafton që të shqiptojë një “Z” dhe Berisha me gjithë revolucionin fut bishtin ndër shalë dhe shkon e qan te Samir Mane, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj e të tjerë.

    Në gjithë çoroditjen e tij për të mbajtur veten në skenën politike të Shqipërisë deri në momentin që SHBA ti dhurojnë “një kthim koke”, spikat “dashuria” e tij patologjike për Lulzim Bashën. Kjo është shiringa që ja ngul vetes pafundësisht

  20. Nuk ka mundësi që politikanët që e kanë drejtuar këtë vend në gjithë këto vite të dalin dhe të thonë që tani do ta bëjmë këtë vend, nuk është e drejtë.

    Berisha pretendon të drejtën supreme, nëse ti nuk e pranon atë që thonë ata, ti je armik. Kjo është një gjuhë e vjetër, janë lëvizje autoritare, dhe lëvizje të tilla nuk mund të jenë fituese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *