• |
ide | kryesore

Përfundojnë takimet e veçanta në Ohër, pritet përballja Kurti-Vuçiç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka përfunduar takimet e veçanta me kryeministrin Albin Kurti si dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Tani pritet takimi trepalësh ndërmjet liderëve të Kosovës e Serbisë me përfaqësuesit e Bashkimit Europian.

Bashkë me Borrell është edhe i deleguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Shtetet më të rëndësishme perëndimore i kanë kërkuar të dy palëve që të arrijnë dakordësinë për planin evropian, madje për këtë kanë premtuar benefite politike e ekonomike për të dy palët. /kosovapress



1 Comment

  1. Asnje perballje Kurti-Vuçiç, sepse marreveshja eshte ne tavoline dhe e detyrueshme per te dyja palet.
    Kjo kerkese-urdher u eshte dhene nga Perendimi dhe vetem ora e dita e nenshkrimit mund te ndryshojne, por asgje me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *