• |
ide | kryesore

U kap me 113 mijë euro në makinë, del para gjykatës shefi i RENEA-s

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shefi i forcave speciale RENEA, Altin Morina, i cili u arrestua pasi u kap në makinë me një shumë të madhe parash, ka dalë sot para Gjykatës, ku do i caktohet masa e sigurisë. Arrestimi erdhi në kuadër të operacionit “Fast” falë inteligjencës informative. Morina me detyrë shef në repartin RENEA është kapur me 113 mijë euro në mjetin e tij tip “Audi”. Në kafazin prej xhami në pritje të nisjes së seancës gjyqësore, Morina shfaqet i qetë. Ndaj tij rëndojnë akuzat për pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre. Ai i ka mohuar akuzat duke thënë se paratë i ka marrë borxh nga një miku i tij dhe se ato janë tërhequr nga banka.



2 Comments

  1. Nuk ka mundësi që politikanët që e kanë drejtuar këtë vend në gjithë këto vite të dalin dhe të thonë që tani do ta bëjmë këtë vend, nuk është e drejtë.

    Berisha pretendon të drejtën supreme, nëse ti nuk e pranon atë që thonë ata, ti je armik. Kjo është një gjuhë e vjetër, janë lëvizje autoritare, dhe lëvizje të tilla nuk mund të jenë fituese.

  2. Nuk eshte Berisha pa gabime por e keqja ma e madhe vjen nga ps,kom pershtypjen SE te gjithe kan vjedh nga KY sekt hajdutesh.Ky rama arriti ti koruptoj edhe FBI,sa eksponent te pd I ka bler,te lsi Po ashtu ,dhe krejt kjo nuk eshte ber per te mire e popllit veq per te qendru ne pushtet vet.Nuk besoj qe ka ni shtet ne bote qe skandalet apo aferat koruptive I darlin ne gjdo tri dite,dhe KY I gjati thot une nuk kom faj SE dikush Po han kumlla dhe dardha pas shpine.Sala mur ni non grata per korupcion,o njez ka 10 vite qe udhehiqet nga ps kan munsi te dokumentacioni ta vertetojn,bani publike ,qka vjedhi.?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *