• |
ide | kryesore

Mitsotakis pret Ramën në Athinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë dy ditore në Athinë, ku çeli edhe ekspozitën e tij personale. Kreu i qeverisë takoi kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, ndërsa vijon darka e punës në selinë qeveritare “Maksim”.

Dy delegacionet do të kenë bisedime dypalëshe lidhur me temat e hapura në marrëdhëniet dypalëshe. Rama ka marrë në delegacion ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, ndërsa të martën do të mbahet edhe forumi ekonomik ku do jenë të kompani të mëdha që veprojnë në të dyja vendet.

Ekspozita e Ramës u inaugurua prej Nikos Dendias në “Zapion Megaro” të kryeqytetit grek, ndërsa ministri i Jashtëm e vlerësoi Edi Ramën si artist, por edhe si politikan. Janë 33 punime të krijuara që prej vitit 2015 dhe 15 punime të vitit 2023. Veç pikturave, në ekspozitë ka edhe disa punime qeramike.



5 Comments

  1. sot nuk gëzojnë dot për Vjosën të shpallur Park Kombëtar.

    Ata që donin t’i merrnin frymën Valbonës në veri me mbi 40 hidrocentrale dhënë fisit, klanit, vartësve, shërbëtorëve dhe mbi 30 mbi Vjosën në jug, dhënë sekserëve të pushtetit, kunatit, dhëndrrit, parrukieres, rrobaqepëses personale, aktores së preferuar, gjykatësit-shërbyes janë në zi.
    Si përherë, janë njerëzit më të ngushtë të klanit të Sali Berishës, që për arsye të mistershme, ende të paspjegueshme, iu qëndrojnë gjërave të bukura që Shqipëria ka, si korbat mbi një kufomë.

  2. Ed filozofi po i shpjegon grekut teorite aktuale te mashtrimit dhe korrupsionit. O tempora o mores, ku je o Sokrat…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *