• |
ide | kryesore

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Luan Dacin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për Luan Dacin.

Ish-anëtari i KPA-së u dënua me 6 muaj burg, dënim i cili u konvertua në 1 vit shërbim prove.

Megjithëse Gjykata Kushtetuese e riktheu për rishqyrtim rekursin e tij, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila e dënoi me 6 muaj burg të konvertuar në 1 vit shërbim prove.

Daci u akuzua nga SPAK dhe u shpall fajtor për akuzën e falsifikimit të dokumenteve pasi kishte fshehur gjatë zgjedhjeve në organet e vettingut, shkarkimin nga detyra në vitin 2007 nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë.



1 Comment

  1. Pse nuk e lane ne sherbim prove ate gruan me foshnjen 8 diteshe por e ngjeshen brenda. Kjo eshte drejtesia e re qe gatoi sallatori dymetrosh me gjithe ambasadore. Ta gezoni shqiptare e kur tju vije veza ne te dale,athere ankohuni.Sot nuk ju bie ndermend nese i behet padrejtesi komshiut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *