• |
ide | kryesore

Mjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, plagoset një këmbësor në Bulqizë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur në qytetin e Bulqizës. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një këmbësor. Ky i fundit është dërguar për ndihmë mjekësore. Policia ka shkuar në vendngjarje e po heton rrethanat.

NJOFTIMI:

Bulqizë/ mjeti del nga rruga plagoset një person

Rreth orës 09:40 në njësinë administrative Shupenzë shtetasi L.C.,  duke drejtuar  automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.M., (këmbësor), i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *