• |
ide | kryesore

Rama ngre zërin kundër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB: Jep sqarime

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rama



Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër deklaratë që ka tërhequr vëmendje për çështjen e marrëveshjes Kurti – Vuçiç në Ohër. Kreu i qeverisë shqiptare ka marrë shkas nga një reagim që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka bërë për këtë marrëveshje dhe ku palët i quan “Beogradi dhe Prishtina” dhe jo “Kosova dhe Serbia”.

“Beogradi dhe Prishtina”?! Një gabim serioz apo një lapsus. Emërtimi zyrtar i saj është “Marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” dhe do të ishte e papranueshme nëse Sekretari i Përgjithshëm nuk e ka përdorur qëllimisht emërtimin e duhur. Ju lutem, jepni menjëherë sqarim” – shkroi Rama në Twitter.

reagimin e Guterres thuhet: “Sekretari i Përgjithshëm mirëpret njoftimin e fundit nga Bashkimi Evropian për një marrëveshje nga palët për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Është e rëndësishme që tani të dyja palët të punojnë me shpejtësi dhe mirëbesim për të realizuar të gjitha detyrimet e përcaktuara në Marrëveshje, për të mirën e të gjithëve. Kombet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga dialogu Beograd – Prishtinë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian” – thuhet në njoftim. 


Të shtunën në Ohër, krerët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord mbi aneksin e zbatimit të planit evropian. Ai do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dyja palët në momentin e publikimit. ©LAPSI.al



15 Comments

  1. Këtë herë , pavaresisht qëndrimit “mbi palët ” për takimin Kurti-Vuçiç në Ohër dhe marrëveshjen e negociuar, por jo nënshkruar , Rama ka të drejtë në vërejtjen ndaj OKB-së.

    Nuk mund të njoftohet një akt politik i drejtuar nga SHBA-BE si “marrëveshje Prishtinë – Beograd, sikur të jetë mes dy kryetarëve të Bashkive përkatëse.

    Duke patur parasysh se Kosova nuk është anëtare e OKB, por e njohur nga mbi 100 vende si shtet i pavarur, mos vallë OKB ka nënvlerësuar takimin e Ohrit, apo ka dicka tjeter?!

    1. Kur nuk ke njohuri nga e drejta nderkombetare,o ti i 23:41,me mire mos fol!
      Gutierez nuk mund te thote Serbi-Kosove,sepse Kosova nuk njihet akoma nga OKB,dhe per te mos i dhene krah Serbise,permend kryeqytetet.
      Nese do ishte Serbi-Prishtine,atehere do te ishte e rrezikshme.
      Mos u merr me gafat e “global leader”-it,se ai e ben per teater dhe t’ju fshije memorien e shkurter mbi skandalet,qe nuk po i ndahen.
      Eshte “asfalt elektoral” edhe reagimi i tij.

      1. E vërtetë që Kosova nuk është anëtare e OKB por marrëveshja nuk quhet ashtu se…
        E vërtetë është edhe që ngjan muhabet kuçkash me u kap me llafe në ket farë feje pooo….shif sa mirë i doli Serbisë ky stil i dhjerë …

  2. More po ky eshte lajthitur fare. Koqe kandari. Do me dale para Albinit.
    As tek maja e kembe nuk I vjen atij per patriotizem. Hall of I peshtire. Ishte ky qe sonte ndryshimin e kufijve si ato zhgarravinat qe I placing syte.

  3. I”zgjuari”Rama harron që është gjuhë diplomatike dhe e medias.Beograd do thotë Serbi e Prishtinë Kosovë.Don të duket duke e vënë veten në rolin e injorantit!!!

    1. E ke gabim Gimo…eshte gjuhe jurispudence ndërkombetare jo diplomatike…
      Edhe ai Escobari i OKB e di mire se ça ka bo edhe pse e ka bo…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *