• |
ide | kryesore

Hungaria thotë se nuk do ta arrestonte Putinin

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Hungaria nuk do ta arrestojë presidentin rus Vladimir Putin nëse ai do të hyjë në vend, tha të enjten shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, duke shtuar se nuk ka asnjë bazë ligjore për t’u bërë një gjë e tillë.

Hungaria është nënshkruese dhe ratifikuese e Statutit të Romës që krijoi Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC), e cila lëshoi një urdhërarrestim për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke e akuzuar atë se është përgjegjës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina, që përbën krim lufte.
I pyetur nëse Putini do të arrestohej nëse do të shkonte në Hungari, shefi i kabinetit të Orbanit, Gergely Gulyas, tha në një konferencë se Statuti i Romës nuk ishte ndërtuar në sistemin ligjor hungarez.

Ne mund t’i referohemi ligjit hungarez dhe bazuar në këtë nuk mund të arrestojmë Presidentin rus… pasi statuti i ICC nuk është shpallur në Hungari”, tha Gulyas.

Kur u pyet, ai tha se qeveria e tij “nuk kishte formuar një qëndrim” për urdhërarrestimin e lëshuar kundër Putinit.

“Këto vendime nuk janë të duhura, pasi ato i çojnë gjërat drejt përshkallëzimit të mëtejshëm dhe jo drejt paqes, ky është mendimi im personal subjektiv”, shtoi Gulyas.

Rusia e ka cilësuar “skandaloz” vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare ndaj Putinit.
As Rusia, e as Ukraina nuk janë anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Kievi, megjithatë, i ka dhënë juridiksion kësaj gjykate që të ndjekë krimet e kryera në territorin e saj që kur Moska nisi pushtimin vitin e kaluar.

Gjykata Penale Ndërkombëtare, e përbërë nga 123 anëtarë, nuk ka forcë të saj policore për të zbatuar urdhër-arrestet, por varet nga shtetet anëtare që të arrestojnë të dyshuarit për t’i sjellë më pas për gjykim në Hagë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka thënë se masa e ICC-së do të çonte në “përgjegjësi historike”, duke shtuar se dëbimet e fëmijëve nga Ukraina përbënin një politikë “të së keqes shtetërore që filloi pikërisht nga zyrtari më i lartë i këtij shteti [Rusisë]”./REL



14 Comments

  1. Jo vetem Hungaria por asnje shtet ne bote nuk do ta arrestonte, si mund te arrestohet njeriu qe

    mban me vete valixhen me kodet e armeve nukleare, dhe kur dihet qe Rusia ehste poseduesja me

    e madhe e armeve nukleare ne bote. Kush do ta merrte ate pergjegjesi dhe ta fuste boten ne nje

    rrezik ekzistencial. Vete vendimi i Gjykates se hages eshte nje vendim propogandistik sikur te kishte

    dale nga zyrat e lali Erit

  2. O Hungareze te marre, po pse spo i kerkoni te pakten 1 benefit Rusise,pra qe t’ju lere te clironi Vojvodinen por po i sherbeni falas pa marre asgje mbrapsht.Apo sjeni per lufte ju hungarezet e sotshem, VOjvodina te njejtin status si Kosova kishte por tani ska as autonomi, e mos te flasim qe vetem 1/3 ka mbetur hungareze

    1. Marrin gaz dhe nafte.

      Hungaria i mban akoma inat Perendimit per Paktin e Trianonit.

      Dhe ka te drejte.

      Mos harro qe lideri aktual eshte Populist.

      1. Gazin dhe naften e blejne,dhe spo e marrin falas,e as me kushte te volitshme sic e marrin serbet. Nqs mbajne inat Perendimin per Traktatin e Trianonit (qe ne fakt u pergatit nga Franca dhe te tjeret vetem vendosen firma-e bile SHBA as nuk e miratoi),atehere me kete llogjike duhet te mbaje inat edhe Rusine, si fajtorin kryesor, qe tokat shqiptare dhe hungareze ju shperndane shteteve ballkanike. Une Hungarine jo vetem nuk e urrej por do doja ta shihja si aleaten kryesore te shqiptareve ne gjithe Evrope qendrore-lindore, apo si kryesoren ne nje aleance ballkanike anti-serbe,e bile edhe vete ky populisti Orban ishte nder te vetmit qe na erdhi per 100 vjetorine pavaresise, ama koheve te fundit ka rreshqit.Qofte per tentimin per te pengu zgjerimin e NATOs, dhe sidomos per faktin qe nuk po shfrytezon momentin per te cliru te pakten Vojvodinen, meqenese Transilvaninen dhe tokat e tjera hungareze qe jane akoma te pushtuara nga Rumania,apo edhe nga Sllovakia, su beka fjale,edhe sepse slejojne nderkombetaret, ama per Vojvodinen te gjitheve do u behej qefi,e sdo e ndalte kush,e llogjikisht me kaq afrim qe po tregon ndaj ruseve, as ata sdo duhet ta ndalnin, prandaj them spo e shfrytezon as momentin as miqesine me ta. Ndoshta pret momentin qe zyrtarisht serbet t’i vendosin sanksione ruseve,dhe ruset te rrine asnjanjes kur te filloje copetimi i Serbise, nuk e di, por dyshoj se do bejne gje hungarezet e sotshem kozmopolitan dhe paqedashes.Serbia ne fakt per tu mbrojt nga hungarezet e kroatet po armatoset, se me ne shqiptaret as se con ne mend luften

  3. Sepse hungarezet e kuptojne fare mire peshen e pergjegjesise se veprimeve te papergjegjshme te disa liderve arrogant e provokative qe per axhendad e tyre dhe te llozhave se Kane per gje ta fusin njerzimin ne lufte botrore

    1. Fiks, ndersa evropa keta lider i mban ne pellembe te dores. I shtron tapetin e kuq qe te bejne parade me atlete adidas. Kjo tregon sa e mbeshtet evropa ate ideollogji.

  4. Dhe fiset Tuci ne Afrike kane deklaruar se po vajti Putini atje do ta arrestojne. Me pare sipas kesaj llogjike duhjet arrestuar Tony Blair dhe Bush per luften ne Afganistan dhe Irak si dhe Sarkozy per ate ne Libi

  5. Keni te fala nga gjermanolindorja merkel.
    Mos harroni !!!! Ne kor !!! Pa dal jashte sinkronizimit, te gjithe njeheresh :

    Danke Merkel

    Hopa

  6. Fal investitoreve strategjik si Soros dhe fasades ‘konfliktuale’ te frontit te ngritur tashme Merkelian dhe te vazhduar nga I Vonderlyan ( se merkeli shkoi te ble sallam ), arritem te demokratizojme demokracine me socializem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *