• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje rreth romancës së Harry Styles me modelen

Paparazzi, Slider



Së  fundmi janë zbuluar detaje rreth romancës së Harry Styles me Emily Ratajkowski.

Një burim ka treguar për PEOPLE se “Harry dhe Emily e njohin njëri-tjetrin”, duke vënë në dukje: “Ata kanë qenë miq për një kohë”. Insajderi shton se Ratajkowski është gjithashtu “mike” me Olivia Wilde – ish-in e Styles. Kjo marrëdhënie përfundoi në nëntor. Në fotot dhe videon e siguruar nga The Daily Mail, cifti shihen duke ndarë disa puthje me njëri-tjetrin. Styles ishte në Japoni duke performuar si pjesë e serisë së tij të koncerteve Love on Tour, të cilat do të rikthehen në Danimarkë në maj pas një pauze të gjatë.

Burime të shumta konfirmuan për median në nëntor se Olivia dhe Harry po “bënin një pushim” nga marrëdhënia e tyre pas gati dy vitesh së bashku, duke vënë në dukje se ndarja  erdhi mes orarit të turneut të vazhdueshëm të Styles dhe fokusit të Wilde tek fëmijët e saj dhe punës në Los Anxhelos. Dyshja të cilët u takuan në xhirimet e filmit të tyre Don’t Worry Darling në shtator 2020, fillimisht dolën si çift kur u fotografuan të kapur për dore teksa merrnin pjesë në një martesë së bashku në janar 2021. Ndërkohë, Ratajkowski kohët e fundit është lidhur me Pete Davidson dhe Eric Andre pas divorcit të saj nga producenti i filmit Sebastian Bear-McClard në vitin 2022./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *