• |
ide | kryesore

100 mijë euro shpërblim/ Ku po hetohet për plumbat drejt Top Channel

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Hetuesit që kërkojnë të vërtetën mbi të shtënat me armë drejt Top Channel me shumë gjasë janë duke ecur në tokë të panjohur. Nga veprimet e deritanishme duket se ende nuk ka siguri për pistën kryesore të hetimeve, mbi vrasjen e rojes së televizionit, Pal Kola.

Edhe shpërblimi prej 100 mijë eurosh që iu premtua qytetarëve tregon mungesën e të dhënave për hetuesit, që kanë kryer disa lëvizje njëherësh për gjetjen e autorëve.

Sulmi ndaj Top Channel, Artan Hoxha: Roja u qëllua nga një plumb i devijuar, eci 7-8 metra dhe u rrëzua

Konflikti familjar i rojes Pal Kola

Policia ndaloi në Vlorë dy persona të dyshuar për ngjarjen, Roberto Papçi dhe Agustin Tonaj. Ndalimi i tyre ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës nga një postobllok policor pak orë pas vrasjes.

Roberto Papçi ka qenë bashkëshorti i vajzës së Pal Kolës, por prej dy vitesh ata ishin ndarë.
Ndaj dy personave janë kryer teste të gjurmës së barutit, apo marrjes së gjurmëve të gishtërinjve. Pasi u morën në pyetje në Tiranë ata u lanë të lirë.

Roberto Papçi u ka thënë policisë së Vlorës se ishte në këtë qytet për të blerë një makinë.

Siç tregoi policia në njoftimin e fundit, mjeti tip Range Rover me të cilin lëviznin autorët e krimit u gjet rreth orës 00.55 të së hënës në autostradën Durrës-Rrogozhinë.

E vërteta e shitjes së Top Channel për 9 milionë euro (faktet)

Problemet mes pronarëve

A mund të kenë qenë të shtënat me armë një mesazh për pronarët e Top Channel?Për t’iu përgjigjur  kësaj pyetjeje, antarët e familjes Hoxha u morë në pyetje nëse janë ndjerë të kërcënuar më herët, apo nëse kanë ndonjë të dyshuar për ngjarjen.

Asnjë prej tyre nuk ka dhënë një shkak të qenësishëm për ta ndjekur më tej këtë pistë. Disa ditë para sulmit me armë, në media doli lajmi se Top Channel ishte shitur drejt një kompanie në Belizë për 9 milion dollarë. Shitja ishte kryer drejt “ëestern Media Conglomerate Investments LTD” në datën 14 Janar të këtij viti.

Siç raportoi më herët Lapsi.al, transaksioni mund të ishte një siguresë para vendimit të Gjykatës së Apelit për mosmarrëveshjet e pronësisë ku janë përfshirë pronarët e Top Channel.

Pakënaqësia për Big Brother

Përmasat e spektaklit “Big Brother” këtë vit dolën jashtë çdo parashikimi. Ka një masë të madhe njerëzish që shprehin pakënaqësi, se konkurenti më i votuar i “reality shoë”, Luiz Ejlli po penalizohet nga produksioni.

Miq të tij kanë thënë se Ejlli u detyrua të firmosë një kontratë me Top Channel në kushtet kur qëndron i izoluar prej 90 ditësh për të drejtat e imazhit.

Familjarët u detyruan të ndryshojnë profilin e tij në rrjetet sociale për shkak të kësaj kontrate. Në përkrahje të Luiz Ejllit janë zhvilluar edhe protesta, kryesisht nga të rinj të pakënaqur me Top Channel.

A mund të ketë shkuar deri në këtë pikë marrëzia e një shfaqjeje televizive?

Është ende herët për ta pohuar këtë, megjithatë policia po konsideron çdo indicie. RENEA kreu kontrolle në shtëpinë e reperit Kleviol Ahmetaj pas ngjarjes. Ky i fundit prej ditësh ndodhej në Itali dhe ka sqaruar se nuk kishte gisht në vrasjen e rojes.

“Unë në Itali. Kush e dha urdhrin? Vini kontroll në 4 të mëngjesit, se vritet roja. Po ç’punë kam unë me rojën? Po më shqetësoni familjen!” sqaroi ai në rrjetet sociale.

@me_luizin #luizejlli #meluizin #bigbrotheralbaniavip #albania🇦🇱 #fypシ #prishtina #albania #bigbrothervipalbania #albanian #kiaratito #viral #bbvip #CapCut ♬ original sound – ME LUIZIN 👑

Kjo nuk ishte hera e parë që pranë Top Channel qëllohet me armë. Në rrjetet sociale qarkullojnë filmime ku duken banorët e Big Brother, teksa flasin për të shtënat me armë që dëgjohen pranë tyre, disa ditë para sulmit ku mbeti i vrarë roja Pal Kola.

Hetimet për sulmin ndaj Top Channel/ ‘Range Rover’ iu vodh një turisti kosovar (VIDEO)

Përpjekjet për të gjetur autorët nëpërmjet makinës

Policia ka bërë përpjekje për të gjetur autorët e krimit përmes mjetit që u dogj pranë Rrogozhinës. Ka rezultuar se Range Rover i përket një shtetasi nga Kosova, të cilit i ishte vjedhur disa vite më parë në një hotel në Tale të Lezhës.

Ramadan Makolli, pronari i makinës “Range Rover” tregoi se mjeti iu vodh në verën e vitit 2020 në Lezhë. Pavarësisht përpjekjeve të tij, policia e Lezhës nuk ka arritur të zbulojë se kush ia ka vjedhur mjetin.

“Unë e kam dosjen komplet kur mu ka vjedh vetura para restorantit. Policia e kufirit për Krime të Randa ata e kanë gjet përmes numrit të kerrit, se kerri është krejtësisht i djegur. Me kanë informuar policia e Kosovës, e kanë lyp në Shqipëri nuk ka rezultuar, kur kanë thirrë në Kosovë ka dal që është kerri i Kosovës edhe i njëjti më është vjedhë para 3 vjet e kam me datë se e kam lajmëruar policinë e prokurorinë atje, bile ata nuk kanë dashtë mem dhanë as informata, as dokumente që m’u ka vjedhë kerri, me zor e kam marrë, por nuk dojsha m’u kthy kurrqysh se nuk kisha dokument. Me iniciative temën ma kanë dhanë një dokument të prokurorisë edhe ma kanë mbyll lëndën si proces pa më thirrë, as pa më marrë në pyetje. Mu ka desht me avokat me hap procedurën. Ata e kanë shpreh edhe atëherë se kosovari ka mujt me vjedhë vetë veturën, sepse si ka pas dy çelësa, unë dy çelësa si marrë kurrë vetëm një e marrë. Si rast është rast interesant. Unë e kam pritë nga shteti që ka me pas interesim, kam shku në Ambasadë të Kosovës atje janë interesu.

Momenti kur vidhet mjeti tip Range Rover në Tale të Lezhës në 2020

E kam lajmëru edhe në policinë tonë, më kanë thënë që kjo punë është e INTERPOL-it dhe në momentin që gjendet vetura, vetë shteti shqiptar e lajmëron në INTERPOL. Me dokumenta, me librezë me gjësende me tesha me krejt mu kanë vjedhë. I kam incizimet që ka qenë vetura e parkuar. Restoranti i ka fikë dritat, veç kur dhezet vetura hetohet, ata për 3 minuta e kanë dhezë kerrin tem. Dyshimet i kam pas gjith… Tash kur vidhet diçka para shtëpisë teme, unë e kam një lloj përgjegjësie. Në momentin që jam ndal me pushu kam pas garancë prej pronarit të hotelit që gjithçka që ndodh ai ka përgjegjësi.

Mu ka kthy një siklet, sikur herën e parë kur mu ka vjedhë. Për mu është shumë me rëndësi që u gjet vetura…Edhe unë shrafin e fundit të kerrit kam pas qejf me ditë ku e kam”, tha ai.



23 Comments

  1. Shume shpejt shuma do te shkoje 1milione euro.
    Flitet se aktin do ta marrin persiper gaztoret e Portokallise……..

    1. Tronditese eshte vdekja e njeriut! Familja e te cilit do vazhdoje te jetoje ne skamje. Ndersa policia ofron 100 mije euro per autor kur do qe me vlere nese i ndimohej familjes se te ndjerit. Akoma me tronditese qe vete televizioni nuk ben asnje deklarate apo qofte te ofroje ne fakt shperblim per kapjen e autorit/ve. Kjo eshte grafia rrenqethese e abuzivizmit si shkak i komunizmit te lig dhe peshtire te megallomanit imoral mafioz Edi Rama dhe larove te tij.

      1. Çudi si ish dhendri i rrojes paska qene verdalle zones dhe me pas qenka nis ne 1 te nates per te blere makine ne vlore. Radti mund te jete më banal sesa pretendohet.

        1. Po po ajo do jete arsyeja, se ska mundesi tjeter. Kush mund ta kete inat top qinon. Ata jane te paster kristal, ze sypatrembur qe mbron fjalen e lire. Madje une them saliu i ka thene dhendrit te rojes te gjuaje top qenon

    2. Përpara ca minutash, në 13:10, 30/03/23, Top Channel nxori ca pagesa bërë në emër të Kryemadhit në llogari rrjedhëse në Zvicër dhe Qipro. Këta pagesa të bëra nga bashkëpunëtorë të njohur të njëfarë Vladimir Putin, Rus ky i fundit.

      Mesa duket Top Channel e di fare mirë nga i kanë ardhur plumbat.

  2. Njeri tjetër përpos Sali Berishës nuk e ka bërë këtë. Vetëm ai ka idiotë të këtij kalibri që të bëjnë diçka të tillë. Dikush që do e urrejë gjithë Shqipëria dhe Shqiptarët kudo që janë.

    1. O i semure psiqik,urrejtja patologjke qe ke per Berishen te ben te mendosh qe mbase Sala te ka shkerdhyer dhe te tëmë ne rinine e saj te hershme. Gjeje se e ke te autoro i slloganit “Hengshin kokat e njeri tjetrit”.

    2. Maloku , je i lire te vazhdosh ne mendimet e karlliqet e tua te cmendura . Mua me lemeris vetem mendimi qe ky i gjati po ju shkerdhen si do e kur do , e ju akoma fajin e ka Saliu .

    3. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët.

  3. sepse të gjitha rrugët e parasë së tyre, po t’i ndjekësh, përfundojnë aty, tek katër a pesë përdoruesit mëdhenj të parave të tyre që ndërtojnë së bashku blloqet e gradaçelave e pallateve kudo nëpër Tiranë e bregdet.

    Unë jam kandidat për Bashkinë e qytetit ku jetoj, sepse nuk jam shpallur “non grata” i akuzuar për korrupsion të qënësishëm, as i akuzuar për mbështetje të trafikantëve dhe grupeve kriminale, as si pengues i demokracisë.
    Unë jetoj me punën time.

    Por ama, dy pyetje më mundojnë prej kohësh. Ku i gjen paratë Foltorja për shpenzimet financiare maramendëse që bën?! Në cilën bordero paguhen njerëzit e shumtë të të gjitha niveleve të angazhuar te Foltoria?!Akt terrorrist nga bandat e salih berishes si njeriu me damken “si politikani kriminal i medias se Lire,keto pallavra ne kete shkrim jane biseda te rendomta neper kafet e rrugeve te tirones

  4. Në Tiranë gjithë lista e mundshme fituese është me njerëz të LSI dhe pjesa tjetër me demokratë të Berishës që janë nën kontrollin e Ilir Metës/aj. Askush që nuk e do Ilir Metën/aj, nuk është në pjesën fituese të listës.
    Kjo është përtej shprehjes popullore që Berisha “për një plesht djeg gjithë jorganin” Në këtë rast ai ka djegur gjithë demokratët vetëm që të bashkëjetonte me një plesht si Ilir Meta/j dhe jo të kandidonte me vulën historike të Partisë Demokratike.

    1. Na plasi ka*I per Berishen, o cecen pink!! Ta them qe tani qe Rama i ka fituar zgjedhje, se vetem ai merr pjese (si ne vendore..) dhe Halit Valteri behet president, pasues i Bajram Begajt 🤣🤣😂😂

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        O kar ti dhe ai të cilit i replikon jeni në të njëjtën anë, në atë të idiotëve, por duke qenë të tillë nuk kuptoheni, përkundrazi keqkuptoheni.

  5. Mqs ra llafi te BBvip, sot në spektaklin e të BBvip, A.Osmani i tha “Vipave” të shtëpisë që sot është ditë zie për Topin dhe u tregoi ç’kishte ndodhur me aktin kriminal ku u vra roja. E më pas mbylli emsionin. Por si gjithmonë teatri i nxjerr gënjeshtrat dhe surratin e të pafytyrëve, dhe u pa që në shtëpinë e BBvip u futën Arbër Hajdari dhe Zhaklina “mendjehapura”. Zhaklina qe me një tortë në dorë dhe i uronte ditëlindjen Nitës, e më pas të gjithë shkuan në oborr të hanin një darkë të shijshme e të festonin. Kjo po që është ditë zie. Mungonte vetëm ndonjë këngë në sfond, si psh “HAJDE LUJ QYQEK”!

    1. Eshte “dite zie” se e “kane shitur” gjasme Topin ne offshore per vetem 9 milion Euro nderkohe qe vlera e ketij aseti eshte e pakta 30 here me shume.

      1. Hajde policia hajde!! 100.000 € qeveria te tregoje kush ka informacion!! 😝😜😜Jemi bo si ne kohen e qemotit; sherifat qe nxirrnin ‘wanted’ per kaubojsat…

        Nuk po them qe Topi eshte engjell! (TV privat, qe mbahet me taksa publike eshte!!) Po kokat hengshin!!

  6. Gjykatat varin veshët para ‘Fanes’, për shembull, që ka një nga ‘shtëpitë’ dhe që ka një ushtri me shpifës. Edhe vetë gazetarë të ‘fjalës së lirë’ kanë vila si Fania.

    Gazetarët që punuan dhe u vranë për fjalën e lirë as kishin shtëpi, as mure, as roje, as dhunë. As Ali Uka i vrarë në vitin 1995, nuk kishte shtëpi; as Zamir Dule që u dhunua në ‘shtëpinë e fjalës’1997, e tani po verbohet në vetmi…Ata mbetën atje pa asnjë kujtesë. Të tjerët nuk kanë pse thonë se ‘i përkasin fjalës së lirë’. A ia vlen që të bëjmë sikur duam ‘lirinë e fjalës’? Ndoshta ia vlen më mirë t’i thuash fjalës: ‘Rri atje ku je, në vilë, unë jam njeriu!’

  7. 1. Me vjen shume keq per ate fakirin qe u vra duke punuar roje.
    2. Me behet shume qejfi jo ti gjuajne me plumba, por ta djegin fare Top Qenefin.
    3. Po shetite hu me hu, njeri do te te hyje ne bythe!

  8. Sali Berisha që kur u shpall “nongrata”, u përjashtua nga grupi parlamentarë nga Lulzim Basha dhe më pas nga PD, që atëherë kur nisi Foltoren, “mori” Partinë Demokratike dhe tani që i është rikthyer nga e para po Foltores, ka pasur vetëm një qëllim; të fitojë kohë me shpresën e shuarjes së furisë anglo-amerikane dhe të drejtësisë nëpërmjet SPAK. Jo vetëm ndaj tij, por edhe konsorsiumit politiko-ekonomik-kriminal, që ka ngritur gjatë këtyre 32 viteve.Ti je nje Pall o tao qe te ka ushqyer babi salih

  9. Kjo eshte blerje e votes direkt nga kryeministri.Senseret e zgjedhjeve te ps i ka zene frika,se laku eshte ngushtuar shume dhe e ndjejne kete radhe friken.Ata po ndjejne se i pret jo vetem burgu,por kane shume frik per nje hakmarje ndaj tyre.Prandaj rama po i blen vete direkt votat hapur me para te thene boterishte.Opozita kete rradhe luan per jete a vdekje dhe nuk do tolerohet vjedhja e zgjedhjeve.Veliaj,balla,gjiknuri po ndjejne frik .Balla dhe gjiknuri nuk rrezikojne veten ne keto zgjedhje lokale,ata jane per vete ne rast ndrim pushteti akuza penale,te tmerrshme.Veliaj beson dhe i thone qe ti i ke te fituara zgjedhjet dhe nuk do te beje veten pis ne keto zgjedhje i cili edhe po humbi fatura bie mbi ramen,ku socialistet do i versulen rames -MgGonigal,si shkaku i humbjes se ps ne zgjedhjet lokale dhe ka zera qe ramen do e sabotatojne edhe ambasadoret qe e kane mbeshtetur,se keta ambasadore do justifikojne veten e tyre para opinionit dhe drejtesise se vendeve te tyre qe do i therasin patjeter per ceshtjen e Rama -MegGonigal,ndersa Veliaj kerkon me cdo kushte koken e rames per te mare drejtimin e ps,ku do kete mbeshtetje jo vetem nga mbeshtetsit e rames,por dhe klani kundra rames,se veliajn e shikojne nje person qe meren vesh dhe komunikojne me te,dhe jo arrogant dhe psikopat si rama ,qe i shan,poshteron,heq nga funksionet partiake dhe qeveritare sikur eshte nje sulltan bandit,vrases.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *